Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur për një ndryshim në strukturat e saj organizative. Një ndryshim në një rol shumë të rëndësishëm të institucionit pasi bëhet fjalë për postin e Drejtorit në Sektorin e Edukimit.
Posti më parë mbahej nga Sulejman Starova, i emëruar katër vite më parë, pak kohë pasi kandidoi kundër presidentit Duka për zgjedhjet në FSHF. Tashmë, ai është larguar nga kjo detyrë dhe posti i është besuar Ardi Beharit.
Federata e Futbollit ka vendosur të bëjë një ndryshim në drejtimin e Sektorit të Edukimit, duke emëruar Ardi Beharin si drejtues të këtij sektori, në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve profesionale.
Me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e trajnimit dhe skautizmit, Ardi Behari vjen në këtë detyrë si një nga figurat më të angazhuara në edukimin futbollistik në vend. Ai ka qenë dhe vijon të jetë lektor në një sërë kursesh të organizuara nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në formimin e trajnerëve dhe specialistëve të rinj.
Në një prononcim për fshf.org, Behari ndalet te vizioni dhe objektivat e tij për zhvillimin e mëtejshëm të Sektorit të Edukimit, si dhe për rritjen e cilësisë së programeve dhe kurseve të ofruara nga FSHF, të cilat këtë vit do të arrijnë në 20 të organizuara.
Emërimi si drejtor i Sektorit të Edukimit – Pikë së pari dua ta filloj me falënderime për ata që më besuan këtë detyrë. Për Presidentin e FSHF-së, z.Duka, që në dijeninë time e ka një nga pikat parësore Sektorin e Edukimit. Falënderime për ata që kanë qenë përpara meje, që kanë bërë një punë të shkëlqyer. E ndjej si detyrim për të vazhduar rrugën e tyre dhe të mundohem me të gjitha forcat për ta përmirësuar sado të jetë e mundur këtë rrugë që ata kanë shtruar për mua.
Synimet që ka Ardi Behari në krye të këtij sektori – Shkurt, përmirësimin e përmbajtjes së kurseve; forcimin e disiplinës; gjithëpërfshirjen dhe ajo që është më e rëndësishme në gjykimin tim, larmishmërinë e temave të mësimdhënies. Në momentin që studentët bëhen të vetëdijshëm dhe jo vetëm, por edhe të interesuar për atë që flitet në leksione, të gjitha të tjerat janë më të lehta për t’u arritur. Shikoj një uri të madhe nga të gjithë studentët. Një interes të jashtëzakonshëm nga ana e tyre dhe ne duhet t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë interesit të tyre duke qenë sa më të përgatitur në mësimdhënie në mënyrën e saj interaktive të dhënies së leksioneve dhe për të sjellë sa më shumë shembuj konkretë që u vijnë atyre në ndihmë për të pasur zgjidhje në përditshmërinë e tyre në fushat e stërvitjes apo në ndeshje. Ky është pak a shumë synimi im. Afrimi i sa më shumë zgjidhjeve dhe pastaj çdo gjë varet nga kompetenca e tyre, ecuria, këmbëngulja. Por në fund të fundit, edhe institucioni këtë detyrë ka. Të japë jo vetëm nocione, por edhe zgjidhje që studentët kur të mbarojnë kurset, të jenë të gatshëm për të përballuar përditshmërinë në fushat e stërvitjes.
Shkolla e Trajnerëve – Një nga objektivat e tjerë është rekrutimi i lektorëve të një niveli të mirë, të cilët mund të vijnë nga gjiri ynë. Ata të cilët kanë luajtur dhe janë shkolluar me futboll; nga përditësimet që UEFA bën në mënyrë të vazhdueshme, nga seminaret e ndryshme, implementimit të metodave të fundit të mësimdhënies, të cilat do të vijnë në ndihmë jo vetëm të studentëve, por edhe trajnerëve që janë duke stërvitur dhe duke drejtuar ndeshjet e Abissnet Superiores. Një nga qëllimet e mia afatshkurtra është rekrutimi i sa më shumë trajnerëve, për të sjellë eksperiencën e tyre nga fushat e blerta në auditoret tona. Është një mision i lehtë. Nuk është detyrë, është mision. Shpresoj që të jem në lartësinë e këtij misioni.
Komisioni i Disiplinës ka marrë sot një vendim të paprecedent ndaj klubit të Egnatias dhe stafit të tij për protestën ...
Rafael Leao nuk është më ai që ishte. Versioni i ri i sulmuesit portugez është një lojtar që sakrifikohet në nj&e...
Ish-lojtari i Egnatias dhe Lushnjës, James Ayinde, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare. Sulmuesi nigerian vuante...
Organizata afrikane e ka njoftuar vendimin e bordit të apelit përmes kanaleve të saj zyrtare. Në një kthesë të papritur ng...
Nuk kanë fund shqetësimet për Sylvinho-n në prag të sfidave të fazës “play-off”. Tekniku kuqezi duhet të b...
Pas kualifikimit të Sporting Lisbon, tre skuadra të tjera siguruan biletën për në çerekfinalet e UEFA Champions League: Arsena...
Ish-kampioni i WWE-së, Gzim Selmani, i mbijetoi një rrëzimi dhe tregoi fuqinë e tij duke shkatërruar Daniel Curtin me një nokaut t...
Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani, është rikthyer përkohësisht te skuadra e Partizanit, duke kryer seancat stërvitore me “De...
Federata Iraniane e Futbollit ka ndërmarrë një përpjekje për të hapur bisedime me FIFA-n me synimin për të zhvendosur nd...
Ervin Skela vijon të jetë një emër i rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin gjerman. Prej ...