SPORT

Bastoni vlerëson Chivun: Gjeti menjëherë mënyrën e duhur për të hyrë në grup

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 14:47

Bastoni vlerëson Chivun: Gjeti menjëherë mënyrën e

Alessandro Bastoni rrëfehet në median italiane teksa flet për aktualitetin e Interit dhe rrugëtimin e tij personal. Qendërmbrojtësi analizoi impaktin e Christian Chivut në staf, transformimin e rolit të tij menazxhimin e ekuilibrit psikologjik dhe përgjegjësinë e maturuar në skuadër, por në sfond qëndron edhe finalja e Ligës së Kampioneve në Mynih, një plagë që shndërrohet në shtysë për të tentuar sërish

Chivu dhe impakti i ri teknik në staf.

Në këtë pikë Bastoni nuk hezitoi aspak të japë vlerësimet maksimale për trajnerin e tij. ‘Ka pasur një qasje shumë pozitive-tha futbollisti-është një person me vlera, një djalë i shkëlqyer që ka shumë dëshirë për të punuar. Na i transmeton gjërat në mënyrat e duhura. Gjeti menjëherë mënyrën më të mirë për të hyrë në grup’

Futbollisti me nr.95 më pas foli për evoluimin taktik të rolit të tij. ‘Në imagjinatën kolektive, mbrojtësi mbron dhe vetëm kaq-tha Bastoni-por kjo nuk vlen në rastin tim. Më pëlqen të bëj shumë gjëra të tjera, më vjen në mënyrë natyrale’.

Modeli është Toloi, të cilin e ka studiuar që në skuadrat e të rinjve të Atalantës, ku teknika është pjesë integrale e formimit. Bastoni shpjegon se që në kohën kur në skuadër ishte Conte ai nisi të interpretojë rolin ndryshe, ndërsa me Inzaghin në stol dhe me shokë skuadre si Dimarco dhe Mkhitaryan, sistemi doli akoma më në pah. ‘Janë skema që na vijnë në mënyrë natyrale-shtoi Bastoni-e konsideroj veten si një futbollist inteligjent, të aftë për të lexuar mirë situata. E nis gjithnjë në mbrojtje, por më pas gjatë ndeshjes lëviz në bazë të asaj që duhet’

Ekuilibër psikologjik dhe menaxhim i presionit

Mes temave më delikate që u diskutua në intervistë ishte edhe rëndësia e ekuilibrit psikologjik dhe Bastoni e përballoi atë pa ndonjë retorikë. ‘Një ditë je shumë i fortë, ditën tjetër je i dështuar. Cdo të dielë duhet të tregosh sa vlen-vijoi Bastoni-eksperienca më ka mësuar se duhet ekuilibër. Nuk kam ndjerë kurrë presion. Jetoj gjithçka me kënaqësinë se bëj atë që më pëlqen. Më mjafton familja që më jep lehtësinë e duhur’. Një stabilitet ky, që futbollisti e konsideron si pjesë integrale të rendimentit të tij.

Lidershipi në skuadër, përkrah Lautaro Martinez

Shtatë sezone me Interin do të thotë rritje, përgjegjësi, dhe ndryshime

‘Kur erdha këtu isha 20 vjec. Ishte një ëndërr të shihja stemën e Interit në fanelë, por nuk mund të kisha atë personalitet-vijon Bastoni-kurse tani po’. Mbrojtësi iu referua në këtë pikë modeleve të asaj kohe; Handanovic, D’Ambrosio, Ranocchia. Por tani gjërat kanë ndryshuar. ‘Ashtu sic kanë qenë këta lojtarë për mua, tani jam unë për më të rinjtë-shtoi  Bastoni.-Lautaro është kapiteni, për ai e lejon veten ta ndihmojnë. Edhe unë e Barella dëgjohemi. Unë di si t’i coj të rinjtë në drejtimin e duhur, iu bëj të kuptojnë cfarë presim ne. Pio Espositon po kërkojmë ta ndihmojmë, por deri tani nuk e ka pasur të nevojshme, është shumë i qetë’.

Finalja e Champions League dhe dëshira për të tentuar sërish për ta fituar

Është e pamundur që të injorohet finalja e humbur ndaj Paris Saint Germainit dhe Bastoni nuk fshihet. ‘Ishte diçka e çuditshme. Vinim nga një gjysmëfinale historike, por ata vraponin dyfish më shpejt. Ishte sikur të mos e kishim kuptuar sa të fortë ishin-tha Bastoni. Pas asaj humbjeje, mbeti hidhërimi, por edhe krenaria; 2 finale në 3 vjet nuk është një arritje banale e sidomos, mbetet shtysa dhe dëshira për të provuar përsëri. ‘Nuk kemi fjetur me ditë, por futbolli të jep gjithnjë një shans tjetër. Kur kalon koha, ti thua; dua ta tentoj prapë. Me një grup të shëndetshëm, gjithçka është e mundur’-përfundoi Bastoni

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?