
Pas nëntë sezonesh të mbushura me suksese dhe plot 21 trofe të fituar, Bernardo Silva ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Manchester City. Mesfushori portugez ka konfirmuar largimin nga klubi anglez, duke mbyllur një kapitull historik ku fitoi pesë tituj të Premier League dhe një trofe të Champions League.
Futbollisti i lindur në vitin 1994, i përfolur prej kohësh si objektiv i merkatos së Juventusit, ka shpjeguar se vendimi i tij lidhet me dëshirën për t’u hapur rrugë lojtarëve të rinj, por edhe me nevojën për t’u afruar më shumë me familjen.
“Besoj se ka ardhur momenti të jem më pranë familjes sime. Kam kaluar 12 vite larg tyre dhe ndiej se dua të afrohem”, është shprehur mesfushori portugez, duke lënë të kuptohet se prioritetet personale kanë ndikuar në zgjedhjen e tij.
Deklaratat e Bernardos, të kombinuara me interesimin konkret të Atlético Madrid, duket se e largojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e një transferimi në Torino. Klubi spanjoll e konsideron portugezin zëvendësuesin ideal të Antoine Griezmann, i cili sipas raportimeve pritet të transferohet te Orlando City nga 1 korriku.
Ndërkohë, Bernardo Silva do të përshëndetet me tifozët e stadiumit Etihad Stadium më 24 maj, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Aston Villa.
Në të njëjtën sfidë mund të mbyllet edhe epoka e trajnerit Pep Guardiola në pankinën e Manchester City-t, me teknikun spanjoll që raportohet i gatshëm të përfundojë ciklin e tij pas një sezoni ku titullin kampion të Anglisë e fitoi Arsenali.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
22 Maj08:10
Como tenton afrimin e mesfushorit të Juventusit
Como po përgatitet për një sezon me ambicie të reja në arenën europiane dhe kjo pritet ta detyrojë klubin italian të z...
SPORT
22 Maj07:56
Vendosje e re dhe emra risi nga trajneri italian, “digjen” krahët! Si pritet Shqipëria me trajnerin Maran
Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor dhe pas 3 vitesh të suksesshme me trajnerin Silvinjo në krye, k...
SPORT
21 Maj22:39
Merr fund pritja, Kristiano Ronaldo shpallet kampion në Arabinë Saudite
Al Nasri i Kristiano Ronaldos është shpallur kampion të Arabisë Saudite për herë të 11-të në histori, duke rikthyer...
SPORT
21 Maj18:19
Babai i bën puçin të birit dhe i telefonon trajnerit: Mos e merr djalin tim në Botëror!
Një situatë e pazakontë ka shoqëruar përgatitjet e kombëtares së Tunizisë për Kupën e Botës 2026, pasi nj...
SPORT
21 Maj15:44
Zvicra publikon listën për Botërorin 2026, udhëheqin Xhaka dhe Akanji
Në listë spikasin emra të rëndësishëm si mbrojtësit Manuel Akanji dhe Ricardo Rodríguez, mesfushori Granit Xhaka, si...
SPORT
21 Maj15:36
Botërori 2026 në rrezik?! FIFA reagon pas shpërthimit të Ebolas në Kongo!
FIFA pritet të gjenerojë mbi 11 miliardë dollarë të ardhura gjatë FIFA World Cup 2026, duke e bërë turneun më fit...
SPORT
21 Maj15:00
“Bashkëshortja shqiptare dha alarmin”/ Hajdutët futen në shtëpinë e Benjamin Pavard, 5 të arrestuar
Futbollisti francez Benjamin Pavard është përballur me një incident në banesën e tij në Francë, pasi pesë persona...
SPORT
21 Maj13:08
Finalja e Ligës së Konferencës, dueli i ekipeve fillestare ku Ivan Balliu mund të bëhet pjesë e historisë
Krisëll Pallas-Rajo Vajekano do të diskutojnë fi nale e Konferenc Liges 6 ditë më pas në Laipsig. Do të jetë një ...
SPORT
21 Maj12:21
Kryeministri britanik reagon për Arsenalin: Më në fund kampion, aty ku na takon!
Kryeministri britanik Keir Starmer ka gjetur pak kohë mes sfidave politike për të festuar suksesin e skuadrës së tij të zemr&eum...
SPORT
21 Maj12:07
Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard, bashkëshortja shqiptare jep alarmin, arrestohen 5 persona
Banesa e futbollistit francez Benjamin Pavard në Marsejë është bërë objekt i një tentative grabitjeje mbrëmjen e s&eum...