SPORT

Dinamo do të përballet sot me Tiranën në orën 13:30

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 08:52

Dinamo do të përballet sot me Tiranën në orën 13:30

Dinamo do të përballet sot me Tiranën në Superiore, aty ku do të synojë që të rikthehet te fitorja për të shkelmuar krizën e njëkohësisht për të marrë fitoren e parë për këtë vit kalendarik.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e nisi shumë mirë vitin duke mundur në Kupën e Shqipërisë skuadrën e Besës, por më pas gjërat ndryshuan dhe Dinamo prej 4 ndeshjesh nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Besimi në kampin blu se gjërat mund të ndryshojnë janë të mëdha dhe ky besim rritet më shumë për faktin se Dinamo ka arritur të fitojë këtë sezon të gjitha ndeshjet kundër skuadrave të kryeqytetit, duke nisur nga përballjet me Tiranën te ato me Partizanin, apo edhe me Vorën në dy sfidat e zhvilluara mes tyre.

Të njëjtën gjë, blutë shpresojnë ta bëjnë edhe sot në “Selman Stërmasi” kundër Tiranës që në fakt është në një moment shumë të mirë dhe nuk pëson humbje prej 8 ndeshjesh. Një fakt interesant i Dinamos këtë sezon, është edhe shënimi i golave, pasi Dinamo është nga ato skuadra që di të përmbysë, por asnjëherë nuk është përmbysur ose barazuar.

STATISTIKAT- Këtë sezon, Dinamo ka kaluar e para në avantazh 9 herë në 22 javët e para të kampionatit. Në këto 9 ndeshje, Dinamo ka arritur t’i fitojë të gjitha duke marrë në këtë mënyrë 27 pikë të fituara. Asnjë skuadër tjetër, nuk e ka këtë statistikë në Superiore, teksa i afrohet Vllaznia e cila në 16 ndeshje që ka kaluar e para në avantazh, ka arritur të fitojë 13 prej tyre. Natyrisht shkodranët kanë ecuri më të mirë në këtë drejtim duke parë edhe shkëputjen në klasifikim, por tani te Dinamo shpresojnë që të realizojnë të parët, pasi motivimi është i lartë për të mbrojtur rezultatin, ose edhe për të thelluar. Sa i përket ruajtjes së avantazhit, Dinamo di ta bëjë mirë këtë punë dhe tani Dajës i mbetet që të punojë më shumë skuadrën për të qenë më e qartë dhe më cinike para portës e për të mos shpërdoruar raste, siç ka ndodhur shumë shpesh këtë sezon në Superiore.

KLASIFIKIMI- Dinamo ka aktualisht presionin e klasifikimit duke qenë se Vllaznia e vendit të parë mori një tjetër fitore pasditen e djeshme ndaj Vorës në transfertë. Ajo fitore e ka shkëputur Vllazninë në vendin e parë dhe tashmë është 11 pikë larg Dinamos së vendit të katërt, ndërkohë që fitore mori edhe Elbasani që thelloi diferencën me blutë. Sikur të mos mjaftonin fitoret e rivalëve të kreut, Dinamo mund të ndjejë edhe presionin e Partizanit nga poshtë. Të kuqtë arritën të fitonin me përmbysje në transfertën e Ballshit ndaj Bylisit dhe tashmë janë 4 pikë larg vendit të katërt, që e fut në zonën e “Final 4”. Për Dinamon do të ishte e pafalshme që të humbiste vendin e saj në këtë katërshe që e fut në garë për titull, duke qenë se shpesh herë ka bindur duke u ngjitur edhe më lart e shpesh herë të tjera ka zhgënjyer, duke iu dhënë shanse dhe shpresa skuadrave të tjera se mund të ngjiten në klasifikim dhe mund të hyjnë në zonën Europiane e ndoshta për të tentuar edhe titullin pasi përgjysmimi i pikëve, iu jep shans të gjithave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan