Dinamo City ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në “Elbasan Arena”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij dhe duke siguruar me meritë kualifikimin për në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në transfertë, ekipi i Ilir Dajës dominoi plotësisht ndeshjen e kthimit dhe kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Dinamo hodhi themelet e fitores që në pjesën e parë. Lorenco Vila zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, duke ndezur festën në tribunat e “Elbasan Arenës”. Vetëm pak çaste para pushimit, në minutën e 43-të, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat dhe i dha qetësinë e nevojshme skuadrës shqiptare.
Në pjesën e dytë, Aluminij u përpoq të rikthehej në lojë, por Dinamo administroi me zgjuarsi avantazhin dhe në minutën e 77-të vulosi gjithçka. Ishte Fabjan Perndreca ai që realizoi golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës sllovene dhe duke kthyer fundin e ndeshjes në një festë për blutë.
Me këtë sukses, Dinamo vazhdon ëndrrën europiane dhe në turin e tretë kualifikues do të përballet me skuadrën letoneze Auda, në një tjetër sfidë ku do të synojë të afrohet edhe më shumë me fazën ligë të UEFA Conference League.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
30 Korrik18:33
UEFA zgjedh një emër të madh për të konkurruar Infantinon në drejtimin e FIFA-s
Liderët evropianë të futbollit po përpiqen ta pozicionojnë biznesmenin katarian Nasser Al-Khelaïfi kundër Gianni Infantinos n...
SPORT
30 Korrik13:44
Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë
Milani vijon kërkimin për një fantazist të krahut të djathtë. Pas largimit të mundshëm të objektivit Karetsas dre...
SPORT
30 Korrik11:05
Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen
Juventusi nuk ndalet në merkato. Pas sigurimit të Randal Kolo Muanit, bardhezinjtë kanë përshpejtuar negociatat edhe për një...
SPORT
30 Korrik08:56
Manchester United vazhdon të interesohet për Eduardo Camavinga-n...
Manchester United po përpiqet të bindë lojtarin francez Eduardo Camavinga të transferohet në Old Trafford këtë ver&eum...
SPORT
29 Korrik23:16
FIFA nxjerr në shitje Botërorin/UEFA kërcënon me bojkot
"Times” ka zbuluar projektin e FIFA-s për të shitur një pjesë të vlerës së Botërorit, 4.2 miliardë dollar&eum...
SPORT
29 Korrik20:55
Dhuna në finalen e Botërorit dhe banderola “Malvinas”, FIFA ngre padi disiplinore ndaj Argjentinës dhe lojtarëve të saj
FIFA ngriti padi disiplinore kundër dy lojtarëve të Argjentinës të mërkurën për goditjen e kundërshtarëve pas ...
SPORT
29 Korrik15:53
ZYRTARE/ Lajm i madh për Egnatian, vjen konfirmimi i rëndësishëm në Europë
Më 3 gusht(e hënë), Egnatia do të mësojë kundërshtarin e “play off” në Europë. Si në rastin n&eu...
SPORT
29 Korrik15:43
FORMULA 1/ Katër në 3 gara, Hamilton dhe makthi i penalizimeve
Një fitore, e para e Ferrarit pas 34 garash, një “pole position” në Sprint, 169 pikë dhe vendi i dytë në renditjen e...
SPORT
29 Korrik15:18
“Mjeshtri” Marotta, i vjedh goditjen me kosto zero Juventusit në mbrojtje
John Stones është shumë pranë zyrtarizimit si futbollisti më i ri i Interit. Pas arritjes së marrëveshjes verbale në o...