‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...

Besëlidhja Lezhë ka fituar kurorën e kampiones së Kategoria e Dytë, pasi në finalen e zhvilluar në Durrës triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Oriku. Skuadra lezhjane, nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori, zhvilloi një paraqitje dominuese dhe vulosi një sezon të jashtëzakonshëm duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë si kampione.
Goli i parë i finales u realizua në pjesën e parë nga azerbajxhanasi Bajramali Gurbanov, ndërsa goli i dytë erdhi në pjesën e dytë nga Jasmin Raboshta, i cili dhuroi një moment spektakolar me një roveshatë të mrekullueshme, duke vulosur triumfin e Besëlidhjes. Ky sukses konfirmon edhe një herë vlerat e skuadrës lezhjane, por mbi të gjitha të trajnerit Elvis Plori, i cili njihet për eksperiencën dhe aftësinë për të ngjitur skuadrat në kategori më të larta. Edhe këtë herë, tekniku shkodran ia doli të përmbushë objektivin, duke rikthyer Besëlidhjen në Kategorinë e Parë pas një mungese jo të logjikshme. Pas fitimit të trofeut, Elvis Plori u shpreh shumë i lumtur për arritjen e skuadrës: “Ishte mbyllja më e mirë që mund të bënim pas një sezoni kaq pozitiv. Shpresoja që të mos gabonim as në finale, jo vetëm për të fituar trofeun, por edhe që të mos shkonte dëm gjithë puna që lojtarët kanë bërë gjatë gjithë sezonit”, ishin fjalët e para të trajnerit 47-vjeçar.
I pyetur për çelësin e suksesit, Plori theksoi se gjithçka erdhi si rezultat i punës sistematike dhe harmonisë brenda skuadrës: “Çelësi i suksesit ishte puna sistematike gjatë gjithë sezonit, harmonia e jashtëzakonshme në grup dhe cilësia që kishin lojtarët tanë. U desh kohë për të konsoliduar grupin, sepse në javët e para patëm luhatje, por më pas nuk u ndalëm deri në realizimin e objektivave. Besëlidhja e meritonte rikthimin në Kategorinë e Parë dhe ta arrinte këtë si kampione”, deklaroi Plori. Trajneri shkodran vlerësoi gjithashtu faktin që ka mundur të arrijë suksese të njëpasnjëshme me skuadra të ndryshme, duke i ngjitur në kategori më të larta: “Kur një skuadër ka objektiva të qarta dhe punon fort për t’i arritur, suksesi vjen. Besëlidhja e ka merituar plotësisht këtë ngjitje. Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e këtij klubi dhe shpresoj që të bëjmë mirë edhe në Kategorinë e Parë”, tha ai.
Ndërsa për objektivat e sezonit të ardhshëm, Plori la të kuptohet se klubi nuk do të mjaftohet vetëm me rikthimin në Kategorinë e Parë: “Tani është momenti për të festuar këtë sukses. Më pas do të ulemi me drejtuesit për të projektuar sezonin e ardhshëm. Besoj se Besëlidhja do të konkurrojë fort edhe në Kategorinë e Parë dhe do të ndërtojmë një skuadër edhe më të fortë. Patjetër që do të ketë ndërhyrje në merkato për të synuar objektiva të tjerë të rëndësishëm”, u shpreh tekniku. Në fund, trajneri Elvis Plori bëri edhe dedikimin e tij për këtë sukses historik: “Këtë sukses dua t’ua dedikoj tifozëve tanë të zjarrtë, sepse futbolli luhet për ta. Natyrisht edhe familjes, sepse puna e trajnerit kërkon shumë sakrifica. Një falënderim i madh shkon edhe për lojtarët dhe stafin, të cilët dhanë maksimumin gjatë gjithë sezonit. Jam plotësisht i kënaqur me gjithçka kemi arritur së bashku”.
Sulmuesi i Bajern Mynihut, Majkëll Olise nuk i kurseu fjalët kur përshkroi kalimin nga Premier Liga në Bundesligë, duke e përshk...
Finalja e sezonit në Premier League pritet të jetë një provë e vërtetë rezistence për Manchester City. Skuadra e drejt...
Kampionati i rregullt i sezonit 2025-2026 në Kategoria e Parë ishte parashikuar të mbyllej i gjithi më 3 maj, me të gjitha ndeshjet e...
Spektakël dhe emocione në play-off-et e NBA-së, ku Oklahoma City Thunder konfirmojnë forcën e tyre duke siguruar kualifikimin në...
‘Faktori Trump’ vazhdon të jetë i rëndësishëm kur kanë mbetur pak më shumë se 40 ditë nga Botëro...
Sfida mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich pritet të ofrojë spektakël edhe falë emrave të mëdhenj që do të zbresi...
Partizani po kalon një nga momentet më de likate të sezonit dhe shqetësimi më i madh për skuadrën mbetet padyshim aspekti dif...
“Po punoj shumë për t’u rikthyer më i fortë se më parë”, kështu shprehej pak kohë më parë Ja...
Ndonëse dy herë në disavantazh setesh, Tirana ka dhuruar një tjetër provë force në finalet “paly off” të kam...
Manchester United po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha, ku jo vetëm blerjet, por edhe shitjet do të jen&eu...