SPORT

Erdenis Gurishta, një lider i padukshëm te shkodranët

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 09:23

Erdenis Gurishta, një lider i padukshëm te shkodranët

Erdenis Gurishta është një nga ata futbollistë që rrallëherë zë faqet e para të gazetave, por që brenda fushës ka qenë absolutisht thelbësor për Vllazninë në këtë edicion.

Performanca e mbrojtësit shkodran, edhe pse shpesh në hije dhe pak e reklamuar në media, ka dhënë një siguri konstante në repartin defensiv të kuqebluve. Qetësia, leximi i lojës dhe përvoja e tij kanë qenë elementë kyç në ecurinë e skuadrës, sidomos në ndeshjet delikate ku detajet bëjnë diferencën. Në pjesën e dytë të sezonit, Gurishta ka përjetuar edhe një ndryshim të rëndësishëm në aspektin taktik.

Trajneri Martini i ka besuar atij një rol të “ri”, atë të qendërmbrojtësit të majtë në skemën me tre mbrojtës që po përdorin shkodranët. Një lëvizje që fillimisht mund të dukej risk, por që 30-vjeçari e ka përthithur me maturi dhe inteligjencë, duke u përshtatur shpejt me kërkesat e reja të sistemit. Në këtë pozicion, numri “2” jo vetëm që nuk ka zhgënjyer, por ka treguar se është një zgjidhje më shumë se e vlefshme.

Bashkëpunimi me Jagon në atë korsi ka krijuar një dyshe solide, e aftë të përballojë presionin dhe të mbyllë hapësirat me disiplinë taktike. Sinkronizimi mes tyre ka qenë i dukshëm, duke i dhënë Vllaznisë më shumë stabilitet dhe besim në fazën mbrojtëse. Si zëvendëskapiten i ekipit, shkodrani përfaqëson edhe një pikë reference në aspektin e lidershipit. Edhe pse nuk është lojtari më i zëshëm apo më i spikatur në media, prania e tij në fushë dhe në dhomat e zhveshjes ka një peshë të veçantë.

Ai është një nga ata elementë që mbajnë ekuilibrin e skuadrës dhe që shpesh bën punën “e padukshme”, por vendimtare për suksesin e ekipit. Në fund, pavarësisht mungesës së bujës mediatike, Erdenis Gurishta mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të Vllaznisë dhe një nga mbrojtësit më të spikatur të Superiores në rolin e tij. Me eksperiencën, fleksibilitetin taktik dhe korrektësinë në lojë, ai vazhdon të dëshmojë se vlera e një futbollisti nuk matet gjithmonë me tituj apo kopertina, por me kontributin real në fushë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan