Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama gjen sërish fajin te “duart e huaja”: Do ta shuajmë edhe këtë flamë!
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, si edhe për ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta, për kontributin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Në aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, ish-futbollistë të Kombëtares, përfaqësues të medias dhe bashkëpunëtorë të Federatës.
Në fjalën e tij, Duka vlerësoi punën dhe profesionalizmin e stafit teknik, duke veçuar kualifikimin historik të Shqipërisë në UEFA Euro 2024. Si shenjë mirënjohjeje, trajnerëve iu dhuruan fanella të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”.
Gjatë ceremonisë, Sylvinho mbajti një fjalim emocional, ku falënderoi të gjithë stafin e Federatës dhe kujtoi marrëdhëniet njerëzore të krijuara gjatë kohës së tij në Shqipëri.
“Kur dikush e merr përsipër një punë, e merr përsipër që ta bëjë në 100% të saj. Ka raste që puna shkon mirë, ka raste që nuk shkon mirë. Kështu është futbolli. Unë bëj një profesion shumë të vështirë, shumë prej jush këtu e dini. Tani flasim për 3 vite e gjysmë. Jam absolutisht i lumtur për atë që kemi bërë. Kemi thënë që nga dita e parë që ‘Ne jemi një’”, u shpreh trajneri brazilian.
Ai theksoi se mbi rezultatet sportive, ajo që do të mbetet më shumë në kujtesën e tij janë raportet njerëzore.
“Nuk do doja të flisja për Euro 2024, kualifikueset e Botërorit apo fazën play-off. Unë do doja të flisja për më shumë se 100 persona që jetojnë dhe punojnë për Federatën. Me shumë prej jush kam pasur mundësi të bëj një bisedë të bukur dhe të pi një kafe”, tha Sylvinho.
Trajneri kujtoi edhe ditët e para në ambientet e FSHF-së, ku sipas tij krijoi lidhje të veçanta me stafin.
“E kujtoj ende që 3 vite më parë, në katin e katërt ku është presidenti, aty ishte kafeja. Në orën 9 të mëngjesit shkoja aty dhe, ditë pas dite, kam pirë kafe me secilin prej jush dhe kam dëgjuar secilin prej jush që punoni në atë vend të bukur pune. Do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, deklaroi ai.
Në fund të fjalës së tij, Sylvinho falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe emocionet e përjetuara.
“Përtej çdo gjëje që kemi parë këtu, që është e bukur, të emocionon, por sidomos ju, raporti human, këtë nuk do ta harroj kurrë. Secilin prej jush e kam në zemrën time. Faleminderit shumë, mirupafshim!”, përfundoi ai.
Ish-mesfushori legjendar i FC Barcelona dhe kombëtares së Spain, Andrés Iniesta, është gati të nisë një kapitull t&eum...
Sulmuesi serb, Luka Jovic, luajti sezonin e parë te AEK, duke dhuruar paraqitje pozitive. Ai thekson se sekreti i suksesit te kjo skuadër ësht&...
E ardhmja e Arne Slot në krye të Liverpoolit mbetet ende e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit anglez po analizojnë opsione të t...
Alvaro Arbeloa ka konfirmuar se do të largohet nga pankina e Real Madridit pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Athletic Club, e programuar p...
Formula 1 mund të flasë së shpejti edhe në gjuhën kineze. Pas shumë spekulimeve të muajve të fundit, gjiganti automobi...
Nga City largohet Guardiola, ndërsa në pjesën tjetër të Mançesterit, atë të United, ka një tjetër njoftim ...
Është fundi i një epoke: Pep Guardiola do të largohet vërtet nga Manchester City në fund të sezonit, konfirmuan Citizens k&...
Trajneri i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë publike listën e 26 futbollistëve që do të jenë pje...
Më 26 qershor, Franca do të përballet me Norvegjinë në Boston për ndeshjen e tretë të Grupit I në Kupën e Bo...
Ernest Muçi i përket Trabzonsporit që vendosi të blejë kartonin më 20 maj. Për lojtarin e Kombëtares shqiptare do t&...