SPORT

Skuadër e re në Formula 1, Horner udhëheq projektin kinez

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 13:32

Skuadër e re në Formula 1, Horner udhëheq projektin kinez

Formula 1 mund të flasë së shpejti edhe në gjuhën kineze. Pas shumë spekulimeve të muajve të fundit, gjiganti automobilistik BYD, i cili sapo ka kaluar Teslën duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, ka dalë hapur për t’u futir në F1: “Është një mundësi që po e shqyrtojmë seriozisht”, deklaroi zëvendëspresidentja Stela Li, duke lënë të kuptohet se ideja për të debutuar si skuadra e 12-të në startin e Formulës 1 nuk është më thjesht një hipotezë për markën aziatike.

Dhe pas këtij projekti mund të qëndrojë edhe ish-numri një i Red Bullit, Kristian Horner, i vendosur të rikthehet në Formula 1 pas largimit të bujshëm vitin e kaluar.

PLANI – Por le të kthehemi një hap pas. Qoftë për shkak të shitjeve rekord, qoftë për zgjerimin e shpejtë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje me anije cargo që transportojnë mbi nëntë mijë makina secila, emri i BYD prej kohësh lidhet me Formulën 1. Në “paddock” përflitej për një interesim kinez ndaj kuotës 24% të skuadrës Alpine, të nxjerrë në shitje nga “Otro Capital”, për të cilën ka interes të fortë edhe Mercedesi. Megjithatë, ideja e grupit të drejtuar nga Vang Çuanfu mund të ketë marrë një drejtim tjetër, edhe më ambicioz. Sipas asaj që raportojnë britanikët e “The Race”, BYD po shqyrton mundësinë e krijimit të një skuadre krejtësisht të re, e gatshme të hyjë në Formula 1 si ekipi i 12-të në kampionat. “Do të ishte një laborator i shkëlqyer për të testuar teknologjitë tona”, konfirmoi Stela Li në një prononcim për “Sport Mediaset”. Dhe pikërisht këtu hyn në skenë Kristian Horner. Menaxheri britanik, pasi u largua nga Red Bulli në mes të sezonit të kaluar, është detyruar të presë skadimin e disa klauzolave të moskonkurrencës të parashikuara në kontratën me ishekipin e tij, duke u bërë vetëm tani i lirë për të marrë një rol të ri në Formula 1.

ROLI I HORNERIT – Por Horner nuk do të kënaqej vetëm me rolin e shefit të skuadrës. Britaniku synon një post drejtues të nivelit më të lartë, të ngjashëm me atë që kishte në Milton Keynes, ku ushtronte edhe funksionin e administratorit ekzekutiv të skuadrës. BYD do t’i ofronte atij mundësinë për të ndërtuar një ekip nga e para, ashtu siç ndodhi në vitin 2005 me Red Bullin. Nuk është rastësi që Horner ka qenë i ftuar në disa mbrëmje gala të organizuara nga marka kineze në Kanë, gjatë Festivalit të Filmit, ku janë publikuar edhe video në rrjetet sociale së bashku me Stela Li. Sipas “The Race”, të dy kanë diskutuar pozitivisht mbi mundësinë e një bashkëpunimi për krijimin e skuadrës së re të BYD, ndërsa kontaktet e para me presidentin e Formula 1, Stefano Domenikali, mund të jenë zhvilluar që gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Kinës.

REAGIMET NË FORMULA 1 – Por çfarë mendon Formula 1 për këtë projekt? Ashtu si ndodhi më parë me Mario Andretin, F1 ka të drejtën të konsiderojë një kandidaturë të re si të papërshtatshme për hyrje në “Circus”. Gjithashtu, është e mundur që skuadrat ekzistuese të mos jenë të gatshme të ndajnë të ardhurat e kampionatit me një ekip të 12-të. Nga ana tjetër, presidenti i FIA-s, Mohamed Ben Sulajem, ka lënë të kuptohet se ekzistojnë mundësi reale për një hyrje të tillë. “Nëse një prodhues kinez do të ishte i interesuar, jam i sigurt se F1 do ta pranonte. Sepse, me një skuadër të re nga Kina, a nuk do të vinin më shumë të ardhura? Unë besoj se po”, deklaroi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan