SPORT

Gimenez në hije te Milani, premtime të mëdha por pa minuta dhe me shumë pikëpyetje

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 14:04

Gimenez në hije te Milani, premtime të mëdha por pa minuta dhe me

Të gjithë luajnë, përveç tij. Santiago Gimenez është kthyer në alternativën e fundit te Milani, ndonëse në planet e Masimiliano Alegri ai duhej të ishte një nga armët kryesore për fundin e sezonit.

Megjithatë, ndaj Napolit luajti vetëm gjysmë ore, ndërsa kundër Udinezes nuk u ngrit fare nga stoli, një situatë që nuk premton shumë as për sezonin e ardhshëm. Në raste të tilla është e vështirë të kuptosh nëse bëhet fjalë për bindje reale apo thjesht deklarata publike. Prej më shumë se një muaji, sa herë pyetet për Gimenezin, Alegri e përshkruan si një burim të rëndësishëm për fazën finale të kampionatit.

Në letër, gjithçka dukej gati: një repart sulmues në vështirësi, shokë skuadre me probleme të ndryshme, paqartësi taktike dhe mungesë besimi. Në këtë kontekst, meksikani dukej njeriu ideal për të ringjallur sulmin, më i motivuari pas katër muajsh e gjysmë mungesë dhe një operacioni të rëndë në kavilje që i kushtëzoi sezonin.

Rikthimi që nuk po jep efekt
Gimenez mezi priste të rikthehej, madje dëshironte të luante që në derbi, por u kthye dy javë më vonë ndaj Torinos. Disa minuta që lanë përshtypje pozitive, si një frymë e re në një skuadër që po mbahej në këmbë nga golat e Pavloviç. Por vazhdimësia mungoi. Ndryshimi taktik nga dy sulmues në trident nuk funksionoi, rikuperimi i Rafael Leao nuk solli efektin e pritur dhe as ideja për t’i dhënë më shumë hapësirë Gimenezit nuk u konkretizua. Pas paraqitjes së mirë me Torinon, ai pati vetëm gjysmë ore në “Maradona”, në vend të Fylkryg, duke prekur vetëm shtatë topa, ndërsa ndaj Udinezes e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli. Pikërisht ky kontekst ngre shumë pikëpyetje: pse nuk u mor fare në konsideratë në një ndeshje kaq të vështirë? Pse në pjesën e parë u nxeh vetëm Fylkryg? Dhe pse në pjesën e dytë hynë të gjithë përveç tij?

Zgjedhje teknike apo mungesë besimi?
Një shpjegim mund të jetë forma fizike dhe minutazhi më i madh i lojtarëve si Fylkryg apo Nkunku. Por ndaj Napolit, gjermani luajti vetëm një pjesë, ndërsa francezi pak më shumë se një çerek ore – minuta që mund t’i kishte marrë edhe Gimenez. Kjo e bën më të besueshme idenë e një zgjedhjeje thjesht teknike. Paradoksi qëndron te fakti se Alegri ka preferuar një lojtar në huazim si Fylkryg, që në fund të sezonit do të largohet, ndërsa Gimenez është një investim i rëndësishëm i klubit (28 milionë euro plus bonuse) dhe deri tani ka realizuar 7 gola në 32 paraqitje. Nëse nuk u aktivizua as kur Milani ishte në disavantazh 2-0 ndaj Udinezes, atëherë kur do të jetë momenti i tij?

E ardhmja në dyshim
Aspekti psikologjik ka peshë të madhe, fillimisht vështirësia për të gjetur golin në kampionat, më pas dëmtimi i gjatë dhe tani mungesa e besimit nga trajneri. Një kombinim që ngre pikëpyetje serioze për sezonin e ardhshëm, sidomos duke ditur se klubi pritet të afrojë një tjetër qendërsulmues të nivelit të lartë. Megjithatë, ka ende një dritë në fund të tunelit për Gimenezin, i cili do të ketë mundësinë të luajë një Botëror në vendin e tij. Por para kësaj, duhet t’i japë kuptim këtij fundi sezoni, duke e kthyer në realitet besimin që trajneri vazhdon ta shprehë vetëm me fjalë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan