Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga, për hedhjen e sendeve nga disa tifozë në ndeshjen me Anglinë. Ky takim u mbyll me fitoren 0-2 të miqve në “Air Albania”, ndërsa përfunduan edhe ndeshjet e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.
Pavarësisht gjobës simbolike, FSHF ka publikuar një reagim. “Çdo episod i izoluar cënon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve”, shkruhet ndër të tjera.
“FSHF njofton se Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Angli, si pasojë e hedhjes së sendeve nga disa tifozë. Edhe pse kjo gjobë është më e vogël në krahasim me sanksionet e rënda të disa ndeshjeve të mëparshme, ajo mbetet një penalizim për Federatën, për tifozët, për lojtarët dhe për gjithçka që përfaqëson futbolli ynë. Objektivi ynë është i qartë: stadiume pa asnjë shkelje apo incident, një standard i domosdoshëm për të shmangur dënimet dhe për të qenë mes tifozerive më të respektuara.
Sjellja korrekte në stadiume duhet të jetë e pandryshueshme si në ndeshjet brenda vendit ashtu edhe jashtë. Çdo episod i izoluar cënon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve.
Përkushtimi i tifozëve tanë në ndeshjet e fundit është shfaqur qartë. Mbështetja, energjia pozitive dhe atmosfera në Air Albania kanë reflektuar një sjellje më të matur dhe në përputhje me standardet europiane të fair play. Publiku ka treguar një rritje të dukshme në disiplinë, ndërsa episodet problematike janë pakësuar në mënyrë të ndjeshme.
Megjithëse situata është përmirësuar, renditja aktuale e Shqipërisë në vendin e 50-të të klasifikimit të Fair Play të UEFA-s tregon se ka ende hapësirë për progres. Ndeshjet e fundit kanë treguar se tifozeria shqiptare zotëron pjekurinë dhe nivelin e kërkuar për të krijuar një atmosferë të rregullt dhe moderne. Këto sjellje pasqyrojnë qartë se publiku ynë meriton një pozicion më të lartë, duke reflektuar një potencial real, të dukshëm dhe të padiskutueshëm.
FSHF beson se tifozeria shqiptare ka mundësi të renditet shumë më lart, në një nivel që i përshtatet vlerave dhe mbështetjes që i jep ekipit. Çdo ndeshje është një mundësi për të shprehur jo vetëm pasionin, por edhe përgjegjësinë që nderon lojtarët dhe vendin. Me sjellje të kujdesshme dhe mbështetje të qëndrueshme, tifozeria kuqezi mund të shndërrohet në shembull të disiplinës dhe kulturës sportive, duke forcuar imazhin e futbollit shqiptar në çdo stadium ku luan Kombëtarja”.
Shorti i Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet në Uashington D.C. më 5 dhjetor, duke u lejuar tifozëve të të gjith...
Para sfidës së rëndësishme të ditës së sotme mes Teutës dhe Elbasanit në stadiumin “Niko Dovana”, kap...
Odise Roshi po kalon një moment mjaft të mirë me fanellën e Keçiorengyçy, duke u bërë protagonist me golat e tij n...
Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të mbetet lojtar i lirë. Pas disa sinjaleve nga klubi dhe ...
Trajneri i ekipit të Egnatia, Edlir Tetova, i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrjeje kirurgjikale në zem&eum...
Ndeshjet e sotme të javës së 14 në Premier Ligë kanë dhuruar rezultate mjaft interesante. Padyshim më i rëndësis...
Protestat shpërthyen jashtë zonës së tifozëve mik pas fërshëllimës së fundit, së bashku me protestat në a...
Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet Komisionit të Disiplinës mori vendimet ndëshkuese për problematikat e shfaqura në fu...
Tifozët e Alvaro Moratës dhe Alice Campellos janë në alarm: sinjalet e fundit në rrjetet sociale duket se tregojnë tensione mes ...
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka sqaruar arsyet se përse shpërtheu në lot në sfidën ndaj Alaveshit në kampionatin span...