54 ditë revoltë! Protestuesit rrethojnë godinën, deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj masave të shtuara të sigurisë të vendosura nga...
Ashtu siç pritej, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë që policia ka blinduar zonën duke vendosur gardhë me...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka sqaruar arsyet se përse shpërtheu në lot në sfidën ndaj Alaveshit në kampionatin spanjoll. Tekniku gjerman u shpreh se ishte i zhgënjyer me ndeshjen dhe me kartonin e kuq të marr nga zëvendësi i tij në pankinë.
Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ku shfaqej trajneri i Barcelonës Hansi Flick, i cili u pa i tronditur dhe me lot në sy gjatë ndeshjes me Alaveshin fundjavën e kaluar ka bërë bujë në Spanjë e jo vetëm.
Pas shumë spekulimeve në rrjetet sociale dhe në media, trajneri gjerman ka vendosur të sqarojë publikisht arsyet e reagimit të tij.
Pamjet e shkëputura nga pankina e Barcelonës u shpërndanë me mijëra herë në rrjetet sociale. Në to shihej trajneri Hansi Flick i ulur, i tensionuar, ndërsa sulmuesi brazilian Raphinha përpiqej ta qetësonte.
Reagimi i teknikut gjerman u interpretuar si shenjë dorëzimi, krizë emocionale apo madje edhe si konflikt i brendshëm në skuadër.
Por vetë Flick i ka quajtur të gjitha këto zëra si spekulime.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atletico Madridin në La Liga, 60-vjeçari vendosi të fliste hapur dhe të jepte versionin e tij të vërtetë. Sipas Flick, gjithçka kishte të bënte me zhgënjimin e atij momenti në lojë dhe jo me ndonjë situatë personale.
“Është qesharake se si kanë shkuar gjërat. Nuk e di kush filloi të analizonte pamjet. E thashë tashmë se isha i zhgënjyer me ndeshjen dhe me kartonët e kuq që morëm. Shikova përreth dhe u thashë të qëndronin të qetë. Kur shënuam golin e tretë, Markus mori një karton të kuq dhe unë fola me të. Ai është miku im, personi më i rëndësishëm që kam këtu, dhe e kisha bisedën në mendje, deklaroi ai.
Barcelona fitoi 3-1, por kartonët e kuq dhe tensioni në pankinë duket se ndikuan tek gjendja emocionale e trajnerit. Flick tregoi se në ato minuta po përpiqej të largonte veten nga situata për të mos nxitur debat me ndihmësin e tij, Markus Sorg.
“Mendova se po të shkoja në dhomën e zhveshjes do të thosha diçka më shumë, por preferova të rrija jashtë dhe të merrja pak ajër të pastër. Nuk doja të debatoja me Markus Sorg. Jam mirë dhe jam gati për çfarëdo që të sjellë sezoni. E di situatën e klubit dhe jam i lumtur që jam këtu. Këto ndeshje të konsumojnë shumë energji, por kur kthehem në shtëpi relaksohem dhe nis përgatitjen për sfidën tjetër, theksoi gjermani.
Me këtë sqarim, Flick përpiqet të shuajë çdo aludim mbi gjendjen e tij emocionale apo të ardhmen në Barcelonë. Ai tha se skuadra është në rrugën e duhur dhe se puna po jep rezultat, pavarësisht tensioneve momentale që sjell futbolli i elitës.
Barcelona shpreson që këto episode të mos ndikojnë në atmosferën e ekipit, teksa sezoni është ende i gjatë dhe presioni për rezultate mbetet i lartë.
Shorti i Kupës së Botës do të zhvillohet këtë të premte në Uashington D.C. (ora 18:00), dhe ndryshimi i formatit nga k...
Me Alonson në stol, në Madrid kanë ndryshuar jo pak balancat, ku disa lojtarë, që dikur shiheshin se e ardhmja dhe kishin status si t...
Sandro Wagner nuk është më trajner i Augsburgut. Ish-sulmuesi, 38 vjeç, kishte qenë nën kontratë me FCA vetëm pë...
Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur Argjentinën dhe botën e futbollit, pasi statuja e Lionel Messit në Buenos Aires u gjet e...
Detroit fituan në sekondën e fundit 99-98 ndaj Atlanta dhe mbrojnë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Jalen Duren me 21 pik&...
Lajme të këqija vijnë nga Bullgaria në botën e sportit. Legjenda e futbollit të vendit fqinj, Ljuboslav Penev, po përballe...
Maqedonia e Veriut ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Blagoja Milevski. Në një postim në rrjetet sociale, Federata ka falen...
Interi është i interesuar për shërbimet e Xhuljelmo Vikarios. Portieri i Totenhemit ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2...
Këtë të hënë klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Basilio Ndong, një mbrojtës krahu me përvoj&eum...
Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin e vitit të Seria A në këtë edicion të “Gran Gala del Calc...