EMRAT/ E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...

Holanda ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-1 përballë Tunizisë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.
Në sfidën tjetër deçizive të Grupit F, Japonia dhe Suedia kanë ndarë pikët pas një barazimi luftarak 1-1. “Tulipanët” renditen të parët, “Samurajt” të dytët, nordikët suedezë duhet të presin, ndërsa tunizianët i thonë lamturmirë Botërorit.
Ndeshja nisi në mënyrë mjaft të pafat për Tunizinë, e cila e gjeti veten në disavantazh që në fillim pas një autogoli nga Ellyes Skhiri në minutën e 3-të. Holandezët e shfrytëzuan në maksimum këtë tronditje të kundërshtarit dhe goditën sërish pa humbur kohë; në minutën e 7-të, sulmuesi Brian Brobbey dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë një avantazh të dyfishtë dhe mjaft qetësi skuadrës së tij që në minutat e para.
Në pjesën e dytë, Tunizia tregoi shenja reagimi dhe arriti të rihapë takimin në minutën e 54-t falë një goli nga Hazem Mastouri, i cili ngushtoi shifrat në 2-1. Megjithatë, entuziazmi i tyre zgjati pak. Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 62-të, Jan Paul van Hecke shënoi golin e tretë për Holandën, duke i prerë hovin Tunizisë dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Falë këtij trepikëshi, Holanda e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 7 pikë të grumbulluara nga tre ndeshje. Ky rezultat u garanton atyre kualifikimin e merituar për në fazën me eliminim direkt, duke u shfaqur si një skuadër solide dhe e gatshme për sfidat e radhës në turne.
Ky rezultat, edhe pse i ekuilibruar, ka pasur vlera të jashtëzakonshme për “Samurajt”, të cilët falë kësaj pike të artë kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të këtij Botërori, duke iu bashkuar Holandës kryesuese.
Pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, emocionet u rezervuan të gjitha për fraksionin e dytë të lojës. Japonia kaloi e para në avantazh në minutën e 56-të falë një finalizimi të saktë nga sulmuesi Daizen Maeda, duke ndezur shpresat për një kualifikim të qetë.
Megjithatë, reagimi i skandinavëve nuk vonoi. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 62-të, talenti Anthony Elanga riktheu baraspeshën duke shënuar për Suedinë dhe duke hapur sërish llogaritë.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja anët në minutat e mbetura për të gjetur golin e fitores, rezultati mbeti i pandryshuar. Kjo pikë i mjaftoi Japonisë për të festuar kalimin e fazës së grupeve, ndërsa Suedia mbyll aventurën e saj në këtë kampionat botëror.
Me 4 pikë nordikët kanë shpresa të kualifikohet si të tretët më të mirë… por duhet pritur, nddeshjet në grupe ende nuk kanë përfunduar.
Fillimi i ndeshjes mes Ekuadorit dhe Gjermanisë, e fundit e Grupit A ishte intensiv dhe i polemizuar. Leroy Sane iu desh pak më shumë se 1 minu...
Argjentina do të përballet me Jordanin, të dielën më 28 korrik (ora 04:00) në ndeshjen e fundit të fazë...
Gjermania ka pësuar humbjen e parë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 nga Ekuadori në ...
Pas më shumë se katër vitesh, një përfaqësuese ruse do të mund të luajë në aktivitete ndërkombëtare....
Kristjan Asllani është në udhëkryq gjatë kësaj vere, pasi nuk ka ende të qartë se ku do të vazhdojë karriera e...
Raportimet e mediave gjermane për një klimë të tensionuar në kombëtaren e Zvicrës kanë gjetur kundërshtim nga futbo...
Surpriza më e madhe e fazës në grupe të këtij Botërori është padyshim Meksika. Një nga tre vendet organizator...
Të gjitha skuadrat e futbollit si klubet ashtu edhe kombëtaret e kanë një logo që nuk është tjetër por një shenj&eu...
Ata janë të paralajmëruar për kartona të verdhë dhe do të pezullohen për ndeshjen e parë në fazën elimi...
Sulmuesi 34-vjeçar, i cili mungonte me kombëtaren që prej tetorit të vitit 2023 pas ndeshjes kualifikuese ndaj Uruguait, u aktivizua n...