
Pas një viti të mrekullueshëm te Club Brugge ku edhe kompletoi kalimin te Milani, mesfushori shqiptar Ardon Jashari e ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Belgjikë që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.
Jashari mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit. Ky çmim është i veçantë, pasi Jashari arriti të grumbullojë pikë vetëm në një raund votimi. Transferimi i tij veror te Milani e bëri të pamundur marrjen e votave të mëtejshme, por paraqitjet e tij në gjysmën e parë të vitit 2025 rezultuan vendimtare.
Pas atij lëndimi serioz, ky trofe ka një domethënie edhe më të madhe për Jasharin. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me lëndime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë. Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Belgjikë. Kur e shoh pas, nuk do ta harroj kurrë Belgjikën. Ajo është bërë vërtet një shtëpi e dytë për mua”. Futbollisti që përfaqëson Zvicrën udhëtoi posaçërisht për të marrë çmimin. Pas një ndeshjeje kundër Fiorentinës, ai hipi menjëherë në avion drejt Ostendës.
“Pata 15 minuta kohë pas ndeshjes. Këtu pata pesë minuta pushim dhe më pas dola direkt në skenë”. Takimi me ish-bashkëlojtarët e tij e preku dukshëm Jasharin. Ai foli për një pritje shumë të ngrohtë dhe theksoi respektin dhe vlerësimin që ende ndjen për lojtarët dhe stafin e Club Brugge. “Sapo të kem pak kohë, dua të bëj një festë të vogël atje. Jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ky trofe, ky vend dhe ky klub e bëjnë historinë time edhe më të veçantë”, nënvizoi ai.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
11 Janar22:45
Mbrëmje magjike, zbuloni rekordet që u thyen në duelin mes Barcelonës dhe Realit
Përballja e fundit El Clasico në Superkupën e Spanjës dhuroi një mbrëmje historike, duke thyer disa rekorde që nuk ishin pa...
SPORT
11 Janar22:25
Barcelona superkampione e Spanjës, katalanasit mundin Realin në El Clasico dhe fitojnë trofeun e parë të sezonit
Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës, duke mundur Realin e Madridit në Xhedah me rezultatin 3-2.
Pjesa e parë ...
SPORT
11 Janar20:59
Liverpool, Arne Slot: Nuk nënvlerësoj askënd, Barnsley na ka mundur herën e fundit
Trajneri i Liverpool, Arne Slot tha para ndeshjes ndaj Barnsley, se nuk e ka ndërmend të nënvlerësojë rivalin në FA Cup.
&ldquo...
SPORT
11 Janar20:51
Barcelona-Real Madrid, zhbllokohet rezultati në finalen e Superkupës së Spanjës
Real Madridi dhe Barcelona kërkojnë trofeun e parë të vitit 2026, Superkupën e Spanjës, në finalen që po zhvillohet n&...
SPORT
11 Janar20:46
Brajan Gruda i shënon Manchester United në FA Cup
Brajan Gruda ka shënuar sërish me fanellën e Brighton-it, këtë herë në ndeshjen e FA Cup.
Sulmuesi realizoi golin e avanta...
SPORT
11 Janar19:32
Tetë gola ndaj Wolfsburg, Bayern argëtohet në Bundesligë
Bayern fitoi 8-1 ndaj Wolfsburg, duke marrë 3 pikë në Bundesligë. Për bavarezët, ky është suksesi i dytë radhazi,...
SPORT
11 Janar19:20
E ardhmja e Mario Mitajt, drejtori sportiv zbulon ofertat nga Premier Ligë dhe Spanja
E ardhmja e Mario Mitajt shfaqet larg Al Itihad, ndërsa është konfirmuar se klube nga Premier Ligë dhe Spanja janë ofruar për ta...
SPORT
11 Janar18:50
“Një shoqatë kriminelësh drejtonte futbollin”, Moratti: Niveli i arbitrimit jo i lartë
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti para ndeshjes së zikaltërve ndaj Napolit, foli për Calciopolin, arbitrimin dhe për sfidën e...
SPORT
11 Janar18:35
Zyrtare, Dinamo ndërpret bashkëpunimin me lojtarin
Dinamo ka ndarë rrugët me Fjoart Jonuzin. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjete...
SPORT
11 Janar18:15
Drejt rinovimit me Bajernin, zbulohet klauzola për Upamekanon
Negociatat për kontratën mes Dajot Upamekanos dhe Bajernit janë në fazën përfundimtare. Sipas raportimeve, francezi do ta zgjas ...