SPORT

Kriza diplomatike para Botërorit, Irani merr në minutat e fundit dritën jeshile për vizat amerikane

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Qershor 2026, 20:28

Kriza diplomatike para Botërorit, Irani merr në minutat e fundit

Pak ditë para nisjes së Botërorit 2026, një nga krizat më të mëdha jashtë fushës së lojës ka gjetur zgjidhje në momentet e fundit. Kombëtarja e Iranit ka marrë miratimin për vizat amerikane, duke shmangur rrezikun real të mosparaqitjes në ndeshjet e fazës së grupeve që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

Prej ditësh, delegacioni iranian ishte bllokuar në Ankara të Turqisë, ku lojtarët dhe stafi teknik kishin dorëzuar pasaportat pranë Ambasadës Amerikane në pritje të procedurave për hyrjen në SHBA. Situata kishte krijuar shqetësim të madh, pasi koha po ngushtohej dhe skuadra nuk kishte ende autorizimin e nevojshëm për të hyrë në territorin amerikan.

Paradoksi i situatës ishte se Irani kishte të rregullta vizat dhe bazën stërvitore në Meksikë, ku kishte planifikuar të përgatitej për turneun. Megjithatë, shorti i Botërorit kishte përcaktuar që të tre ndeshjet e Grupit G ndaj Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit të zhvilloheshin në Los Angeles dhe Seattle, duke e bërë të domosdoshme pajisjen me vizë amerikane.

Me afrimin e turneut dhe rrezikun e një skandali ndërkombëtar që mund të përfshinte edhe FIFA-n, çështja kaloi në nivele të larta diplomatike. Sipas njoftimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, vizat për delegacionin iranian janë miratuar dhe lëshuar, duke i dhënë fund pasigurisë që kishte shoqëruar skuadrën javët e fundit.

Pas vendimit, Kombëtarja e Iranit pritet të udhëtojë këtë të shtunë drejt Meksikës për të vijuar fazën përgatitore, ndërsa debutimi i saj në Botërorin 2026 është planifikuar më 15 qershor.

Zgjidhja e ngërçit shmang një precedent të paprecedentë në historinë moderne të Kupës së Botës, ku një kombëtare e kualifikuar rrezikonte të mbetej jashtë jo për arsye sportive, por për shkak të pengesave diplomatike dhe burokratike.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?