Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...

Kukësi ka rezultuar skuadra më e dobët e Kategorisë së Parë pas 17 javëve të para të kampionatit. Verilindorët e mbyllën pjesën e parë të sezonit në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 9 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje dhe me një golavarazh tejet negativ, 9-27, shifra që pasqyrojnë qartë krizën e thellë sportive.
Në kampin verilindor shpresohet që merkatoja e dimrit të shërbejë si pikë kthese, me synimin për të nisur një “revolucion” të vërtetë në skuadër. Objektivi minimal mbetet mbijetesa në Kategorinë e Parë, por statistikat aktuale janë alarmante, pasi Kukësi plotëson thuajse të gjithë parametrat negativë dhe konsiderohet kandidati kryesor për rënien në Kategorinë e Dytë. Për momentin, te Kukësi flitet më shumë për largime sesa për afrime. Ndërkohë, drejtuesit kanë përpara një punë shumë të madhe dhe komplekse, që nis me zhbllokimin e merkatos nga FIFA për shkak të një detyrimi financiar të pashlyer ndaj një futbollisti, emri i të cilit nuk është bërë ende publik. Paralelisht, klubi duhet të zgjidhë edhe çështjen e pankinës, e cila ka mbetur bosh që nga largimi i trajnerit Bledar Devolli, si dhe të gjejë përforcime cilësore që mund ta nxjerrin ekipin nga rënia e lirë. Sa i përket largimeve, “Panorama Sport” ka mësuar se i fundit që ka ndërprerë marrëdhëniet me Kukësin është mbrojtësi Eni Imami. Ky i fundit ishte rikthyer gjatë verës te ish-ekipi ku ka fituar trofe, por këtë herë pa arritur të lërë gjurmë apo të ndikojë në ecurinë e skuadrës.
“Operacioni fshesa” pritet të jetë i gjerë gjatë merkatos së janarit, çka lë të kuptohet se edhe afrimet do të jenë të shumta. Megjithatë, shpresa e ambientit është që kësaj here të bëhet fjalë për përforcime cilësore dhe jo thjesht sasiore. Pas Rei Pecanit, i cili u largua disa javë më parë, me përfundimin e fazës së parë të sezonit Kukësin e ka lënë edhe Argel Avdiu. Në listën e futbollistëve që pritet të largohen përfshihen gjithashtu Plarent Fejzaj, sulmuesit Leo Ballhysa dhe Fadiga Badjie, portieri Fabricio Arevalo Menjura, si dhe Luis Birçaj e Ergi Brahja. Situata mbetet kritike në kampin verilindor, ku largimi i Imamit shihet si një tjetër sinjal i fortë se Kukësi po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së tij të fundit.
Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Teke, ka folur pas humbjes 4 me 1 ndaj Gallatasarajt në Superkupën e Turqisë. Tekniku turk u pyet për merk...
Maldini Kacurri ka mbyllur zyrtarisht huazimin me Morekamben në kategorinë e pestë angleze. Talenti i Kombëtares rikthehet sërish te ...
Milani vazhdon të jetë aktiv në merkato në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv, jo vetëm me sytë nga ...
Fabio Capello del hapur kundër sistemit arbitrale modern. Në një intervistë të gjatë për “Marca”, ish-trajneri ...
Ruben Amorim nuk është më trajneri i Manchester United. Vendimi është marrë një ditë pas barazimit ndaj Leeds, një...
Hidhen hapa konkretë në boshtin Milano–Riad. Inter dhe Al-Hilal kanë arritur një marrëveshje verbale për rikthimin e mund...
Nuk ka qenë aspak e vështirë të kuptoje vuajtjen e Hansi Flik pas ndeshjes. Kjo pasi Barcelona ka zhvilluar mbase një nga ndeshjet m&...
Real Madridi dhe Vinicius Junior vazhdojnë të jenë në një ngërç sa i përket së ardhmes së tij, por situata e...
Egjipti u bë skuadra e 5-të që u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës. “Farao...
Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me para...