SPORT

Lojtarët më të mirë në Itali, tre shqiptarë vlerësohen në listë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 18:43
Lojtarët më të mirë në Itali, tre shqiptarë

Numri i futbollistëve shqiptarë në kampionatin italian, ka shkuar çdo ditë e më shumë në rritje, duke bërë që edhe niveli i Kombëtares, të pësojë një përmirësim të dukshëm. Veç lojtarëve që aktivizohen në Serinë A, të shumtë janë edhe ato që luajnë në Serinë B apo edhe më poshtë, duke u kthyer në protagonistë me klubet e tyre.

Nëse në Serinë A janë lojtarë kryesisht që e kanë konfirmuar veten e tyre si në skuadër, ashtu edhe te Kombëtarja, në Serinë B ka më shumë lojtarë të rinj në moshë të cilët synojnë që të bëjnë hapin e madh në të ardhmen për të provuar që të luajnë me skuadra elitare si edhe me Kombëtaren A. Qendra Ndërkombëtare e Statistikave Sportive (CIES) ka bëjë një përmbledhje të lojtarëve më të mirë në Serinë B italiane, të lojtarëve që janë më të rinj se 23 vjeç.

Në listën me 15 futbollistë, bie në sy prezenca e 3 lojtarëve shqiptarë që aktivizohen me skuadra të ndryshme. Kështu, binajkët Shpendi nuk kishte se si të mungonin në këtë listë me lojtarë, duke zënë vendet e tyre me vlerësime pozitive nga CIES. Stivën Shpendi ka luajtur plot 1749 minuta me Empolin, duke shënuar edhe 13 gola e një asist, ndërkohë që shihet si një lojtar që është shumë i fortë në lojën në ajër.

Nga ana tjetër, binjaku i tij Kristian Shpendi ka luajtur më shumë minuta dhe këtë sezon numëron 2039 minuta me Çezenën, aty ku ka arritur të shënojë 10 gola por ndryshe nga vëllai i tij, ai ka dhënë 4 asiste. Si pikë të fortë për Kristianin, cilësohet finalizimi para portës edhe pse ka më pak gola se vëllai i tij. Në këtë listë, ka vend edhe për mesfushorin Luis Hasa i cili vendosi të largohej nga Italia për të veshur fanellën e Shqipërisë. Hasa ka luajtur 1643 minuta me Karraresen dhe ka shënuar 5 gola e 4 asiste, duke qenë vendimtar.

Si pikën më të fortë të mesfushorit, CIES ka cilësuar lojën një kundër një dhe njihet si një driblues i mirë në kampionatin italian. Të gjithë këto lojtarë, kanë oferta të shumta nga skuadra më të mëdha dhe nuk është çudi që në merkaton e verës, të ndryshojnë ambient për të provuar veten e tyre dhe ndoshta për të qenë më pas protagonistë me fanellën e Shqipërisë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan