SPORT

Mungesat te Kombëtarja, trajneri Maran e nis me probleme seancën stërvitore para Izraelit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 09:46

Mungesat te Kombëtarja, trajneri Maran e nis me probleme seancën

Kombëtarja shqiptare ka zbritur pasditen e djeshme në fushën e blertë për herë të parë zyrtarisht me trajnerin e ri Rolando Maran. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e parë stërvitore nën drejtimin e italianit dhe stafi t të tij teknik, të cilët u emëruan në krye të kuqezinjve vetëm pak ditë më parë.

Maran zë kështu vendin e Silvinjos në Kombëtare, ku natyrisht do të synojë që të arrijë rezultate si Silvinjo, të paktën në kualifi kueset e Europianit dhe natyrisht për të bërë më mirë në Ligën e Kombeve apo edhe në Botëror, gjithmonë nëse kontrata e tij do të vazhdojë deri atëherë.

Pak ditë më parë, u publikua lista e Kombëtares me lojtarë të rinj dhe risi, teksa nuk kanë munguar risitë as në stafi n teknik. Pas shumë vitesh si trajner i portierëve të Kombëtares, Ilir Bozhiqi është larguar dhe vendin e tij në stafi n teknik, e ka zënë Alfred Osmani, i cili për shumë vite e ka mbajtur këtë rol te Shqipëria U21 dhe te skuadra e Tiranës.

GJENDJA E SKUADRËS- Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, por trajneri Maran nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi kuqezi është larguar nga grumbullimi pas vlerësimeve të kryera nga stafi mjekësor, i cili ka konstatuar se futbollisti nuk ndodhet ende në gjendjen optimale fizike për të përballuar ngarkesën e dy sfi dave të ardhshme. Ismajli iu bashkua fi llimisht ekipit kombëtar, por rikthimi i tij në aktivitet ka qenë i vonshëm pas një dëmtimi muskulor që e mbajti jashtë fushave për disa javë.

Mbrojtësi arriti të luante vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit me klubin e tij, ndërsa analizat e kryera në grumbullim treguan se ai ka nevojë për më shumë kohë rikuperimi. Pas diskutimeve mes lojtarit, stafi t teknik dhe ekipit mjekësor, u vendos që Ismajli të kthehet pranë klubit për të vijuar programin individual të rehabilitimit, me synimin që të rikthehet sa më shpejt në formën e tij më të mirë. Mungesa e Ismajlit përbën një tjetër pengesë në rrugëtimin e tij me Kombëtaren, pasi mbrojtësi ka humbur edhe disa ndeshje të kualifi kueseve të Kupës së Botës gjatë viteve të fundit për shkak të dëmtimeve të ndryshme. Stafi i Kombëtares shpreson që 28-vjeçari të rikuperohet plotësisht në javët e ardhshme dhe të jetë i gatshëm për angazhimet zyrtare që e presin Shqipërinë në vazhdim.

RISITË- Për herë të parë në fushë me fanellën e Shqipërisë ka zbritur Luis Hasa i cili për shumë vite ka luajtur me ekipet e moshave të Italisë, duke pasur paraqitje të shumta edhe me Italinë U21. Mesfushori 22-vjeçar është një vlerë e shtuar te kuqezinjtë, teksa edhe në Itali ka bërë një sezon të mirë dhe është në qendër të merkatos, ku pritet rikthimi i tij te Napoli dhe më pas të vendoset për të ardhmen e lojtarit kuqezi. Sakaq, në skuadër ishin edhe Qirko, apo rikthime të rëndësishme si Mehmeti, Seferi, apo edhe lojtarët e konfi rmuar tashmë me fanellën e Shqipërisë. Sfi da mes Shqipërisë dhe Izraelit, do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, teksa 3 ditë më vonë do të luhet edhe miqësorja e dytë, ajo ndaj Luksemburgut.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan