Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Një anëtar i një bande kriminale nga Glasgou, i cili furnizonte dhe shiste kokainë dhe kanabis, është fshirë nga regjistri i ...
Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e...
Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhv...
Banorët e një lagjeje në qytetin e Durrësit ankohen për mungesën e pastrimit të mbeturinave. Përmes një denoncimi ...
Një aksident tragjik në punë i mori jetën një 35-vjeçari me origjinë shqiptare në Rasora, në territorin e komun&e...
Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita. Në seancë pri...
Detaje të reja kanë dalë nga çështja Balluku, ku disa fakte që janë administruar në dosje, kanë detyruar SPAK t&e...
Një punonjës i UPS-it, i cili humbi një email paralajmërues dhe ndryshoi gabimisht rrugën e transportit, bëri që pjesë t...
Një marinar 24-vjeçar i Marinës Mbretërore Britanike është paraqitur në gjykatë, i akuzuar për përgatitje p&...

Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesionet dhe aftësitë që kërkon sektori. Krahas elektricistëve, teknikëve dhe inxhinierëve tradicionalë, kompanive do t’u duhen gjithnjë e më shumë njohuri në inteligjencën artificiale, shkencën e të dhënave, sigurinë kibernetike, automatizimin dhe mekatronikën, sipas Studimit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit për tregun e punës gjatë tranzicionit energjetik.
Raporti parashikon se zgjerimi i sektorëve të energjisë së rinovueshme në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të krijojë vende të reja pune, ndërsa digjitalizimi do ta zgjerojë ndjeshëm spektrin e aftësive të kërkuara. Inxhinierëve dhe teknikëve nuk do t’u mjaftojnë më vetëm njohuritë elektrike ose mekanike. Dokumenti përmend aftësitë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, sigurinë kibernetike, testimin e sigurisë dhe ndërlidhjen e sistemeve, ndërsa mes teknologjive të reja rendit Internetin e Gjërave, shkencën e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe realitetin virtual.
Automatizimi dhe zhvillimet e lidhura me Industrinë 4.0 po krijojnë gjithashtu profile të reja profesionale. Raporti veçon specialistët e mekatronikës dhe inxhinierët e automatizimit si profesione që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në sektor. Nga ana tjetër, për profesionet me kualifikim të mesëm dhe të ulët do të vazhdojë kërkesa për teknikë të instalimit, montimit dhe mirëmbajtjes.
Por problemi i menjëhershëm i Ballkanit nuk është vetëm të përcaktojë profesionet e së ardhmes. Raporti evidenton se profilet teknike me kualifikim të mesëm janë tashmë të vështira për t’u gjetur, deri në atë pikë sa inxhinierët kryejnë punë që normalisht do t’u takonin teknikëve. Mungesa e punonjësve me eksperiencë praktike po kufizon zgjerimin e sektorëve të rinj, përfshirë energjinë diellore. Në këtë boshllëk ndikojnë edhe emigrimi i personelit të kualifikuar dhe mospërputhja mes arsimit dhe kërkesës së tregut.
Një tjetër problem që nxjerrin intervistat e zhvilluara për raportin është mënyra se si po realizohen disa projekte të energjisë së rinovueshme. Sipas dokumentit, mungesa e ekspertizës vendase bën që shumë investitorë të sjellin punonjës të huaj, duke kufizuar mundësitë e punësimit për fuqinë lokale. Për më tepër, kompanitë e huaja mbështeten shpesh te ekspertiza e tyre, ndërsa punonjësit vendas mbeten në detyra të niveleve më të ulëta, çka redukton edhe transferimin e njohurive.
Shqipëria shfaq të njëjtin problem në lidhjen mes arsimit dhe biznesit. Raporti, duke iu referuar Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF), vëren një hendek mes kompanive dhe universiteteve shqiptare, me kurrikula të vjetruara që nuk u përgjigjen nevojave të sektorit. Në nivel rajonal, dokumenti kërkon bashkëpunim më të fortë mes shkollave profesionale, universiteteve dhe kompanive për të përshtatur programet me teknologjitë që po hyjnë në treg.
Kjo do të thotë se tranzicioni energjetik nuk është vetëm një program investimesh në centrale diellore, energji të erës apo eficiencë energjetike. Ai po krijon edhe një garë për kapital njerëzor, ku vendet që nuk arrijnë të përgatisin teknikë, inxhinierë dhe specialistë të teknologjive digjitale rrezikojnë të financojnë investimet, por të mos përfitojnë plotësisht nga vendet e punës dhe transferimi i njohurive që ato mund të krijojnë. /ekofin.al
Shpenzimet familjare u rritën me 2,3% në 2025. Argëtimi dhe kultura shënuan rritjen më të madhe, ndërsa Tirana kryeson me mbi...
Pacientët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e virozve të stinës kanë ardhur në rrije. Mj...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
I ftuar sot në “Ora News”, Rigels Xhemollari foli për kostot e larta me të cilat përballen studentët që vijnë n...
Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të...
Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të pa...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Jo vetëm shqiptarët, por tashmë edhe të huajt duket se kanë hequr dorë nga investimet në sektorin e bujqësisë n&eum...
Liqeni i ‘Barunëve’ në Krujë ndodhet përballë një katastrofe mjedisore. Ky është denoncimi që vjen k&eu...
Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekë...