Defekt në tubacionin kryesor/ Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Vlorë
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka reaguar pas lajmeve se kombëtarja serbe rrezikon përjashtimin nga kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Sipas mediave serbe, FIFA po monitoron me kujdes situatën dhe ka paralajmëruar masa të rënda, përfshirë një pezullim dyvjeçar, nëse gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë ndodh ndonjë incident apo skandal.
Në njoftimin zyrtar, FSS ka bërë të ditur se për ndeshjen më të rëndësishme të kualifikimeve, që do të luhet më 11 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Dubočica” të Leskovcit, nuk do të ketë shitje të lirë të biletave për publikun.
“Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe përvojën e hidhur nga ndeshja e ndërprerë në vitin 2014, është marrë vendimi që për ndeshjen Serbi–Shqipëri të mos ketë bileta në shitje të lirë,” thuhet në deklaratën e FSS.
Federata sqaroi se prania në stadium do të lejohet vetëm për përfaqësues të komunitetit të futbollit – klube, akademi futbolli me fëmijët e tyre, prindër, sponsorë, media të akredituara dhe personel teknik e mjekësor. Hyrja në stadium do të bëhet vetëm me bileta të personalizuara dhe me kontrolle të rrepta sigurie.
Kjo masë vjen pas kujtesës së incidentit të vitit 2014 në Beograd, kur ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre për shkak të tensioneve në tribuna, çka solli pasoja të rënda për Serbinë, e cila humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Euro 2016.
FIFA, UEFA dhe autoritetet serbe e kanë cilësuar këtë ndeshje si përballje me rrezik të lartë sigurie, ndaj në Leskovc do të jenë të pranishëm dy oficerë të sigurisë të dërguar posaçërisht nga FIFA. Po ashtu, nuk do të lejohen tifozët shqiptarë në stadium, në përpjekje për të shmangur çdo incident.
“Apelojmë që të gjithë pjesëmarrësit të tregojnë respekt dhe sjellje sportive, në mënyrë që kombëtarja e Serbisë të ketë kushtet më të mira për të arritur rezultat pozitiv në fushë,” thuhet në fund të komunikatës së FSS.
Kujtojmë se Serbia u gjobit vetëm katër ditë më parë nga FIFA për sjelljen e tifozëve gjatë humbjes 0–5 ndaj Anglisë, gjë që e ka vënë Federatën nën vëzhgim të shtuar ndërkombëtar.
Vëmendja në ndeshjen kualifikuese drejt Kupës së Botës mes Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë e madhe, ndaj UEF...
FIFA ka zbuluar në Nju Jork topin zyrtar për Kupën e Botës që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 n&eum...
Tirana ka fituar në shifra 0-3 ndaj Partizanit. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshir&eum...
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës hap javën e 6-të të Superiores dhe padyshim që është një nga ndeshjet më të...
Zhvendosja e ndeshjes Serbi-Shqipëri nga Beogradi në Leskovac, nuk është masa e vetme drastike që ka ndërmarrë Federata Serbe...
Në orën 19:00 sot, stadiumi "Air Albania" do të presë sfidën e shumëpritur të kryeqytetit, ku Partizani do të ndeshet ...
Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovacit sfidën më të r...
FIFA ka lançuar topin zyrtar të ndeshjes për Kupën e Botës 2026, një sferë e quajtur “Trionda” që feston...
Edhe pse një grup “ferri”, Kosova synon kualifikimin për në Botëror, por kalendari i rezervon këtë tetor dy sfida je...
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, e vlefshme për Grupin K kualifikues p...