Banorët e Shijakut protestojnë për rrugën, 15 familje pa akses
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Krakull” të Libohovës, në pronësi të familjes ...
Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh, vijon të jetë ende aktive, duke...
Kundërshtarët e Gianni Infantinos po bashkohen për të hartuar një model të ri të qeverisjes së futbollit botëror, duke sfiduar mënyrën se si FIFA është drejtuar gjatë dekadës së fundit.
Sipas burimeve të cituara nga The Guardian, UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) po punojnë për një dokument të përbashkët politikash, i cili synon të përcaktojë se si duhet të funksionojë FIFA në të ardhmen.
Nisma vjen pas kërkesave të përsëritura të këtyre konfederatave për një shqyrtim të pavarur të qeverisjes së FIFA-s, kërkesa që, sipas burimeve, janë injoruar nga presidenti Gianni Infantino.
Dokumenti i ri pritet të trajtojë disa prej pyetjeve më të rëndësishme për të ardhmen e organizatës, përfshirë:
cili duhet të jetë roli i FIFA-s;
si duhet të strukturohet organizata;
çfarë modeli qeverisjeje duhet të miratohet;
si duhet të shpërndahen fondet mes federatave anëtare.
Një çështje veçanërisht e rëndësishme është menaxhimi i rezervave financiare të FIFA-s, të cilat vlerësohen në rreth 5 miliardë dollarë.
Nëse Infantino vazhdon të refuzojë angazhimin për ndryshimet e kërkuara, kuadri i ri mund të përdoret nga një kandidat kundërshtar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s vitin e ardhshëm. Madje, sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia që ai të shërbejë si bazë për krijimin e një organizate të re, të shkëputur nga FIFA.
Kriza është përshkallëzuar pas publikimit të planit për shitjen e të drejtave të Kupës së Botës, çështje që ka shkaktuar reagime të forta brenda futbollit ndërkombëtar.
Të hënën, UEFA, CONCACAF dhe AFC publikuan një deklaratë të përbashkët ku kërkuan “udhëheqje që i shërben futbollit, jo që kërkon ta komandojë atë”.
Konfederatat kanë nisur gjithashtu diskutime paraprake për organizimin e garave të reja, në rast se përplasja me drejtimin e FIFA-s nuk zgjidhet.
Një nga përplasjet më të menjëhershme lidhet me Kupën e Botës për Femra U-20, që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm.
UEFA ka bërë të ditur se ekipet e saj mund të bojkotojnë turneun, nëse FIFA nuk ndërmerr hapa të shpejtë për të krijuar një hetim të pavarur mbi çështjen e shitjes së të drejtave të Kupës së Botës dhe nuk ofron garanci ligjërisht të detyrueshme se një situatë e tillë nuk do të përsëritet.
Në këtë përplasje, presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, konsiderohet aktualisht si një nga emrat më të mundshëm për t’i bërë konkurrencë Infantinos në zgjedhjet presidenciale.
Megjithatë, Montagliani ka deklaruar më herët se fokusi i tij për momentin është rizgjedhja në krye të CONCACAF vitin e ardhshëm.
Deklarata e përbashkët e UEFA-s, CONCACAF dhe AFC duket se përputhet me qëndrimet e shprehura më parë nga Montagliani. Në kongresin e FIFA-s në Vancouver, ai kishte theksuar se “lidershipi nuk ka të bëjë me pushtetin”.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të futbollit evropian pritet të zhvillojnë një seri takimesh në Salzburg, ku të mërkurën do të luhet Superkupa e UEFA-s mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villa.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, pritet të takohet me Nasser Al-Khelaifin, kreun e Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC), në përpjekje për të forcuar unitetin e futbollit evropian dhe presionin për ndryshime në drejtimin e FIFA-s.
Për momentin, UEFA mbetet e vendosur në qëndrimin e saj për bojkotimin e garave të FIFA-s, nëse nuk merr garancitë që kërkon për të shmangur përsëritjen e krizës aktuale.
Juventusi i Luciano Spallettit fitoi ndeshjen ndaj Palermos së Filippo Inzaghit, në sifrat 2-0 në Perth. Bardhezinjtë zhvilluan nj&eum...
Një kapitull i gjatë dhe i rëndësishëm i karrierës së Berat Gjimshitit ka marrë fund. Kapiteni i Kombëtares shqipta...
Gara e parë që do të zhvillohet pas rikthimit do të jetë “Kupa e Mijëra Dëshmorëve”, e organizuar në ...
Real Madridi ka vendosur të ndalojë përfundimisht largimin e Endrickut në formë huazimi gjatë kësaj vere, pas një vendim...
Berat Gjimshiti i ka dhënë fund aventurës së tij në Serie A, pas transferimit zyrtar nga Atalanta te Al Diriyah në Arabinë Sa...
Mark Zuckerberg zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të vijuar stërvitjen e tij në artet marciale, duke u përba...
Berat Gjimshiti i ka dhënë fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij. Kapiteni i Komb...
Dhjetë klube shqiptare i nisën kualifikimet për garat evropiane, duke nisur nga Liga e Kampionëve, te Liga e Evropës e deri...
Liverpooli ka marrë miratimin përfundimtar nga Bradley Barcola për kushtet personale, ndërsa negociatat me Paris Saint-Germainin për tr...
Harry Kane pritet të vazhdojë aventurën e tij te Bayern Munichu, me sulmuesin anglez që është pranë nënshkrimit të ...