
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur një tur takimesh me klubet e “Abissnet Superiore”, në kuadër të një pune të vazhdueshme për të qenë sa më pranë futbollit vendas dhe për të forcuar bashkëpunimin me klubet shqiptare.
Në shoqërinë e ndihmësve të tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares zhvilloi një vizitë në ambientet e KF Tiranës, ku u takua me trajnerin e skuadrës bardheblu, Dean Klafuriç, si edhe ndoqi nga afër një seancë stërvitore të ekipit.
Takimi shërbeu për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mbi punën e përditshme të skuadrës, zhvillimin e futbollistëve dhe situatën aktuale të futbollit shqiptar.
Vizitat në klubet vendase janë pjesë e qasjes së trajnerit Maran për të krijuar një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me stafet teknike dhe për të njohur nga afër mënyrën e punës në kampionatin shqiptar. Kjo qasje synon gjithashtu t’i japë stafit të Kombëtares një panoramë sa më të plotë mbi futbollistët dhe potencialin që ofrojnë klubet shqiptare.
Gjatë javëve të fundit, Maran ka ndjekur nga afër edhe angazhimet e Egnatias dhe Dinamo City në kompeticionet europiane, duke monitoruar performancat e skuadrave dhe futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Turi i trajnerit të Kombëtares do të vijojë edhe në klubet e tjera të “Abissnet Superiore”, me takime me trajnerët, stafet teknike, drejtuesit dhe futbollistët.
Përmes këtij komunikimi të drejtpërdrejtë, synohet forcimi i bashkëpunimit mes Kombëtares dhe klubeve, si dhe krijimi i një lidhjeje gjithnjë e më të ngushtë në funksion të zhvillimit të futbollit shqiptar dhe të përfaqësueses kuqezi.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
27 Gusht14:33
Fluks largimesh, Leao drejt Turqisë, Milan i “tregon derën” 4 lojtarëve
Te Milani priten zhvillime të rëndësishme në ditët e fundit të merkatos. Rafael Leao duket gjithnjë e më pranë la...
SPORT
27 Gusht14:33
Kombëtarja kuqezi zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro!
Shqipëria hyn në edicionin e ri të Nations League me rreth 30 milionë euro më pak vlerë se dy vite më parë. N&eum...
SPORT
27 Gusht14:10
“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta”, Guendouzi shpërthen pas fitores së Fenerbahçes në Lyon
Mesfushori francez i Fenerbahçes tha se ai dhe familja e tij u bënë objekt i ofendimeve të vazhdueshme nga tifozët vendas dhe se, s...
SPORT
27 Gusht12:26
Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund
Liverpooli është në bisedime të avancuara për të transferuar Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, për një shum&eum...
SPORT
27 Gusht12:08
US Open/ Cobolli dhe Bencic "eliminojnë" Alcaraz dhe Serena Williams, kalojnë në gjysmëfinale
Në US Open vazhdon spektakli edhe në turneun e dysheve mikse. Flavio Cobolli dhe Belinda Bencic kanë siguruar kualifikimin në gjysmëf...
SPORT
27 Gusht10:52
Alejandro Balde bën një kthesë të papritur, merr vendim për transferimin te Manchester United
Problemet mbrojtëse të Michael Carrick dolën në pah fundjavën e kaluar kur skuadra e tij pësoi një humbje 2-0 në ...
SPORT
27 Gusht10:47
Hamilton kërkon falje pas polemikave në Holandë: Do të bëhem më i mirë
Lewis Hamilton ka reflektuar pas tensioneve të krijuara gjatë Çmimit të Madh të Holandës, duke kërkuar falje për rea...
SPORT
27 Gusht10:44
Trajneri i Pafos optimist para Dinamos: Duhej ta fitonim ndeshjen e parë, nesër do ta bëjmë
Trajneri i Pafos, Rikardo Sa Pinto, është shfaqur optimist para ndeshjes së kthimit ndaj Dinamos në play-off-in e Ligës së Konfe...
SPORT
27 Gusht10:20
Champions “vishet” kuqezi, Strakosha-Pilo “fluturojnë” në fazën e grupeve
Dy legjionarët kuqezi, Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo, sigurojnë një biletë për në fazën e grupeve në UEFA Champions...
SPORT
27 Gusht08:50
Arbër Hoxha shënon në Ligën e Kampionëve/ Sulmuesi kosovar realizon me kokë
Arbër Hoxha ka gjetur rrugën e rrjetës për Dinamo Zagrebin në përballjen ndaj Vikingut, në ndeshjen e kthimit të play-...