“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Luan në shtëpi në “Arenën e Demave”, apo jashtë fushe, këtë sezon për Partizanin duket se nuk ka vërtet rëndësi.
Të kuqtë në këto 29- javë të kampionatit kanë grumbulluar 44 pikë duke u renditur aktualisht në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit, duke qenë për momentin në zonën e “Final Four” që ishte edhe objektivi i këtij sezoni. Të besuarit e trajnerit Oltijon Kërnaja, këto 44 pikë i kanë ndarë në perfeksion mes ndeshjeve të zhvilluara jashtë dhe atyre të zhvilluara në shtëpinë e tyre duke marrë nga 22 pikë në secilin prej rasteve.
STATISTIKAT – Në fakt, të kuqtë kanë zhvilluar 15 ndeshje jashtë fushe, një më shumë se në shtëpi, megjithatë sërish kjo statistikë tregon sa i balancuar është ekipi në këtë sezon duke treguar se di të shfaqë më të mirën pavarësisht ku zbret të luajë. Në këto 15 ndeshje të zhvilluara jashtë shtëpie, Partizani ka koleksionuar gjashtë fitore, katër barazime dhe pesë humbje, teksa nga këto pesë humbje, dy janë regjistruar para se të niste epoka Kërnaja. Ndërkaq, skuadra ka një golavarazh negativ, minus një gol duke qenë se ka shënuar 19 të tillë, por ka pësuar një më tepër. Një nga ndeshjet më spektakolare për Partizanin në këtë sezon të regjistruara jashtë fushe ka qenë ajo fitore me përmbysje 2-3 ndaj Teutës, ndërsa duhet theksuar se në më shumë se një rast ekipi këtë sezon ka ditur të përmbysë rezultatin jashtë fushe duke treguar shumë karakter si në fitoret e fazës së tretë ndaj Bylis dhe Flamurtarit apo edhe dy barazimet e fundit në këtë fazë të katërt ndaj Vorës dhe Teutës, me “Demat e Kuq” që gjetën reagimin edhe kur dukej se po e humbisnin sfidën.
TAKIMET NË “ARENËN E DEMAVE” – Ndërkohë, sa i takon ndeshjeve në shtëpi, Partizani ka treguar se “Arena e Demave” mbetet një plus i rëndësishëm në bilancet e sezonit duke regjistruar në 14 ndeshje deri më tani, gjashtë fitore, katër barazime dhe katër humbje, ndërsa golavarazhi në këtë rast është pozitiv, plus një, me kryeqytetasit që e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 14 raste ndërsa kanë pësuar 13 gola. Statistikisht deri në këtë pikë të sezonit, Partizani shënon një gol për ndeshje, teksa në fakt kjo statistikë është më pozitive për ndeshjet jashtë fushe ku ekipi shënon me një mesatare 1.2 gola për takim. Ndër ndeshjet që mund të veçohen më së shumti në “Arenën e Demave”, është ajo ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias në fazën e tretë të cilën të kuqtë e fituan me rezultatin 2-0 falë golave të Murataj dhe Sidibe. Ndërkohë, ndeshje shtëpiake që pavarësisht se nuk është zhvilluar në “Arenën e Demave”, është edhe fitorja ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit me shifrat 2-0.
“SYTË” NGA SFIDA E RADHËS – Tashmë, ndeshja e radhës në kampionat për Partizanin do të jetë sërish në shtëpi teksa bëhet fjalë për takimin ndaj Vllanisë. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të treguar forcën reale të Partizanit dhe të asaj që mund të synojnë të besuarit e trajnerit Kërnaja në këtë sezon, aq më tepër kur 17-herë Kampionët e Shqipërisë ende nuk kanë shijuar fitoren e parë për këtë sezon ndaj shkodranëve teksa në tre përballjet e mëparshme kanë marrë dy humbje në transfertë dhe një barazim 1-1 në shtëpi. Ndoshta, ndeshja e kësaj faze mund të ketë një tjetër histori teksa Partizanit i duhen pikët pas dy barazimeve radhazi, jo vetëm për të mbajtur larg Dinamon e vendit të pestë që është rreziku kryesor i të kuqve me vetëm katër pikë distancë, por edhe për të provuar e për të mos iu larguar kreut pasi nëse ruajnë vendin në “Final Four”, falë formulës së përgjysmimit të pikëve, mund të tentojnë edhe të pretedojnë titullin. Kujtojmë se nëse sezoni i rregullt do të mbyllej në këtë moment, Partizani do të ishte vetëm katër pikë larg Vllaznisë, dhe në tre ndeshje të “Final Four” që do të luheshin në “Air Albania”, gjithçka mund të ndodhte. Ndaj, këto takime të mbetura ndaj rivalëve direkt si Vllaznia, apo edhe Elbasani që është në kalendarin e të kuqve pas shkodranëve, marrin shumë rëndësi pasi në fund mund të rezultojnë vendimtare për fatet e kampionatit, me Partizanin që kërkon të qëndrojë dhe të futet në “vallen” e titullit, pavarësisht se u bashkua me vonesë në eventin e titullit.
Në Zenica pritet një mbrëmje e jashtëzakonshme futbolli, teksa Italia dhe Bosnjë-Hercegovina do të përballen në finale...
Trajneri turk i futbollit, Hikmet Karaman e konsideron Kosovën një kundërshtar shumë të fortë dhe paralajmëron se Turqin&eu...
Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat turke në prag të ndeshjes finale të “play off”-it Kosovë-Turqi. Mbrojtë...
Mario Mitaj, një nga talentet kuqezi, për fat të keq, nuk është më në periudhën e tij të artë, kjo pasi n&eu...
Tirana ka kaluar një periudhë me ndryshime të thella në organikë gjatë muajve të fundit. Nga janari deri më 29 mars, p...
Goli i Arbër Hoxhës ndaj Polonisë ishte një nga detajet më të bukura nga transferta në Varshavë, një gol që ...
Mesfushori Martin Zubimendi është detyruar të largohet nga kombëtarja për shkak të një problemi në gjurin e djatht&eum...
Teksa në studion e “Rubrikës Sportive” ishte duke u diskutuar mundësia që Kombëtarja shqiptare të drejtohet nga nj&e...
Një ndeshje në ligat e ulëta angleze përfundoi në kaos total, me përplasje fizike mes lojtarëve dhe stafit, ku sipas trajneri...
Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqis&eum...