“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Shqipëria ka arritur dy suksese të mëdha nën drejtimin e trajnerit Silvinjo ku padyshim kualifikimi në Europian që në debutim ishte një arritje e madhe. Për pak, Shqipëria do të shkonte edhe në Botëror, por ëndrra për në SHBA u ndal në mes duke qenë se kuqezinjtë u eliminuan nga Polonia në gjysmëfinalen e “play off”-it.
Silvinjo nuk ka qenë ai trajner që ka pëlqyer të ndërrojë shumë lojtarë. Në ciklin aktual të Kombëtares së Shqipërisë, trajneri Silvinjo ka ndërtuar një skuadër me strukturë të qartë, ku një grup i vogël lojtarësh ka mbajtur peshën kryesore të ndeshjeve, ndërsa pjesa tjetër ka pasur rol më të kufizuar ose nuk ka marrë fare minuta. Të dhënat e grumbulluara tregojnë një ndarje të fortë mes titullarëve, dhe atyre që presin ende debutimin.
LOJTARËT ME MË SHUMË NDESHJE- Në krye të listës së lojtarëve me më shumë paraqitje në këtë cikël qëndrojnë emrat që kanë qenë më konstantët në përfaqësuese. Kristjan Asllani dhe Mario Mitaj kanë qenë ndër më të aktivizuarit, të ndjekur nga Nedim Bajrami dhe Thomas Strakosha, të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm në ndeshjet kryesore. Po ashtu, pjesë e grupit me më shumë ndeshje janë edhe Berat Djimsiti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Jasir Asani dhe Qazim Laçi, të cilët kanë qenë thuajse gjithmonë të pranishëm në listat e ndeshjeve dhe në formacionet e Silvinjos.
LOJTARËT ME MË SHUMË MINUTA- Kur flitet për peshën reale në fushë, minutat tregojnë më qartë hierarkinë e skuadrës. Më i përdoruri është Kristjan Asllani me 2846 minuta, i ndjekur nga Mario Mitaj me 2553 minuta dhe Thomas Strakosha me 2332 minuta, që kanë qenë shtylla të padiskutueshme të ekipit. Në vijim renditen Nedim Bajrami me 2202 minuta, Berat Djimsiti me 1957 minuta, Ylber Ramadani me 1883 minuta dhe Elseid Hysaj me 1870 minuta, të cilët përbëjnë boshtin kryesor të skuadrës së Silvinjos. Në repartet e tjera, Jasir Asani me 1717 minuta, Qazim Laçi me 1645 minuta dhe Ardian Ismajli me 1392 minuta plotësojnë listën e lojtarëve më të përdorur, duke treguar një bërthamë të qartë dhe të qëndrueshme të Kombëtares.
LOJTARËT QË NUK DEBUTUAN- Në anën tjetër të skuadrës qëndron një grup i gjerë lojtarësh që janë grumbulluar nga stafi teknik, por nuk kanë arritur të regjistrojnë asnjë minutë loje në këtë cikël, të paktën në ndeshje zyrtare. Mes tyre përfshihen Jon Mersinaj, Adrian Bajrami, Andi Hadroj, Lindon Selahi, Alen Sherri, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Feta Fetai, të cilët kanë qenë pjesë e listave të Kombëtares, por pa debutuar në fushë. Kjo situatë tregon qartë filozofinë e Silvinjos për stabilitet dhe besim te një grup i ngushtë titullarësh, duke kufizuar rotacionin dhe duke mbajtur një hierarki të fortë në përzgjedhjet e tij. Nga njëra anë kjo ka sjellë konsistencë në rezultate, ndërsa nga ana tjetër ka lënë një pjesë të madhe të lojtarëve në pritje të mundësisë së tyre.
LIGA E KOMBEVE- E ardhmja e Silvinjos në drejtimin e Shqipërisë nuk është e sigurt dhe pritet që të ketë ndryshim në pankinë, ndërkohë që në vjeshtë do të luhet Liga e Kombeve. Nëse Silvinjo qëndron, me shumë gjasa statistikat do të ndryshojnë, si të debutuesve, ashtu edhe ato për më të aktivizuarit, teksa ndryshimi i trajnerit mund të sjellë më shumë risi.
Manchester City fiton 0-3 ndaj Chelseat, në ndeshjen e Premier League. Me këtë sukses, ekipi i Guardiolës përfiton nga gabimi i Arsen...
Malisheva është tronditur nga humbja e djeshme me Prishtinën e Re. Këto të fundit triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1, nd...
Interi po afrohet edhe më shumë me titullin kampionat, me zikaltërit që fituan 3-4 në fushën e Comos. Pjesa e parë pati rit...
Redon Xhixha tha fjalën e tij, pas fitores 3 me 1 që Tirana mori ndaj Egnatias. Kapiteni i bardhebluve kontribuoi me gol nga penalltia dhe asist. &...
Prokuroria e Tiranës po heton një futbollist nga Bregu i Fildishtë, si të përfshirë në falsifikimin e vizave për futbo...
Interi mund ta fitojë titullin kampion më shpejt se e kishte parashikuar. Napoli nuk shkoi më tepër se barazimi 1-1 ndaj Parmës, nd&...
Drita ka shënuar fitore shumë të rëndësishme me përmbysje të rezultatit ndaj Ferizajt, në kuadër të javë...
E ardhmja e pankinës së Real Madrid mund të marrë një kthesë të rëndësishme në fund të sezonit. Sipas r...
Vedat Muriqi është një legjendë për Majorkën në La Liga. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi ...
Nedim Bajrami po kalon një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij. 27-vjeçari nuk preferohet nga trajneri Rohl te ...