Pyetja 4 miliardë euroshe: ku janë investitorët e Zvërnecit? Pse nuk shfaqen ata?
Ka një fakt që, çdo ditë që kalon, bëhet më i pashpjegueshëm: asnjë nga investitorët e Zvërnecit nuk ...
Ka një fakt që, çdo ditë që kalon, bëhet më i pashpjegueshëm: asnjë nga investitorët e Zvërnecit nuk ...
Antidroga e Tiranës arrestoi sot Gëzim Muhametin, i njohur edhe me nofkën “Gëzim Qorri”. Muhameti dyshohet se prej më shu...
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij se protestat po ndikojnë negativisht te rezervimet turistike dhe po krijojnë pasi...
Është dhënë sot masa e arrestit me burg për Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, gjatë nj&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mbështetjen e saj për pesë kërkesat e protestuesve në Shqipëri dhe ...
Vijon vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kan&...
Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar për të dytën ditë radhazi një tubim ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për të denoncuar pamjet skandaloze në qytetin e Vlorës, ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë p&e...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë në një pikë kritike në negociatat e tyre për të përfunduar fazën e parë t...

Shqipëria mbylli kualifikueset e Botërorit me një eliminim në “play off” duke i dhënë fund në këtë mënyrë shanseve për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.
Humbja në Varshavë ndaj Polonisë, jo vetëm që i dha fund shanseve të Shqipërisë, por e ka lënë tashmë skuadrën tonë në një udhëkryq duke qenë se nuk dihet ende se çfarë do të bëhet në të ardhmen me stafin teknik. Shqipërinë e pret një edicion në vjeshtë duke qenë se skuadra jonë do të marrë pjesë në Ligën e Kombeve dhe është momenti perfekt për të nisur një cikël të ri, me apo pa trajnerin Silvinjo në krye të stolit kuqezi. Ndërkohë, pritet që ditën e sotme të ketë edhe më shumë informacion në lidhje me të ardhmen e trajnerit në krye të stolit si edhe me të ardhmen e Shqipërisë.
KONFERENCA E DUKËS- Presidenti i FSHF-së, Armand Duka do të dalë ditën e sotme në konferencë shtypi duke nisur nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania”, aty ku edhe do të jetë para mediave. Presidenti i FSHF-së do të flasë për të ardhmen e trajnerit Silvinjo, si edhe do të bëjë një rezyme të rrugëtimit të Shqipërisë në “play off”-in e Botërorit dhe të kombëtares në përgjithësi nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.
Kontrata e trajnerit do të përfundojë në fundin e muajit korrik dhe në fillim të vitit, kur u vendos për rinovimin e saj, ishte menduar sikur Shqipëria do të shkonte në Botëror dhe me përfundimin e Kupës së Botës, do të përfundonte edhe kontrata për të cilën do të vendosej më vonë. Tashmë, gjërat kanë ndryshuar dhe eliminimi i Shqipërisë, është padyshim një peng i madh nga i cili mund të varet shumë e ardhmja e trajnerit Silvinjo.
PROGRAMI- Shqipërinë e pret një fundvit i ngarkuar ku do të marrë pjesë në Ligën e Kombeve në muajin shtator. Por, fillimisht kuqezinjtë do të kenë dy teste miqësore në muajin qershor dhe ende nuk dihet se kush do të drejtojë Shqipërinë. Fakti që kontrata e Silvinjos përfundon në qershor, bën të mendohet që braziliani do të jetë në krye të skuadrës por nëse vendoset për të mos vazhduar pas muajit korrik së bashku, atëherë do të ishin dy ndeshje miqësore që nuk do të shërbenin dhe do të ishin ndeshje boshe, pa përfitime.
Nëse Silvinjo vazhdon, padyshim që këto dy sfida mund t’i japin shansin për të provuar lojtarët më në formë të momentit si edhe risi për të pasur më shumë alternativa në muajin shtator e në vazhdim. Nëse stafi teknik vendos të ndryshohet, në qershor dhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve, trajneri i ri do të ketë mundësinë ideale për të krijuar skuadrën që do të marrë pjesë vitin e ardhshëm në eliminatoret e Europianit të vitit 2028, duke pasur një skuadër më të konsoliduar dhe me emra të rinj, duke qenë se shumë prej lojtarëve të skuadrës aktuale, nuk do të jenë në Europianin e ardhshëm nëse Shqipëria arrin të kualifikohet.
Në epokën e Silvinjos, Shqipëria arriti të kualifikohet në Europian për herë të dytë në histori që në debutimin e tij ndërkohë që për herë të parë, kuqezinjtë ishin në “play off” të Botërorit. Vetë braziliani është shprehur se do të respektojë kontratën edhe pse emri i tij u lidh me një kalim të mundshëm në kampionatin brazilian ku mund të merrte drejtimin e Korinthiansit.
Ylli argjentinas Lionel Messi mund të nisë një kapitull të ri surprizues jashtë fushës së futbollit. Sipas një postimi...
Klubi zviceran Lausanne-Sport ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë në një moment vendimtar t&...
Ka përfunduar faza çerekfinale e Champions League për sezonin 2026, duke vulosur katër skuadrat që do të luftojnë pë...
Elvis Rexhbeçaj do të ndajë rrugët me Augsburg në fund të këtij sezoni. Lajmi për mesfushorin e Kosovës ësht...
Për shkak të tensioneve të luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte frikë se Irani, përzgjedhja që fitoi k...
Ernest Muçi u rikthye sot në stërvitje me Trabzonsporin, siç edhe ishte parashikuar. Ndeshja e radhës është në sht&e...
Barcelona ka paraqitur zyrtarisht një ankesë në UEFA lidhur me gjykimin në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampion&eu...
Ndeshja Real Madrid - Bayern Munich rezervoi një finale dramatike, e cila i kënaqi të gjithë tifozët e futbollit. Real Madridi udh&eum...
Guvernatori i Nju Xhersit, Mikie Sherrill, teksa fajësoi FIFA-n, tha se ajo duhet të subvencionojë transportin për tifozët që do t...
Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës, për herë të katërt Suksesin madhor, xhudistja kosovare e ka arritur p&...