
Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe të tretën në total, duke përfshirë edhe suksesin në Champions League ndaj Pafos, një seri pozitive që konfirmon momentin e mirë të skuadrës së Luciano Spallettit.
Conceiçao dhe Openda ishin protagonistët e ndeshjes, duke firmosur golat që i dhanë tri pikë të rëndësishme bardhezinjve.
Pas vërshëllimës përfundimtare, trajneri i Juventusit foli për Sky Sport, duke analizuar paraqitjen e ekipit dhe disa aspekte që kërkojnë përmirësim. Spalletti theksoi se skuadra në disa momente i hap vetes probleme në fazën mbrojtëse. “Ka situata kur humbasim kontaktin dhe luajmë topa të rrezikshëm prapa, duke u dhënë hapësira kundërshtarëve”, u shpreh ai.
Tekniku italian u ndal edhe te Kenan Yıldız dhe Edon Zhegrova. Sipas tij, talenti turk vlerësohet shumë nga rivalët, ndoshta më tepër sesa nga vetë lojtari, ndërsa për Zhegrovën nënvizoi se forca e tij është krijimi i rasteve dhe jo angazhimi në fazën mbrojtëse.
“Kundërshtarët e tij e dinë sa i fortë është, madje më shumë se vetë ai. Të tjerët kanë një perceptim të saktë të forcës së tij. Kur luan kundër skuadrave të nivelit të lartë dhe të trajnuara mirë, nëse mungon edhe faza mbrojtëse, atëherë pëson. Zhegrova këtë nuk di ta bëjë. Ai nuk mund ta bëjë atë punë për gjithë ndeshjen. Vrapon mbrapa një herë, dhe ka të bëjë gjithmonë me krijimin e momenteve për t’u shmangur nga kundërshtarët”, deklaroi Spalletti.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
22 Dhjetor08:37
Barcelona mund me lehtësi Villarealin dhe blindon kreun e renditjes
Barcelona ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj Real Madridit, duke triumfuar 0-2 në transfertë ndaj Villarrealit n&eum...
SPORT
22 Dhjetor08:06
“Jam i sigurt që Armando është i zhgënjyer”, trajneri Parker flet pas golit të parë të sulmuesit: Tregon shumë për këtë grup lojtarësh
Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, ishte i gëzuar me faktin që skuadra e tij kishte arritur që të merrte pikë në një tra...
SPORT
22 Dhjetor08:03
Fiorentina merr fitoren e parë sezonale në Seria A, mund me 5 gola Udinesen
Java e 16-të e Serie A më në fund erdhi fitorja e parë sezonale për Fiorentinën, e cila sheh këtë sukses si pikën...
SPORT
21 Dhjetor23:45
Kupa e Afrikës 2025/ Brahim Diaz shënon golin e parë, në fitoren 2-0 të Marokun
Kupa e Kombeve të Afrikës nisi në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Rabat me një ndeshje midis vendit pritës, Marokut, dhe Kom...
SPORT
21 Dhjetor16:42
Një 10-vjeçar magjeps Spanjën: 'Barça më largoi. Kur të rritem do ta kuptoj pse'
Nico Garrido, një djalosh 10-vjeçar nga ekipi Sant Andreu në Spanjë, shkëlqeu në një intervistë të shkurtë...
SPORT
21 Dhjetor10:53
Dybala largohet nga fusha, duke marrë duartrokitje nga tifozët e Juves. Ja si reagon ai
Nuk ishte nata që ai e kishte ëndërruar. Ai po kthehej në formacionin titullar në shtëpinë e tij prej shtatë vitesh dhe ...
SPORT
21 Dhjetor08:46
Ndeshja e fundit/ Futbollisti nuk përmbahet dot në transmetim live (VIDEO)
Teorikisht, kjo do të ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar i Kifissias, pasi prej rreth dy muajsh ai ka pranuar të vazhdojë karrierën te P...
SPORT
21 Dhjetor08:38
Ndahet nga jeta komentatori legjendar i sportit shqiptar
Gazetaria sportive shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të shquara.
Mbrëmjen e së shtunës, më 20 dhjetor, ësht&...
SPORT
20 Dhjetor23:56
Broja i lumtur për golin e parë: Faleminderit tifozë, Burnley do përmirësohet
Armando Broja shënoi golin e parë me Burnley dhe menjëherë pas ndeshjes ndaj Bournemouth i ka dërguar një mesazh tifozëve.
...
SPORT
20 Dhjetor23:52
Kasano “zbërthen” taktikën perfekte të Kontes ndaj Milanit: Kur je gjeni, i fiton ndeshjet!
Antonio Kasano është i bindur se përtej cilësive të lojtarëve, ndryshimin në përballjen mes Napolit dhe Milanit në...