Dita e 105-të e protestës/ Protestuesit rrethojnë godinën e Kryeministrisë, bllokohet dhe Unaza
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Në ditën e 105-të protestuesit ndryshuan strategjinë. Nuk do marshojnë në rrugët e qytetit por do të rrethojnë Krye...
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pran...
Një operacion “nën hije” dhe i paautorizuar, një ndjekje që përfundon me një aksident fatal. Cinikëria e agjent&e...
Banorët e rrugicës “Vlash Papa”, në lagjen Çlirim të Beratit, denoncojnë në redaksinë e “Piranja New...
Sot në ditën e 105 të protestës, bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur plot. Kjo, pasi në mbështetje t&e...
Personi i arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokakinës nga Kolumbia përmes trëndafilave është Lulzim Cak...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...

Trajneri i Kosovës në futboll, Franko Foda, pranon se ndeshja kundër Sllovakisë do të jetë e vështirë. Por tekniku gjerman, në konferencën për media të mërkurën, ka theksuar qartë se Kosova synon fitoren në Bratislavë.
Ndeshja Sllovaki-Kosovë luhet sonte, ora 20:45, në Bratislava, dueli gjysmëfinal i “play off”-it kualifikues për Kupën e Botës, që këtë vit zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada: “Kemi bërë përgatitje të mira gjatë grumbullimit. Jemi përqendruar në pjesën taktike. Jemi përgatitur mirë për të dëshmuar që mund të fitojmë, ashtu siç kemi bërë ndaj Islandës, Sllovenisë dhe Suedisë”, ka thënë Foda. Ai insiston se Kosova ka gjasat e saj për kualifikim në Botërorin e këtij viti, duke theksuar se ekipi ka shënuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit.
“Kur kam nënshkruar kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës, qëllimi ka qenë kualifikimi në Europianin e ardhshëm. Por kemi pasur rritje dhe, tani që kemi arritur në këtë pikë, do të provojmë të kualifikohemi në Botëror. Na është dashur të bëjmë përmirësime gjatë kësaj rruge dhe më pas janë bashkuar futbollistë të rinj, të cilët kanë ndikuar në rritjen e ekipit. Tashmë po shohim përpara me synime të mëdha”, ka deklaruar Foda.
I pyetur për reagimin në rast provokimesh apo thirrjesh anti-Kosovë, tekniku gjerman ka qenë i prerë: “Kemi një punë të vetme këtu në Bratislavë dhe ajo është fitorja. Fokusi është të fitojmë ndeshjen. Gjithçka tjetër nuk më intereson”. Foda u pyet edhe nëse moti i keq mund të ndikojë në paraqitjen e skuadrës, por ai theksoi se kushtet do të jenë të njëjta për të dy ekipet në stadiumin e Bratislavës.
“Më kanë thënë se do të jetë ftohtë dhe me shi, por kjo nuk duhet të na pengojë. Të dyja ekipet do të luajnë në rrethana të njëjta. Kemi luajtur edhe më parë në kushte të tilla. Futbollistët duhet të ndiejnë kënaqësi në fushë për një ndeshje kaq të rëndësishme”, u shpreh ai.
59-vjeçari ka refuzuar të zbulojë formacionin ndaj Sllovakisë, duke vlerësuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë të rëndësishme. Ai u ndal edhe te Edon Zhegrova, duke theksuar rëndësinë e tij për ekipin, por pa konfirmuar nëse do të jetë titullar. “Të gjithë lojtarët e ftuar janë të rëndësishëm. Edoni nuk ka pasur minuta të mjaftueshme në fushë te Juventusi, por mbetet shumë i rëndësishëm për ne. Të gjithë i dimë cilësitë e tij. Por nëse do të luajë nga fillimi, duhet të prisni. Nuk mund ta zbuloj tani”, ka përfunduar Foda.
MURIQI: S’DUA GOL, DUA HISTORI ME KOSOVËN
Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka deklaruar se ekipi është i gatshëm për të arritur një fitore të madhe në Sllovaki. Ai e ka vlerësuar përballjen me Sllovakinë si një ndeshje të balancuar.
“E dimë rëndësinë e ndeshjes. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe të dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres një ndeshje të barabartë nga të dyja palët. Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”, tha Muriqi në konferencë për media. Sulmuesi i Kosovës theksoi se për të më e rëndësishme është fitorja sesa goli personal.
“Jam i përgatitur dhe e rëndësishme është që të paraqitemi mirë. Kam thënë se nuk më intereson të shënoj gol, por të marrim një fitore kolektive. E dimë rëndësinë e ndeshjes. E di sa i rëndësishëm jam për ekipin, por jo për të shënuar gol, por për të dalë fitues”, u shpreh Muriqi. Sulmuesi i dalluar në La Liga ka bërë të ditur gjithashtu se është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësinë e ekzekutimit të një penalltie, nëse do të ketë një të tillë në sfidën gjysmëfinale të “play off”-it për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovakisë, që luhet në Bratislava nga ora 20:45. Kujtojmë se Muriqi së fundi humbi një penallti në La Liga me Majorkën.
“Në penallti gabon ai që provon. Nesër (sot), nëse do të ketë penallti, shpresoj që po, do ta ekzekutoj unë”, tha ai. Në fund, sulmuesi kosovar vlerësoi lart bashkëlojtarin e tij te Majorka, Martin Valjent. “Ai ka qenë lojtari më i afërt që më ka ndihmuar brenda dhe jashtë fushës. E kam si krahun tim të majtë. Jemi afër që nga dita e parë e deri më sot. Është profesionist dhe kam shumë respekt për të. E do shumë shtetin e vet dhe gjithmonë e ka përkrahur, edhe kur nuk është ftuar. Do të jetë një betejë interesante mes meje dhe Martinit”, përfundoi Muriqi.
Jasir Asani do ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë në Varshavë. Ky vendim ishte suprizues nga traj...
Lukasz Skorupski është një nga mungesat e mëdha për Poloninë sot ndaj Kombëtares sonë. Në mungesë të ti...
Rruga drejt kualifikimit për Botërorin 2026 sonte kalon përmes Ballkanit, ku katër përfaqësuese të rajonit zhvillojnë ...
Franco Foda dërgoi këtë të enjte në UEFA listën prej 23 lojtarësh që do të jenë në ndeshjen e kombë...
Në vitin 1999, Didier Deshamps ishte në një fazë të veçantë të karrierës së tij te Juventusi, i udhëh...
Shqipëria po jeton një moment historik në futboll, teksa sot luan shansin e artë për të hedhur një hap të rënd&eu...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaren e Kosovës dhe t...
Sonte është nata, është nata që Kombëtarja të shkruajë historinë, është nata që përfaqës...
Borusia Dortmund po shihet si favoritja kryesore për të siguruar shërbimet e sulmuesit së Fisnik Asllani. Talenti i Kosovës ka nj&eu...
Skuadra jonë kombëtare do të zhvillojë sonte në mbrëmje një nga ndeshjet më të rëndësishme në hist...