
Përplasje të dhunshme mes tifozëve të organizuar të Bayern Munich dhe Stuttgart kanë ndodhur jashtë stadiumit “Allianz Arena” në Mynih, vetëm pak orë para derbit mes dy skuadrave.
Sipas raportimeve, rreth dy orë para fillimit të ndeshjes, grupe tifozësh u përplasën pranë zonës së takimit afër stadiumit. Thuhet se tifozë të Stuttgart sulmuan fillimisht anëtarë të grupimeve të Bayern-it, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm dhe përshkallëzim të situatës.
Tensioni u rrit shpejt, me qindra tifozë të Bayern-it që u përfshinë në përleshje, disa prej tyre me fytyra të mbuluara. Brenda pak minutash situata doli jashtë kontrollit.
Në vendngjarje ndërhynë forca të shumta policore, me mbi 100 efektivë që u përpoqën të ndanin palët. Gjatë përplasjes u plagosën dy policë, ndërsa rreth 100 persona u arrestuan. Sipas autoriteteve, disa nga të ndaluarit kishin udhëtuar drejt Mynihut posaçërisht për të marrë pjesë në incidentet e dhunshme.
Grupi i organizuar i tifozëve të Stuttgartit “Commando Cannstatt 1997” njoftoi më pas se, për shkak të ndërhyrjes së madhe policore, nuk do të ishte e mundur prania e tyre e organizuar në stadium.
Policia e Mynihut konfirmoi përplasjet, duke bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe hetimet ndaj rreth 100 personave po vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Prill19:15
Barça kryeson renditjen e akademive në Evropë, ndërsa Real Madridi vjen i dyti…
Barcelona është renditur si prodhuesi më i mirë i talenteve në Evropë në vitin 2026, me 57 të ‘diplomuar&r...
SPORT
19 Prill18:02
Skënderbeu dhe Laçi ngjiten zyrtarisht në Superligë
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë gjashtë ndeshjet e raundit të 31-të.
D...
SPORT
19 Prill17:36
Neymar, ylli brazilian bën renditjen: Ishte Leo Messi, pastaj unë, tani është Lamine Yamal
Prej vitesh dihet se braziliani është modeli dhe idhulli i Lamine Yamal, gjë që ylli i ri i Barcelonës e ka pohuar publikisht në...
SPORT
19 Prill17:27
Premier League, Van Dijk heroi i Liverpool, ‘The Reds’ fitojnë derbin me Everton
Liverpool fiton derbin e qytetit me Everton dhe përforcon akoma më shumë pozitat në vendin e pestë të klasifikimit që t&eum...
SPORT
19 Prill16:51
Napoli, Conte i hidhëruar: Pas Parmës nuk kishim më energji…
Ajo e kësaj të shtune e pësuar ndaj Lazios në ‘Maradona Stadium’, ishte një humbje e rëndë për Napolin q&e...
SPORT
19 Prill13:24
Tifozët rumunë i rezervojnë një pritje madhështore legjendës kuqezi
Sulejman Demollari shkelmoi topin e parë në ndeshjen midis Dinamos së Bukureshtit dhe U. Cluj në kampionatin rumun (përfundoi 2-1 p&eum...
SPORT
18 Prill23:37
“Paqe” në kryeqytet, Roma nuk ia del ndaj Atalantës së Gjimshitit dhe humbet terren për… Champions-in
Roma dhe Atalanta nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1 në “Olimpico” në duelin e vlefshëm për javën e 33-t&eu...
SPORT
18 Prill20:49
Jildiz stërvitet sërish veçmas, te Juventusi ka program të diferencuar
Jo vetëm Kenan Jildiz, por edhe Kephren Turam nuk është në gjendjen më të mirë. Në “Continassa”, të d...
SPORT
18 Prill20:30
Napoli i dorëzuar plotësisht, Lacio i jep leksion në shtëpi në ndeshjen e kthimit të Hysajt
Napoli ka hequr plotësisht dorë nga ndjekja e Interit në këto javë të fundit të kampionatit dhe tani rrezikon seriozisht q&eu...
SPORT
18 Prill18:30
E rrallë në Superiore! Gjyqtari mbyll pjesën e parë, kthen papritur ekipet në fushë dhe hap VAR-in
Arbenit Xhemajli është ndëshkuar me karton të kuq, pas një episodi të rrallë në Abissnet Superiore. Gjyqtari Laver Alla ...