SPORT

“Vllaznia e ka vetë titullin në dorë”, ish-kampioni Hoti: Problemi s’janë sulmuesit, skuadra ka humbur freskinë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 07:43

“Vllaznia e ka vetë titullin në dorë”, ish-kampioni

Nga Franca ku jeton prej disa vitesh, për “Panorama Sport” ka folur një prej kampionëve të fundit të vendit me Vllazninë. Erjon Hoti ka analizuar humbjen e fundit të kuqebluve në “final 4” kundër Dinamos, duke e cilësuar si shumë zhgënjyese e ndoshta një goditje psikologjike për ekipin.

Ai thekson se loja e kuqebluve po çalon për momentin, duke mos treguar atë fytyrë që u shfaq në shumicën e edicionit të rregullt. Ndër të tjera ai ka edhe një këshillë dhe motivim për futbollistët e Vllaznisë, tek të cilët ende beson se kanë fatin në këmbët e tyre për të risjellë në Shkodër titullin e munguar prej 25 vitesh tashmë.

Hoti, zhgënjyese kjo humbje e fundit e Vllaznisë kundër Dinamos?

Të them të drejtën, kjo humbje ishte tepër zhgënjyese. Nuk është turp të mundesh nga Dinamo me formacionin e parë, sepse është një ekip i fortë, por të humbësh ndaj tyre kur kanë zbritur në fushë me shumë mungesa dhe me formacion të dytë, kjo është vërtet shqetësuese për një skuadër si Vllaznia. Sidomos kur kemi qenë në krye të kampionatit për pjesën më të madhe të sezonit dhe pretendojmë seriozisht ta rikthejmë titullin në Shkodër pas kaq shumë vitesh.

I “godet” kjo disfatë shpresat e titullit për shkodranët?

Kjo humbje është një goditje e madhe, jo vetëm për pikët që humbëm, por edhe nga ana psikologjike. Në këto momente të sezonit çdo ndeshje ka shumë peshë dhe humbje të tilla ndikojnë te vetëbesimi i ekipit. Megjithatë, mendoj se gara për titull nuk ka përfunduar ende dhe Vllaznia vazhdon ta ketë fatin në dorën e saj nëse reagon si duhet në ndeshjet e mbetura.

Çfarë po “çalon” ndoshta tek ekipi?

Unë mund të flas vetëm për atë që shoh në fushë, sepse problemet e brendshme të klubit nuk i di. Ajo që më bie më shumë në sy është se loja e ekipit ka humbur rrjedhshmërinë që kishte disa javë më parë. Vllaznia nuk po del më shpejt në sulm dhe nuk po krijon të njëjtën freski e fantazi në lojë. Ndoshta mungesat kanë ndikuar shumë, por duket edhe një lodhje fizike dhe mendore e ekipit pas një sezoni të gjatë. Në disa momente lojtarët duken pa energjinë dhe agresivitetin që kishin në fillim të kampionatit.

Problematik fakti se skuadra nuk po arrin të shprehet dhe zhbllokohet në sulm?

Kur një ekip nuk arrin të shënojë gola, padyshim që ka problem, sidomos në këtë fazë ku fitoret janë detyrim. Megjithatë, unë nuk mendoj se problemi është vetëm te sulmuesit. Problemi nis edhe nga lojtarët që duhet të mbështesin repartin ofensiv, sidomos nga krahët dhe mesfusha. Duhet theksuar gjithashtu se Kallaku nuk po kalon një moment të mirë në këto ndeshje të fundit dhe kjo ndikon shumë te loja e Vllaznisë. Kur ai nuk është në formën e tij më të mirë, ekipi humbet fantazinë dhe idetë në sulm. Në 30 metrat e fundit po jemi shumë të paqartë dhe po krijojmë pak raste të pastra.

Një këshillë ndoshta nga ju si një ish-kampion me kuqeblutë?

Këshilla që mund t’u jap nga larg është që këta djem të mos ulin kokën në këtë moment të vështirë, por të bashkohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. Janë po ata lojtarë dhe po ai staf që udhëhoqën kampionatin për një kohë të gjatë dhe që zhvilluan futbollin më të bukur në Shqipëri këtë sezon. Edhe nëse ekzistojnë problemet financiare që po përfliten, këto dy ndeshje duhet t’i luajnë për veten e tyre, për familjet dhe për gjithë Shkodrën. Unë kam besim se ky ekip mund të bëjë kthesën që në ndeshjen me Egnatian. Dua t’i shoh lojtarët duke luftuar deri në fund, me shpirt gare dhe me besim maksimal, sepse askush nuk është më i mirë se ata kur japin maksimumin në fushë.

Vlen vetëm një fitore në duelin e radhës kundër Egnatias?

Për të fituar titullin, normalisht që duhet të luash vetëm për fitore. Nuk duhet të bëjmë llogari me gabimet e kundërshtarëve apo të presim rezultate nga ekipet e tjera. Vllaznia duhet të përqendrohet vetëm te puna e saj dhe të futet në çdo ndeshje me mentalitet fitues. Gjithmonë kemi qenë nën presion dhe shpeshherë të vetëm kundër të gjithëve në këtë kampionat, prandaj duhet edhe më shumë karakter dhe vendosmëri në këto dy sfida finale.

Personalisht, besoni ende tek titulli kampion ashtu siç jeni shprehur edhe më parë?

Po, unë vazhdoj të besoj te titulli. Askush nuk i fali Vllaznisë vendin e parë gjatë sezonit, sepse ai u arrit me shumë punë, sakrificë dhe paraqitje të mira në fushë. Prandaj pse të mos e mbyllin edhe këtë mini-fazë në vendin e parë? Dua t’i bëj thirrje edhe tifozërisë shkodrane që të qëndrojë pranë ekipit në këto momente. E kuptoj zhgënjimin dhe mërzinë pas humbjes me Dinamon, sepse edhe tifozët kanë vuajtur shumë, por futbolli i ka këto momente. Pikërisht tani ekipi ka më shumë nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe besoj se së bashku mund ta shtyjnë Vllazninë drejt titullit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?