EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Përfundimi i sezonit 2025-26 ka lënë pas një shije të hidhur në kampin e Vllaznisë. Edhe pse kuqeblutë ishin pretendentët kryesorë për titull deri në javët e fundit të kampionatit dhe mbajtën gjallë ëndrrën e tifozëve për rikthimin e trofeut në Shkodër, në fund sezoni u mbyll pa asnjë sukses konkret. Një tjetër edicion ku Vllaznia mbetet pranë objektivit madhor, por pa mundur ta prekë atë. Megjithatë, përtej rezultateve sportive, ajo që ka tërhequr vëmendjen në ditët pas mbylljes së kampionatit është heshtja e klubit.
Në futbollin modern është bërë tashmë praktikë e zakonshme që pas përfundimit të sezonit klubet të publikojnë një analizë të shkurtër, një mesazh falënderimi apo një reflektim mbi rrugëtimin e skuadrës. Një komunikim që shërben jo vetëm për të bërë bilancin e vitit sportiv, por edhe për të respektuar tifozët që kanë qëndruar pranë ekipit gjatë gjithë sezonit. Në rastin e Vllaznisë, një gjë e tillë ka munguar plotësisht.
Kanë kaluar tashmë disa ditë nga përfundimi i kampionatit, ndërsa në faqet zyrtare të klubit janë publikuar vetëm njoftime që lidhen me rinovimet apo largimet e futbollistëve. Asnjë reagim për sezonin që u mbyll, asnjë analizë për objektivat e humbur dhe asnjë mesazh drejtuar tifozërisë shkodrane. Kjo mungesë komunikimi ka sjellë jo pak diskutime mes mbështetësve të skuadrës.
Në fund të fundit, tifozët e Vllaznisë kanë qenë ndër asetet më të mëdha të ekipit edhe në këtë sezon, duke mbushur stadiumin dhe duke e ndjekur skuadrën kudo, pavarësisht rezultateve. Ata ishin pranë ekipit në momentet më të mira, por edhe në ato më të vështira, duke mos e kursyer asnjëherë mbështetjen për ngjyrat kuqeblu. Pikërisht për këtë arsye, një falënderim i thjeshtë apo një mesazh reflektimi nga ana e klubit do të ishte minimumi i pritshëm.
Jo domosdoshmërisht për të justifikuar dështimin në garën për titull, por për të treguar respekt ndaj një tifozerie që vazhdon të besojë dhe të mbështesë ekipin pa kushte. Në një kohë kur komunikimi me tifozët është bërë pjesë e rëndësishme e futbollit modern, heshtja e Vllaznisë pas mbylljes së sezonit mbetet një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Hakan Çalhanollu duket se do të transferohet te Fenerbahçe, nëse kandidati për president Hakan Safi fiton sot zgjedhjet. Për...
Vdekja e Fatjon Bunjaku ka tronditur Elbasanin. Shokët e skuadrës shfaqen të prekur me reagimet e tyre në rrjetet sociale. Isi Manellari&...
Futbolli shqiptar dhe kosovar është zgjuar me një lajm të rëndë. Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka humbur jetën t...
Një aksident me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas m...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbaruar miqësoret e qershorit dhe tashmë do të kthehet përsëri në fushën e loj&eum...
Pas humbjes 0-1 në miqësoren e dytë ndaj Luksemburgut, trajneri i Kombëtares, trajnerri italian Rolando Maran, ka analizuar startin e tij n&...
Shqipëria po zhvillon këtë të shtunë ndeshjen e dytë miqësore nën drejtimin e teknikut të ri, Rolando Maran, vet&eu...
Kombëtarja në 20:00 në Arenën Kombëtare do të sfidojë Luksemburgun në ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Trajn...
Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të ...
Pak ditë para nisjes së Botërorit 2026, një nga krizat më të mëdha jashtë fushës së lojës ka gjetur zgj...