Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...

Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro të hënën u këmbye me 111.31 lekë, në rritje me 0.49 lekë krahasuar me ditën e premte. Rritja e euros në pikat e këmbimit valutor u theksua veçanërisht në gjysmën e dytë të të premtes, ndërsa ka vijuar më e lehtë edhe këtë të hënë.
Në gjysmën e parë të muajit maj, euro shënoi një rënie të mëtejshme ndaj lekut, duke arritur vlerat më të ulëta historike.
Në datën 11 maj, kursi i këmbimit euro-lek arriti nivelin prej 110.63 lekësh, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia i detyrohej prurjeve të mëdha të valutës në treg. Rritja e ofertës së euros mund të shpjegohet pjesërisht me theksimin e faktorit sezonal dhe rritjen e turizmit hyrës, por edhe me zgjedhjet lokale.
Sipas ekspertëve, periudhat parazgjedhore shoqërohen me rritje të flukseve valutore dhe e njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe këtë vit, duke e çuar kursin e euros drejt rekordeve të reja në rënie.
Në ditët e fundit, megjithatë, kjo rënie është korrigjuar disi dhe kjo koincidon me përfundimin e fushatës zgjedhore. Sipas agjentëve të këmbimit, në gjysmën e dytë të javës së kaluar u vërejt një rritje e kërkesës për euro në treg.
Rënia e euros në nivelet më të ulëta historike mund të ketë rritur kërkesën për monedhën europiane nga subjektet që kanë nevoja për valutë, të lidhura me biznesin, shlyerjen e kredive në euro, udhëtime jashtë vendit, etj.
Një fenomen i ngjashëm u vërejt edhe në fund të vitit 2022. Pasi kursi i euros preku nivelin më të ulët historik, në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të janarit u vërejt një kërkesë e lartë për të dhe ringritje e shpejtë, ndonëse e përkohshme, e kursit euro-lek.
Në atë rast, rritja u nxit edhe nga një injektim shumë i madh i lekut në treg nga qeveria shqiptare, që e shpenzoi të gjithë deficitin e planifikuar në muajin dhjetor, duke e përqendruara sidomos në ditët e fundit të muajit.
Për momentin, kursi i euros është rimëkëmbur disi, por sidoqoftë ngelet ende pranë niveleve minimale historike dhe agjentët bendojnë se në afatin e shkurtër monedha europiane do të qëndrojë në pozita të dobëta, duke pasur parasysh efektin e pritshëm sezonal.
Sidoqoftë, frenimi i rënies së euros iu jep për momentin një lloj frymëmarrjeje sektorëve eksportues të ekonomisë, që po përballen me humbje të konsiderueshme nga forcimi i lekut. Krahasuar me një vit më parë, monedha vendase është mbiçuar me rreth 8% në kursin e këmbimit me euron. /Monitor

Raportohet se ka shenja të një krize mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez. Thashethemet përfshijnë edhe nënën e Ronaldo...
Gjermania po i jep “mbështetje të plotë” anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, ka thënë...
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e edicionit të 67-të të ‘Eurovision Song Contest’, kompeticionit më t&...
Post “Big Brother VIP” përballi edhe njëherë banorët e programit më të ndjekur në Shqipëri, ku nuk munguan...
BRITANI E MADHE- Shqipëria zë vendin e 5 nga fundi në Eurovision, fiton Suedia! Në një betejë të ngushtë pikësh m...
Ashtu siç edhe ka premtuar, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, është shfaqur aktiv në rrjetin ...
Ishte padyshim një ndër dasmat më të përfolura publike, por jo vetëm. Pavarësisht se kanë kaluar vetëm disa dit&e...
Shqipëria është rikthyer pas dy vitesh në finalen e Eurovizionit. Dhe rikthimi ishte emocionues. Në gjysmëfinalen e dytë t&...
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillNë këtë periudhë po vini veten në linjë në projekte shumë kërkuese...
Artisti Luiz Ejlli përmendi gjatë intervistës në “Më lër të flas” edhe ish-partneren. Ejlli zbuloi se nuk &eum...