
Në ditët e sotme, televizioni shqiptar dhe platformat online po përballen me një sfidë serioze, luftën për vëmendjen e publikut. Një video nga një prej emisioneve më të klikuara “Për’Puthen’ është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, por që në fakt duhet të hapë një debat të madh mbi cilësinë e përmbajtjes.
“Çunak-pjeshkë” është një nga shprehjet e përdorura së fundmi nga një konkurrente e “Për’puthen”.
Edhe pse numëron me qindra shikime, përmbajtja që përcillet nuk është asgjë më pak se degradim i programacionit televiziv.
Në vend që të promovohen vlera kulturore, edukative apo argëtim cilësor, publiku përballet me skena dhe mesazhe që banalizojnë diskursin mediatik. Ky fenomen, i diktuar nga etja për klikime dhe fitime, po rrezikon të deformojë perceptimin kulturor, sidomos te të rinjtë.
“Për’puthen”, i paketuar si reality show dashurie, realisht po edukon publikun me fjalor që ul nivelin e debatit dhe cenon seriozisht gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Në këtë kontekst, klikimet dhe shikueshmëria nuk mund të justifikojnë dëmin që i bëhet shoqërisë. Në vend që televizioni të mbetet një hapësirë për informim, reflektim dhe ngritje intelektuale, ai po kthehet gjithnjë e më shumë në një arenë ku skandalet dhe momentet e ulëta marrin vëmendjen kryesore.
Publiku ka një rol të rëndësishëm në këtë dinamikë. Duke klikuar dhe shpërndarë, ne i japim oksigjen këtij lloj programacioni. Por nëse kërkesa për përmbajtje më cilësore rritet, edhe prodhuesit e medias do të jenë të detyruar të ndryshojnë qasje. Përballë një modeli të tillë, ne si shikues kemi dy zgjedhje: ose të pranojmë degradimin si normë, ose të kërkojmë nga mediat dhe autoritetet përkatëse një standard më të lartë të përmbajtjes që transmetohet.
Në fund, pyetja që mbetet është: a do të lejojmë që klikimet të bëhen matësi kryesor i kulturës sonë, apo do të kërkojmë që televizioni dhe rrjetet sociale të jenë pasqyrë e vlerave më të mira që kemi për të ofruar?
Dhe a ka ardhur koha që shikuesit të kërkojnë më shumë se thjesht spektakël të zbrazët nga ekrani?/piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
17 Shtator20:56
Indentikiti i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës!
Nga Bledian Koka
Ogerta Manastirliu është kandidatja më e dobët që Partia Socialiste mund të zgjidhte për Kryetare të...
SOCIALE
17 Shtator17:16
Çfarë ndodhi me 7 mrekullitë e botës së lashtë?
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë ishin një koleksion strukturash të admiruara nga shkrimtarët dhe udhëtarët...
SOCIALE
17 Shtator16:47
12 kuriozitete nga bota, që nuk duhet t'i humbni
1. Popujt e Lindjes së Lashtë njihen ndër shpikësit dhe zbuluesit më të mëdhenj në disa fusha shkencore. Arritjet e...
SOCIALE
17 Shtator16:44
Zhduket nga Muzeu i Kajros, byzylyku i një faraoni!
Një byzylyk ari është zhdukur nga laboratori i restaurimit të Muzeut të Kajros në Sheshin Tahrir, i cili për vite me radh&eum...
SOCIALE
17 Shtator16:18
"Si të humbasësh një djalë në 10 ditë": Kate Hudson rikrijon pamjen ikonike
Për kulturën pop të viteve 2000, një nga pamjet më ikonike është, pa dyshim, fustani saten i verdhë i veshur nga Kate Hu...
SOCIALE
17 Shtator16:15
A po i çmend njerëzit ChatGPT-ja?
ChatGPT-ja, softueri i inteligjencës artificiale po nxit episode paranojake te përdoruesit, disa prej të cilave kanë përfunduar në...
SOCIALE
17 Shtator16:12
Telefonat në shkolla, Suedia vendos ndalimin nga vjeshta 2026
Suedia ka ndërmarrë një hap drastik për të përmirësuar kushtet e të nxënit dhe sigurinë e fëmijëve n...
SOCIALE
17 Shtator16:01
Njihuni me shenjat që do të kenë një periudhë me shumë fat
Binjakët
Nga data 11 gusht, mendimet rrjedhin lirshëm dhe do të shihni se si ato përkthehen në para. Trini Hënë-Venus ju jep...
SOCIALE
17 Shtator11:13
“Në Shkodër ka pedagogë të lidhur me krimit”, Muka: Shumë shpejt pritet të dalin abuzime të mëdha të drejtuesve
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, komentoi Raportin e Kontrollit ...
SOCIALE
17 Shtator10:23
Qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, por shqiptarët do të paguajnë prapë nga xhepi. Çfarë parashikon ligji i ri për mbetjet
Në një nismë të re ligjore, qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë eur...