Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët dyshohen për trafikimin të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç dhe B. J., 40 vjeç, të tre shtetas kosovarë.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim H. C., lindur dhe banues në Kukës, dhe G. O., lindur në Kosovë dhe banues në Ontario, Kanada. Të pesë këta shtetas akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Sipas hetimeve, lënda narkotike sigurohej në Ontario të Kanadasë dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në një hapësirë të posaçme të modifikuar në një automjet të porositur për t’u blerë në Kanada. Pas mbërritjes në Shqipëri, dyshohet se droga shpërndahej më tej në territorin shqiptar dhe në Kosovë.
Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në Portin e Durrësit, ku sekuestruan 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të njohur në treg me emërtimin “Gelato”, me peshë totale rreth 80 kilogramë dhe me përmbajtje të lartë THC.
Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu tre automjete, pesë aparate celularë dhe rreth 11 mijë euro në cash. Policia vlerëson se vlera e lëndës narkotike të sekuestruar në treg arrin në rreth 1 milion euro.
Durrës – Finalizohet operacioni policor “Anchor”
Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë.
Sekuestrohen rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe vlerë tregu rreth 1 milion euro.
Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, strukturat e Doganave, si dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Anchor”, rezultat i një hetimi të thelluar të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, në kuadër të një procedimi penal.
Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe të koordinuara, u bë i mundur dokumentimi i një skeme të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim, ku u sekuestruan, në Portin e Durrësit, 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e njohur në treg me emërtimin “Gelato”, me peshë totale rreth 80 kilogramë dhe me përmbajtje të lartë THC.
Gjithashtu, u sekuestruan 3 automjete, 5 aparate celularë dhe rreth 11 000 euro cash.
Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1 milion euro.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Ontario, Kanada, dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në një vend të posaçëm të modifikuar në një automjet të porositur për blerje në Kanada.
Po nga hetimet dyshohet se, pas mbërritjes në Shqipëri, lënda narkotike shpërndahej më tej në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në vijim të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 3 shtetasve:
T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç, dhe B. J., 40 vjeç, të tre shtetas kosovarë.
Këta shtetas u arrestuan si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, u shpallën në kërkim shtetasit H. C., lindur dhe banues në Kukës, dhe G. O., lindur në Kosovë dhe banues në Ontario, Kanada, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se personat e përfshirë kishin role të përcaktuara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe më tej drejt Kosovës.
Operacioni “Anchor” është rezultat i një hetimi të zhvilluar në vijimësi dhe i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave policore, autoriteteve doganore dhe organit të Prokurorisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë, vijon intensivisht veprimet hetimore me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e plotë të rolit të secilit prej tyre.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Janë zbardhur detajet e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil...
Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novosel&eum...
Trafik i rënduar është krijuar në hyrje të Elbasanit, në aksin Elbasan-Tiranë, si pasojë e fluksit të lartë ...
Administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të dëbojë nga Shtetet e Bashkuara një shqiptar të Kosovës që e p&e...
Sali Berisha deklaron se një qeveri e ardhshme e PD-së do të ndjekë një politikë me “zero tolerancë” ndaj krimi...
Pushimet kthehen në tragjedi: një i ri nga Nisa e Francës vritet në Shqipëri. I ardhur në Nisë në moshën 11-vje&c...
Nga Tom Kelly, DAILY MAIL Katër vjet më parë, një mbrëmje pranvere, qetësia e një rruge pa krye në Bristol u shk...
Rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se në Laknas, në rrugën &...
Një tjetër shok i 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë pak ditë më parë në Ksamil, ...
I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçarit Klaus Gjergji, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti në det,...