Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në ditët më me masivitet mbi 100 mijë qytetarë.
Ato kanë vrarë frikën dhe kanë yshtur të ngrenë zërin edhe profesionistët, përfaqësuesit e shtresës së mesme, njerëzit me dije që e kanë kuptuar se një një shtet autoritarist mendimi i tyre nuk ka vlerë. “Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më“ kanë shkruar së fundi në një peticion 212 arkitektë, urbanistë, planifikues, inxhinierë, pedagogë, studiues dhe profesionistë të zhvillimit territorial janë bashkuar për të tërhequr vëmendjen për mënyrën se si po ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë. Në thelb të shqetësimit të tyre qëndron mënyra se si Rama dhe një grusht i vogël njerëzish pranë tij marrin vendimet pëe arkitekturën urbanistikën dhe modelin e zhvillimit.
“Çështja jonë e përbashkët themelore nuk është vetëm çfarë ndërtohet, por kush vendos, mbi bazën e cilit instrument planifikimi, përmes cilës procedure ligjore dhe në interes të kujt merret vendimi”
thuhet në deklaratë në të cilën kërkohet që planifikimi territorial të rikthehet në një proces publik, shkencor dhe demokratik, që orienton zhvillimin, koordinon politikat dhe menaxhon konfliktet mbi përdorimin e tokës, duke mbrojtur mjedisin, trashëgiminë kulturore, të drejtat e pronës dhe interesin publik afatgjatë.
Po ku është ndryshimi me periudhën para protestave?
Në shkurt të këtij viti me një letër të hapur botuar në Lapsi.al, akritekti i njohur Astrit Nixha, me karrierë 30 vjeçare, i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare, drejtues mbi 20 vjet i studios Anarch në Prishtinë e Tiranë, ndërmorri një akt të rrallë për një shoqëri si kjo e jona. Karshi fenomenit poshtërues për arkitektët shqiptarë, të cilët janë përjashtuar de facto nga e drejta për të konkurruar për projekte të të rëndësishme arkitekturore, në një realitet ku në 10 vitet e fundit gati 100 përqind e ndërtesave publike e atyre private (me një ligj të pashkruar asnjë investitor nuk merr dot leje ndërtimi nëse për projektin arkitekturor nuk ka paguar një studio të përcaktuar nga Edi Rama personalisht), Astrit Nixha vendosi të dorëzojë licensën e tij të arkitektit si një akt dinjiteti dhe përgjegjësie profesionale e shoqërore. “Është refuzim i rolit të rremë brenda një shfaqjeje që vazhdon prej vitesh: shfaqja ku politika luan rolin e arkitektit, ekonomia luan rolin e urbanistit, kurse arkitekti shtyhet në fund si “vizatues”… Unë nuk e kam luksin të ndryshoj shoqërinë vetëm; askush nuk e ka. Por kam detyrimin të mos e mashtroj veten, të mos bëj sikur jam arkitekt në një sistem ku arkitekti trajtohet vetëm si dorë teknike”. shkruante atëherë Nixha.
Por ndonëse një masë e madhe profesionistësh ishin krejtësisht dakord me aktin e tij dhe shumë prej tyre i shkruan redaksisë sonë se solidarizoheshin me këto shqetësime, askush nuk doli ta bëjë këtë publikisht.
Ndërsa sot, revolucioni i flamingove duket se e ka vrarë përfundimisht frikën. 212 profesionistët e ndërtimit dhe urbanistikës kanë dalë hapur me emrër dhe mbiemër për të denoncuar drejtimin autokratik të këtij sektori nga Edi Rama.
“Vendimmarrja e cila është centralizuar dhe ka shkuar drejt Këshillit Kombëtar të Territorit (…) ka sjellë edhe përjashtimin e ekspertizës vendase dhe futjen e arkitektëve të huaj pa konkurs” ka shpjeguar për Citizens një nga firmëtaret e këtij peticioni Dorina Musai. Po për të njëjtën media arkitekti Fjoralb Shehi, gjithashtu firmëtar ka deklaruar se një prej shkaqeve që i ka afruar profesionistët është ndjenja e pafuqisë përballë mënyrës së marrjes së vendimeve. “Jemi ndjerë të pafuqishëm përballë të gjithë kësaj vendimmarrjeje dhe e kemi parë shumë alarmuese mënyrën sesi po merren të gjitha këto vendime”, ka theksuar ai Shehi. Target i reagimit të tyre ka qenë edhe libri “Albanian Files” ku Edi Rama u mundua të grupojë të gjitha punët e star arkitektëve ndorkombëtarë përmes të cilëvë ai u përcakton kullat dhe resortet klientëve të tij ndërtues.
“Prestigji i autorit të projektit nuk mund të zëvendësojë ligjshmërinë, transparencën dhe cilësinë e tij. Çdo projekt me ndikim territorial duhet të vlerësohet nga procesi që e prodhon, ndikimi që krijon dhe interesi që përfaqëson”
Planifikuesja urbane Greta Disha e konsideron debatin e krijuar pas “The Albanian Files” një mundësi për të rikthyer vëmendjen te mënyra e zhvillimit të territorit.
“Nuk jam e surprizuar që në ‘The Albanian Files’, qeveria i paraqet dhe me krenari”, thotë Disha, duke shtuar se arkitektët vendas janë pozicionuar gjithnjë e më dobët
Pra ky reagim intelektual, shumë me vlerë për një nga sektorët më të centralizuar ku duken qartë prirjet autokratike, shkon përtej arkitekturës dhe urbanistikës. Ai është një akt i qartë i zgjimit që i ka bërë protesta shoqërisë shqiptare. Një ndër të mirat e pamohueshme të saj është se profesionistët kanë filluar të flasin. Pushteti e ka humbur fuqinë për ti dënuar ata me heshtje. Fryt i kësaj situate të re është edhe peticioni i 212 prej tyre./ Citizens
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se kombinimi i formave të protestës është i domosdoshëm për rrëzimin e Edi Ram&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, deklaroi se pakënaq&eum...
Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me deklaratën e arkitektëve, urbanistë...
Qeveria shqiptare planifikon ta reduktojë numrin e bashkive nga 61 në 46, por kritikët druhen se reforma do të thellojë izolimin e ko...
Zhvillohet mbahet sot protesta e 84-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët pritet të mblidhen sërish përpara ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Itali për ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”,...
Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë me Bashkinë e Lushnjës ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qyt...
Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre në ditën e 83-të të protestës. Një aktiviste gjatë fjal&eu...
Përshëndetje të gjithëve, jam një aktivist nga Milano. Kemi marrë pjesë çdo fundjavë e tutje në grupin e Mi...
Gjatë protestës kundër qeverisë, një qytetare ka lëshuar akuza dhe ironi të forta ndaj zyrtarëve të mazhorancë...