Autoritetet e kontrollit ushqimor në Slloveni kanë urdhëruar tërheqjen nga tregu të një sasie specash të importuara nga Shqipëria dhe paralajmëruan qytetarët të mos i konsumojnë.
Sipas analizave të kryera më 26 gusht, në ngarkesën e ardhur nga Shqipëria u gjetën tre substanca të rrezikshme pesticidesh. Për këtë arsye, përmes sistemit europian të sigurisë ushqimore RASFF, Sllovenia ka lëshuar një “njoftim alarmi”.
Kujtojmë se edhe në korrik, autoritetet sllovene kishin bllokuar një tjetër ngarkesë specash shqiptare, ku u konstatuan sasi pesticidesh mbi normën e lejuar.
Kjo ngre pyetje të mëdha: Si arrijnë këto produkte të kalojnë kufirin dhe të dalin në tregjet e huaja me mbetje të ndaluara kimikatesh? Por ku çalon dhe ku këputet zinxhiri i sigurisë ushqimore?
Kontrolli 1
Para se specat shqiptarë të shiten në treg, përgjegjësia e parë bie mbi specialistët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, të cilët duhet të verifikojnë përdorimin e pesticideve gjatë procesit të kultivimit.
Kontrolli nuk duhet të kufizohet vetëm te fermerët por edhe tek pikat e shitjes së pesticideve duhen monitoruar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe institucionet përkatëse, për të siguruar që në treg nuk qarkullojnë produkte të palejuara apo të futura kontrabandë – një problem i evidentuar shpesh nga ekspertët dhe që doli në pah edhe me ngarkesën e mandarinave të bllokuara në Kroaci në fund të vitit 2024.
Një tjetër detyrim u takon vetë farmacive bujqësore, të cilat duhet të udhëzojnë fermerët mbi mënyrën e përdorimit dhe dozimin e saktë të pesticideve, në varësi të kulturës bujqësore.
Kontrolli 2
Në procesin e eksportit të produkteve bujqësore, pas fermerit hyn në lojë grumbulluesi, i cili mbledh mallin dhe e dërgon drejt kompanisë eksportuese. Ai duhet të lëshojë faturë, në mënyrë që origjina e produktit të identifikohet lehtësisht në rast se lindin probleme më vonë. Shpesh, grumbulluesi dhe eksportuesi janë i njëjti subjekt, gjë që rrit përgjegjësinë.
Para se të kalojë kufirin, produkti duhet të kontrollohet nga AKVMB, ku agronomi përkatës jep certifikatën fitosanitare që konfirmon pastërtinë e tij. Përveç kësaj, kompania eksportuese është e detyruar të kryejë analizat e veta për sigurinë dhe përmbajtjen e pesticideve. Pa këto dy vula – nga autoriteti dhe nga vetë eksportuesi – produkti nuk mund të dërgohet jashtë vendit.
Megjithatë, rasti i specave të kapur në Slloveni me mbetje të rrezikshme ngre pikëpyetje serioze: nëse kontrollet janë kryer, si arriti ngarkesa të kalojë? Kjo situatë lë hapur dyshimet se analizat mund të kenë qenë fiktive ose nuk janë bërë siç duhet.
Kontrolli 3
Detyra e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është të ndjekë zinxhirin e origjinës sa herë që një ngarkesë shqiptare kthehet mbrapsht për shkak të pesticideve. Ky hetim duhet të nisë nga fermeri – për të parë nëse ka përdorur lëndë të miratuara dhe në dozat e lejuara – dhe të shkojë deri te farmacitë bujqësore që i kanë shitur produktet kimike.
Nëse rezulton se janë përdorur substanca të ndaluara, mbetet pyetja: si kanë hyrë ato në tregun shqiptar, kur nuk figurojnë në listën e Ministrisë së Bujqësisë? Dhe cili është mekanizmi që i sjell kontrabandë?
Një tjetër hap i domosdoshëm është të verifikohet nëse fermeri e ka dërguar gjithë prodhimin në eksport apo një pjesë të tij e ka shitur edhe në tregun vendas. Në rastin e dytë, produkti duhet të bllokohet ose konsumatorët të paralajmërohen, ashtu siç bëri Sllovenia.
Ky fenomen nuk është i ri: vetëm nga janari deri sot janë regjistruar 21 raste të produkteve shqiptare të refuzuara jashtë vendit për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa në disa raste është konstatuar edhe salmonela, sidomos tek produktet e peshkut. Shumicën e njoftimeve i ka dhënë Kroacia.
Ngarkesat e kontaminuara u kapën nëpër kufijtë e huaj, por nëse do të ishin hedhur në tregun vendas, sot ato produkte do të ishin konsumuar nga vetë shqiptarët. Specat me pesticide do të kishin përfunduar në pjatat e fëmijëve, në tryezat e familjeve dhe në ushqimin e të moshuarve. Ky fakt ngre një pikëpyetje serioze: sa i sigurt është ushqimi që ne vetë konsumojmë çdo ditë?
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Shtator11:52
Nga FBI te Pekini/ Si Duçka, këshilltari i Ramës, i shiti informacionet kinezëve
Dosja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ka marrë zhvillime të reja pas publikimit të raportit të inspektorit të p&...
AKTUALITET
7 Shtator11:08
I penduari’ i SPAK Nuredin Dumani/ Probleme me zemrën apo tentativë helmimi
Nuredin Dumani, bashkëpunëtori më i rëndësishëm i drejtësisë në vitet e fundit dhe personi që ka zbuluar rrjet...
AKTUALITET
7 Shtator10:42
Liverpuli ka gati emrin që zëvendëson Salah, të kuqtë hedhin sytë drejt Bajernit
Sikur të mos mjafonte merkato stratosferike e sapombyllur e verës, Liverpuli po planfikon edhe lëvizjet e së ardhmes. Mbi të gjitha &eu...
AKTUALITET
7 Shtator10:14
Detaje/ Mbante me forcë në banesë të dashurën e mitur
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili akuzohet se mbante të izoluar në banesën e tij një...
AKTUALITET
7 Shtator10:12
Grushta dhe kapje për flokësh/ Plas sherri në Astir
Mbrëmjen e djeshme, tre vajza janë bërë protagoniste të një sherri në publik, në zonën e Astirit në ktryeqytet...
AKTUALITET
7 Shtator09:54
EMRI/ Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari në Durrës
Një 33-vjeçar nga Durrësi, Enea Zeqiri, u arrestua në flagrancë nga policia pasi dyshohet se mbajti me forcë në banes&eum...
AKTUALITET
7 Shtator09:01
Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët, ja çfarë ndodhi me Nuredin Dumanin! Mbërriti në gjendje të rëndë
Nuredin Dumani, një nga dëshmitarët që SPAK, e ka si “xhevahirin” rezervë në të paktën 11 dosje për K...
AKTUALITET
7 Shtator08:53
Ekstradohet nga Republika Domenikane i shumëkërkuari Soni Pepa. Policia “blindon” Rinasin
Është ekstraduar në orët e para të mëngjesit të së dielës nga Republika Domenikane, i shumëkërkuari nga...
AKTUALITET
7 Shtator08:31
“Ishin 4 agjentë”, mësuesi rrëfen si u zhvatën banorët e Divjakës nga "firmat piramidale" online
Josif Kruti, banor i qytetit të Divjakës ka rrëfyer në “Terminal” detaje nga mënyra sesi qindra bashkëqytetarë ...
AKTUALITET
7 Shtator07:26
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Sot, më 7 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 97.4 lekë...