Nisin hetimet për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, pezullohet efektivi pas dhunës ndaj protestuesit
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...

Dikur treni nisej në 7 pa 5, ndërsa sot, treni as nuk niset e as nuk ekziston. Një nga projektet më të mëdha që nuk është realizuar gjatë vitit 2024 ka të bëjë me rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Durrës–Terminali i Pasagjerëve Tiranë.
Edhe pse ky projekt është shpallur prej vitesh si një nga investimet strategjike të transportit hekurudhor në vend, pjesë të rëndësishme të tij nuk kanë nisur përgjatë vitit 2024.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës është sot institucioni me peshën më të madhe të investimeve publike në Shqipëri, me buxhetin më të madh të akorduar gjatë mandatit të katërt qeverisës, por rezulton njëkohësisht edhe me numrin më të lartë të projekteve të parealizuara për vitin 2024.
Referuar raportit të monitorimit që ka publikuar Qendresa Qytetare, të dhënat zyrtare nga Programi Buxhetor Afatmesëm 2024–2026 tregojnë se plot 210 projekt-investime, të parashikuara dhe të buxhetuara për vitin 2024, nuk kanë nisur asnjëherë përgjatë këtij viti.
Vlera totale e këtyre projekteve të parealizuara arrin në 11,956,313,051 lekë, një shifër që ngre shqetësim serioz mbi planifikimin, kapacitetin e zbatimit dhe përgjegjësinë institucionale.
Mosrealizimi prek gjithashtu ndërtimin e segmenteve të ndryshme rrugore dhe projekte të tjera infrastrukturore, duke krijuar një zinxhir vonesash që shtyjnë për vite me radhë përfitimet e premtuara për qytetarët dhe ekonominë.
Dështimi më i madh dhe më problematik lidhet me sektorin e ujësjellësve.
Nga 210 projekt-investime të parashikuara për vitin 2024, por të parealizuara, 112 projekte rezultojnë të jenë për ndërtimin, mirëmbajtjen apo supervizionin e ujësjellësve në zona të ndryshme të vendit. Vlera totale e buxhetuar për këto projekte vetëm për vitin 2024 ishte 3,318,154,485 lekë, fonde që nuk u përkthyen në asnjë investim konkret.
Një nga rastet më domethënëse është ai i Vlorës, qytet që gjatë vitit 2024 u përball edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për disa ditë radhazi. Për këtë qytet ishin parashikuar tre projekte për ndërtimin dhe përmirësimin e ujësjellësit: ndërtimi dhe supervizionimi i ujësjellësit transballkanik, si dhe studim-projektimi për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Vlorës. Asnjë prej këtyre projekteve nuk u realizua gjatë vitit 2024.
Pasojat e këtyre mosrealizimeve nuk janë thjesht statistika, por dëshmohen qartazi në mënyrën se si ndikojnë jetën e qytetarëve dita-ditës.
Vonesa e investimeve në sektorë kyç si infrastruktura do të thotë probleme të përditshme me ndërprerje të furnizimit me ujë, mungesë sigurie në rrugë, vonesa në zhvillimin urban dhe kosto të shtuara për vitet pasardhëse. Projekte të domosdoshme që nuk nisin në kohë krijojnë një efekt zinxhir, ku çdo vonesë sot përkthehet në shpenzime më të mëdha dhe probleme më të thella në të ardhmen.
Fondet publike janë të kufizuara dhe nevojat infrastrukturore janë të mëdha. Mosrealizimi i projekteve të buxhetuara dëshmon mënyrën se si planifikohen investimet dhe si mbikëqyret zbatimi i tyre. Miliarda lekë mbeten të pashpenzuara dhe projektet nuk nisin, duke reflektuar se problemi nuk është mungesa e fondeve, por mungesa e zbatimit dhe e përgjegjësisë.
Por mesa duket, për ministritë, vonesat dhe mosnisja e projekteve të parashikuara e të premtuara jo vetëm që nuk përbëjnë problem, por as nuk shqetësohet askush për llogaridhënien.
I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto, avokati Përparim Çaça tha se çështja e ish-ministres Belinda Balluku ësht...
Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka bërë një analizë të detajuar m...
Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt. Proje...
Një çështje penale që bën fjalë për arrestimin e oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan, ka sjell&eum...
Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë i dënuari i ...
“Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një...
Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), ...
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras&nd...
Qemal Draçini ishte kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues. Lindi në Shkodër më 6 mar...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërk...