Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto, avokati Përparim Çaça tha se çështja e ish-ministres Belinda Balluku është një pikë kthese që jo vetëm parashikon një fund politik më të shpejtë se sa pritej për të, por sinjalizon se hetimet kanë arritur “brenda në Kryeministri” dhe se tashmë “nuk ka shpëtim”.
Avokati argumentoi se kryeministri Rama mund të jetë i detyruar “ta lëshojë” Ballukun, pas një taktike të dështuar për të testuar tolerancën e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Kalimi i SPAK nga kërkesa për pezullim në kërkesë për arrestim, shënon një përshkallëzim të situatës.
Tashmë, sipas Çaçës, SPAK është i bindur t'i shkojë çështjes deri në fund, pavarësisht vendimeve politike. Në këtë kontekst, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e ish-ministres merr një rëndësi që e tejkalon rastin konkret.
Më shumë sesa për fatin e Ballukut, vendimmarrja e Kushtetueses shihet si thelbësore për të krijuar një precedent ligjor për të ardhmen.
Gjykata duhet të japë një përgjigje shteruese mbi çështje themelore si cënimi i parimit të ndarjes së pushteteve dhe konflikti i kompetencave midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv. Pra, beteja juridike është më e madhe se një emër i vetëm.
E gjithë kjo situatë nuk mund të shihet e shkëputur nga një panoramë më e gjerë ekonomike dhe politike. Analisti thekson se partnerët ndërkombëtarë janë plotësisht në dijeni të problematikës së kapitalit me origjinë të dyshimtë që financon sektorin e ndërtimit dhe ekonominë informale në vend.
“Vazhdon paraja e zezë në këtë vend të mbushë gropa e të ngrejë gradaçela,” tha avokati, duke nënvizuar se një situatë e tillë është e pamundur pa një lidhje të fortë midis politikës vendimmarrëse dhe karteleve kriminale.
Deklarata e plotë
“Rama do ta lëshojë dhe Ballukun. Kështu kështu mendoj unë. Pra, e ka bërë të gjitha tentativat, ishte një taktikë për të parë nëse faktori ndërkombëtar, dhe këtu kur themi faktori ndërkombëtar flas për përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, mund të kishin një tolerim përsa i përket zonjës Balluku në lidhje me mosdhënien po themi të autorizimit.
Por nëse do të ndodhi një gjë e tillë, unë besoj që fundi i tij do të jetë shumë herë më i shpejtë sesa ne që kishim menduar për, ndoshta në muajt e parë po themi, apo nga nga marsi, nga prilli. Kështu që duket realisht që ka një përplasje edhe me me faktorin ndërkombëtar në lidhje me këtë pikë.
Nuk kanë të njëjtën qasje, të njëjtën po themi, këtu ishim në rastin e zotit Berisha, ishte një shpejtësi marramendëse, po themi për marrjen e e vendimit nga Këshilli i Mandateve.
Nuk e kuptojmë fare se si mund të lësh një komision, i cili ndërpret punimet dhe nuk ka datë. Nuk ka rëndësi. Ka gjithmonë një datë të afërt, po themi, mund të ishin pushime, tre ditë, katër ditë, pesë ditë.
Masat e sigurimit janë masa të karakterit emergjent, nuk mund të presim pafundësisht. Pra në çdo moment, pra SPAK thotë që çdo ditë, çdo orë që kjo zonja qëndron në këtë post, prandaj kërkoj pezullimin në çdo kohë, do të thotë që prish provat, rrezikon po themi hetimin në përgjithësi sepse e gjitha është në funksion të hetimit.
Kështu që SPAK jam i bindur që do t'i shkojë absolutisht deri në fund kësaj situate. Nuk e shpëton qoftë edhe po mos i jap po themi autorizimin. Por tashmë e gjitha po themi vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese është më shumë për efekt po themi të praktikës gjyqësore, po themi ose më mirë të themi të praktikës së Gjykatës Kushtetuese për raste të tjera, sesa për rastin e izoluar pra Balluku në rastin konkret, sepse tashmë ka rënë, pra nuk kemi, nuk kërkon më SPAK pezullim, SPAK kërkon të arrestojë, pikë. Pra është një situatë totalisht tjetër.
E gjitha kjo është vetëm thjesht përsa i përket këtij faktit që do të duhet që Gjykata Kushtetuese të japë një përgjigje shteruese në lidhje me faktin që ka cënim të parimit të ndarjes së pushteteve?
Ka po themi konflikt kompetencash midis këtyre dy institucioneve, pra po flasim pushtetin gjyqësor edhe pushtetin ekzekutiv, dhe nëse është cënuar garancia kushtetuese e një anëtari të qeverisë, pra të kabinetit qeveritar i cili ka të njëjtin imunitet me atë të deputetit.
Kështu që kjo ka më shumë rëndësi përsa i përket aspektit juridik sesa përsa i përket rastit të Ballukut. Shiko edhe për ta përmbledhur po themi dhe atë pjesën për deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këta, i rren mendja disa herë që Shtetet e Bashkuara nuk e di se çfarë shteti kanë krijuar. Pra nuk e dinë shumë mirë se çfarë shteti kanë krijuar në kuptimin e asaj se nga vjen ky kapital? Çfarë ndodh me zonat luksoze në Tiranë? Çfarë ndodh në sektorin e ndërtimit?
Ta mendojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë informacion? Që ajo para që është atje, ai kapital atje, vjen dhe futet këtu? Pra nuk mund të bësh, po themi në rastin konkret, të ndërtosh, të jesh një vend i zhvilluar, të jesh një vend demokratik, duke qenë një me një ekonomi kaq informale sa ç'është ekonomia jonë.
Vazhdon paraja e zezë në këtë vend të bëjë të të mbushë gropa, të të të të ngrejë gradaçela e të tjera e të tjera.
Është e pamundur që e gjithë kjo, kjo situatë mos jetë midis, po themi, një lidhje të fortë midis politikës, po flas në kuptimin e politikës vendimmarrëse, edhe këtyre karteleve".
Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka bërë një analizë të detajuar m...
Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt. Proje...
Një çështje penale që bën fjalë për arrestimin e oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan, ka sjell&eum...
Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë i dënuari i ...
“Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një...
Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), ...
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras&nd...
Qemal Draçini ishte kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues. Lindi në Shkodër më 6 mar...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërk...
37-vjeçari shqiptar Artur Cerria, është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vje&...