AKTUALITET

25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, SPAK çon për gjykim avokatin Petraq Semani

M.B. Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 10:06
25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykimi dosjen ndaj avokatit Petraq Semani. Ky i fundit akuzohet se ka marrë 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për të ulur dënimin për një person të dënuar për vrasje.

Sipas njoftimit të SPAK, mësohet se se nga hetimet eshte provuar se Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i Llazar Dine i ka kërkuar këtij të fundit dhe Sidorela Dines shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të Dines, për favorizimin e të dënuarit.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 257, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin:

Petraq Semani, i akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).

Nga tërësia e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në fakte dhe prova se i pandehuri Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i shtetasit Llazar Dine i ka kërkuar shtetasve Llazar Dine dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Llazar Dine, për favorizimin e të dënuarit Llazar Dine në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.

Përfitimi i paligjshëm është marrë nga i pandehuri Petraq Semani pjesë-pjesë dhe një nga këto pjesë është marrë në datën 05.03.2019, në banesën e shtetasit Llazar Dine në fshatin Dërsnik Korçë, pas seancës gjyqësore të asaj date, vërtetuar ky fakt jo vetëm me deklarimet e shtetasve Llazar Dine, Sidorela Dine dhe O. D., por ky moment është pranuar dhe nga vetë i pandehuri Petraq Semani duke deklaruar se ky takim është zhvilluar në këtë datë dhe se ka marrë shumën prej 9.550 Euro por sipas tij kjo shumë është marrë për shërbimin e ofruar si avokat.

Marrja e shumës monetare prej 9.550 Euro nga i pandehuri Petraq Semani në banesën e shtetasit Llazar Dine është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Llazar Dine, regjistrim ky që mban datën 05.03.2019 dhe më pas në datën 06.03.2019 është ngarkuar edhe në kartën e memories, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasi është dorëzuar nga shtetësja Sidorela Dine. Materiali video-audio është kqyrur dhe përmbajtja e saj është dokumentuar në procesverbalin e kqyrjes të datës 05.10.2021.

Pamjet e regjistruara dhe përmbajtja e tyre përputhen edhe me të dhënat e përftuara nga provat e tjera të administruara gjatë hetimit (si deklarimet e shtetasve P. D. dhe O. D., këqyrja e vendit të ngjarjes-banesës së shtetasit Llazar Dine, kqyrja e dosjes gjyqsore etj.).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Llazar Dine për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen“, parashikuar nga neni 88/2 e 25 i Kodit Penal duke e dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë).

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, i pandehuri Petraq Semani i ka kthyer shtetases Sidorela Dine shumën prej 8.000 Euro.

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë