Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
KOSOVË - Natën e 24 marsit ’99, disa orë para se NATO-ja të niste sulmet ajrore kundër Jugosllavisë së mbetur, Kosovare Kelmendin e thirri në telefon baba Bajrami. Në zërin e Bajram Kelmendit, avokat i mirënjohur dhe fort i respektuar i të drejtave të njeriut në Kosovë, vërehej shqetësimi i tij i madh.
“Ai kishte pritur arritjen e marrëveshjes paqësore në Rambuje dhe e dinte fort mirë peshën e bombardimit”, ka thënë e bija e tij. “Ai më than se çfarëdo që të ndodhë, nëse nuk do të vinte, unë do të duhej të shkoja te xhaxhai im në fshat”. Në kështjellën e Rambujesë, në veriperëndim të Parisit,
Jugosllavia kishte refuzuar ta nënshkruante marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës me kryengritësit shqiptarë në Kosovë, atëherë krahinë e Serbisë, e cila bashkë me Malin e Zi, ishin krejt çfarë kishin mbetur prej Jugosllavisë federale.
Disa ditë më vonë, NATO-ja nisi bombardimet që të detyronte tërheqjen e forcave nën komandën e Slobodan Milosheviqit, i cili ishte i akuzuar për krime kundër civilëve. Kundërvënia fillestare e Beogradit ishte e atypëratyshme. Ndërmori një valë të madhe spastrimi etnik, vrasjesh masive dhe zhdukje të shënjestruar të kosovarëve më me nam.
Kosovarja do ta shihte për herë të fundit babanë dy ditë para fillimit të bombardimeve; do ta shoqëronte deri te stacioni i autobusëve në qytetin veriperëndimor, Pejë, ku po jetonte ajo, pas një seanca gjyqësore ku ai kish përfaqësuar një klient shqiptar të Kosovës.
“Më kujtohet se ishte i humbur në mendime”, ka thënë ajo, ulur në zyrën e vjetër të babait në përdhesen e shtëpisë së familjes në Prishtinë.
“Ai kishte hedhur shikimin kah malet ku ish lindur”, i ka treguar Kosovarja BIRN-it. Zyra e avokatisë praktikisht nuk është prekur prej vitit 1999. Janë ruajtur madje edhe vrimat e plumbave.
Kur nisën bombardimet ajrore, ajo do të fliste me vëlla Kastriotin, i cili kish punuar për misionin e OSBE-së, të ngarkuar me detyrën e verifikimit të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit nga të dy palët.
“Ai e ndërpreu thirrjen, duke më treguar se kish dëgjuar një trokitje në derë”, kujton Kosovarja. Mëngjesin e nesërm, nëna e saj, Nekibja, gjithashtu avokate, do t’i tregonte asaj se policia serbe kishte thyer derën, hedhur dy granata, që nuk kishin shpërthyer, dhe se kishte marrë baanë dhe dy vëllezërit e saj – Kastriotin 29 vjeç dhe Kushtrimin vetëm 16 vjeç.
“Në dritën e qiririt, nëna do të mundi t’ua shihte fytyrat”, thekson ajo, duke iu referuar fjalëve të policëve.
Aty ishte edhe gruaja dhe dy fëmijët e vegjël të Kastriotit. “Njëri prej tyre (policëve) i tha vëllait tim, Kastriotit, ‘Përqafoji fëmijët; më kurrë nuk do t’i shohësh’”.
“Nëna im iu përgjërua të mos ia merrnin vëllain e vogël, Kushtrimin, por e morën edhe atë”.
“Nëna më tha të largohesha”, ka thënë ajo. “Ajo druante se ata do të më vrisnin edhe mua”.
Thirrja dëshpëruese drejtuar ambasadorit amerikan
Atë natë, Nekibja do ta telefononte Christopher Hillin, atëherë ambasador amerikan në Maqedoninë fqinje (tani Maqedonia e Veriut), dhe Natasha Kandiqin, aktiviste e njohur serbe të të drejtave të njeriut dhe drejtoreshë e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Beograd, me të cilën Nekibe Kelmendi kishte punuar në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave në Kosovë.
Hilli i kish duart të lidhura; nuk kishte asnjë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të mbetur në Kosovë.
Nekibja do t’i kalonte dy ditë duke kërkuar dëshpërimisht përgjigje nga policia serbe, komanda ushtarake jugosllave , inteligjenca shtetërore dhe prokuroria publike, por nuk e mori asnjë përgjigje shprese. Një ish-kolege, një gjyqtare serbe me emrin Danica Marinkoviq, kish sugjeruar se mund të kenë qenë kryengritësit ata që a kishin marrë burrin dhe djemtë, ka thënë Kosovarja, tani 53 vjeçe dhe avokate si prindërit e saj dikur.
Në mbrëmjen e 26 marsit 1999, Kosovarja dëgjoi së pari presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe pastaj sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, duke përmendur rrëmbimin e babait dhe vëllezërve të saj.
Por ata tashmë ishin të vdekur. Në natën ndërmjet 24 dhe 25 marsit, Bajram Kelmendi dhe djemtë, Kastrioti dhe Kushtimi, ishin çuar në Fushë Kosovë, në periferi të dalje të Prishtinës.
Një banor më vonë do t’i tregonte Kosovës se ai i kishte parë kur i kishin sjellë me dy makina policie në një vend afër një pompe derivatesh. Sipas dëshmisë së tij, të cilën Kosovarja e kishte incizuar në një magnetofon në korrikun e vitit 1999, zyrtarët policorë e kishin urdhëruar Kastriotin ta vriste babaBajramin; kur Kastrioti kishte refuzuar, të njëjtin urdhër ia kishin dhënë edhe Kushtrimit; kur Kushtrimi refuzoi, i thanë Bajram Kelmendit t’i vriste të dy djemtë e tij. Edhe ai refuzoi.
“Ata i thanë Bajramit, ‘nëse nuk mundesh ti, mundemi ne’, dhe së pari e vranë Kushtrimin, pastaj Kastriotin”, dëgjohet fjalët e dëshmitarit në incizim. “Bajrami bërtiti dhe pastaj e vranë edhe atë”.
Bajram Kelmendi ishte 61 vjeç.
Për dy ditë, trupat ishin lënë përtokë derisa dëshmitari do t’ia dilte ta njoftonte LDK-në, partinë politike të themeluar nga Ibrahim Rugova, dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, organizata lokale joqeveritare, e bashkëthemeluar nga Kelmendi dhe gruaja e tij.
“Kur xhaxhai im shkoi që t’i merrte trupat, aty e gjetën Danica Marinkoviqin, e cila kishte kërkuar që kufomat të dërgoheshin për ekzaminim forenzik”, ka thënë Kosovarja.
Autopsia kishte dëshmuar se Bajram Kelmendi ishte qëlluar 32 herë, Kastrioti 15 herë dhe Kushtrimi 18 herë. Ata ishin qëlluar pa reshtur pasi kishin rënë përtokë.
Në kaosin e luftës, e zorshme ishte të gjeje arkivole.
Nekibja e dinte se tri arkivole kishin mbetur në ndërtesën e Bashkësisë Islame afër shtëpisë së familjes, prej varrosjes së viktimave të masakrës së janarit 1999 në Reçak. Ajo kishte ndihmuar varrosjen e 44 shqiptarëve të masakruar, përfshirë një fëmijë 12 vjeç. Masakra ishte bërë shkaku për bombardimet ajrore të NATO-s; deri në ditën e sotme, Marinkoviqi, gjyqtarja serbe, pretendon se nuk ishte fare masakër, por një operacion kundër “terroristëve”.
Tri arkivolet ishin përdorur për varrosjen e burrit dhe djemve të Nekibes. Gjatë muajit pasues, ishte ngritur një aktakuzë kundër Kastriotit për spiunazh.
“Ma merr mendja se kjo aktakuzë kishte dy kuptime: së pari, ishte ngritur zyrtarisht për të justifikuar ekzekutimin, megjithëse ata kishin shkruar datën e gabuar, ose që të tregojnë se ata kinse nuk ishin të njoftuar për vrasjen”, ka thënë Kosovare Kelemendi.
Prej lypsarit në sfidues të Milosheviçit
Famlja Kelmendi kaherë ishte bërë therë në sy të Beogradit.
Paraardhësit e Bajram Kelmendit ishin ekzekutuar më 1918 pse kishin luftuar kundër Mbretërisë së Jugosllavisë; në kohën e Luftës së Dytë Botërore, anëtarë të familjes së tij do të burgoseshin, derisa Bajrami, fëmijë, “po lypte para mëshirë që ta ushqente familjen e tij”, ka thënë Kelmendi.
Por në kohën e sundimit të Milosheviqit, Bajram Kelmendi do të ngrihej në avokat të spikatur.
Në marsin e vitit 1989, ishte pjesë e një grupi avokatësh dhe akademikësh që do të sfidonin ligjërisht një vendim të Kuvendit krahinor – meqë ai ishte rrethuar prej policisë serbe – për revokimin e statusit autonom të Kosovës.
Ai i përfaqësonte edhe të burgosurit politikë, përfshirë të mitur të cilët kishin hyrë në grevë në shenjë proteste pas privimit të autonomisë së Kosovës, dhe luftëtarët e kryengritjes.
“Në rastin e gjykimit të të miturve, ai i kishte kërkuar vetë Slobodan Milosheviqit që të dëshmonte, sikur se edhe në raste të tjera gjyqësore”, ka treguar Kosovare Kelmendi.
Bajram dhe Nekibe Kelmendi ishin njashtu në mesin e themeluesve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, aktivistët e të cilëve dokumentuan vrasjet, lëndimet, incidentet e torturës, dhunimeve ose çfarë forme abuzimesh të kryera prej policisë serbe dhe trupave jugosllave ndërmjet viteve 1989-199.
Një ekip i krijuar prej Kelmendit “kishte mbledhur mijëra dëshmi për krimet në Kosovë dhe ia kishte dorëzuar ICTY-së (Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi në Hagë)”, ka thënë Kosovarja.
Pas përfundimit të bombardimeve ajrore të NATO-s dhe tërheqjes së forcave serbe dhe jugosllave, Kosova u bë protektorat i Kombeve të Bashkuara.
Nekibe Kelmendi do të emërohej bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë dhe pastaj ministre e Ministrisë së Drejtësisë gjatë viteve 2007-2010.
Megjithatë, Kosova kurrënjëherë nuk ka nisur hetim të sajin të rastit të vrasjes së burrit dhe djemve të saj.
E pyetur nëse ndonjëherë ka hetuar këto vrasje , Zyra e Prokurorisë Speciale për Krime Lufte e Serbisë nuk ka kthyer asnjë përgjigje.
Marinkoviq, gjyqtarja, nuk është përgjigjur njashtu.
Kosovarja ka thënë se shpresa e saj e vetme është se Serbia një ditë mund të ndajë mendjen t’i hapë dosjet e saj ushtarake dhe të sigurisë nga periudha e luftës së Kosovës, megjithëse kjo i duket goxha e pamundshme.
“E vërteta mund të merret vesh vetëm nëse në Serbi hapen arkivat”, ka thënë ajo, duke fshirë me dorë lotët. “Përndryshe, nuk ka asnjë fije shprese. Kanë vdekur shumica e atyre që duket se ishin përfshirë në planifikim”./BIRN
KOSOVË- Vijojnë të dalin detaje të reja nga vrajsa në Komunën e Vushtrisë ku dy persona humbën jetën, pronari i n...
BRITANI E MADHE- Tre persona, mes tyre dy shqiptarë, janë arrestuar pasi futën një grua dhe një fëmijë 6-vjeçar...
Ryyan Alwan TIRANË - Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e vajzës me origjinë nga Palestina në Tiran...
Foto ilustruese KOSOVË - Detaje të reja kanë dalë në deitë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regji...
Ardit Zymeri, Bleon Dibrani KOSOVË - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që u regjistrua mbr&eu...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë, k...
Foto ilustruese ITALI - Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali pasi janë kapur duke punuar në një shtëpi bari....
KOSOVË- Detaje të reja janë raportuar nga vrajsa në Komunën e Vushtrisë ku dy persona humbën jetën. Bëh...
KOSOVË- Të shtëna me me armë zjarri ka ndodhur në Komunën e Vushtrisë. Si pasojë e të shtënave raportohet se...
TIRANË- Minatorët që punojnë në galeritë e kromit të Albchrome në Bulqizë vijojnë të protestojnë d...