Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator.
Në fokus të operacionit është verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë me të cilën janë blerë këto automjete. Gjatë kontrolleve janë verifikuar dhjetëra mjete, duke përdorur pajisje të posaçme për kontrollin e të dhënave identifikuese. Pas verifikimit në sistem, policia ka kryer kontrolle të mëtejshme mbi pronësinë, origjinën dhe historikun e makinave.
Gjithashtu, janë verifikuar burimet e të ardhurave, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale apo kur mjetet mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm.
Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa kontrollet do të vijojnë në kuadër të luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale.
Njoftimi i policisë
Tiranë/ Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë.
Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në kryeqytet.
Kontrollet janë kryer nëpërmjet një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin dhe verifikimin e të dhënave identifikuese të automjetit. Pas verifikimit në sistem, për automjetet e evidentuara janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.
Gjithashtu, janë kryer verifikime mbi burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë automjetet, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe identifikimin e mjeteve që mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm.
Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, në funksion të evidentimit dhe goditjes së pasurive me origjinë kriminale, parandalimit të trafikimit të tyre dhe luftës kundër pastrimit të produkteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka kryer disa raste vjedhjeje në bashkëpunim me një ...
Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e 5 shtatorit në qytetin bregdetar. ...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Një opreacion antidrogë është zhvilluar gjatë mbrëmjes së 5 shtatorit në Sarandë. Në kuadër të aks...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për një numër në rritje kufizimesh të pashpjeguara dhe problemesh me aksesin në llo...
Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të tren...
Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq....
Dy automjete private të punonjësve të Policisë së Fierit janë djegur plotësisht gjatë ndërhyrjes për evakuim...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.4 lekë dhe do shitet me 79.7 lekë. Ndërk...