Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka shkaktuar një situatë alarmante në disa fshatra të Fierit, ku dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur. Mësohet se 27 banesa janë tërësisht nën ujë, ndërsa banorët janë detyruar të evakuohen.
Në një lidhje direkte, gazetari i SYRI-t, Xhemil Beharaj ka raportuar se situata më kritike paraqitet në fshatrat Feras, Cerven, Kashisht, Ad dhe Kafaraj. Prurjet e mëdha të lumit kanë bërë që uji të depërtojë brenda shtëpive, duke arritur në nivele deri në 80 centimetra.
Përveç banesave, janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë të mbjella me kultura të stinës si pras e lakër, si dhe me drurë frutorë si ullinj, mandarina dhe agrume të tjera. Banorët e zonës shprehen se nuk mbanin mend një përmbytje të tillë prej vitesh.
Si pasojë e përmbytjeve, edhe stacioni i pompave në Kafaraj ka dalë jashtë funksionit, duke lënë një pjesë të madhe të zonës pa furnizim me ujë të pijshëm. Bashkia e Fierit dhe ndërmarrja e ujësjellësit kanë lëshuar një njoftim për banorët, duke i këshilluar të krijojnë rezerva uji, pasi furnizimi normal do të rikthehet vetëm pas tërheqjes së ujërave dhe pastrimit të depove. Deri atëherë, furnizimi do të bëhet me orare të reduktuara.
Shtabi i Emergjencave Civile ndodhet në gatishmëri dhe po monitoron situatën, duke mbajtur kontakte me banorët e prekur. Megjithatë, në terren nuk është vënë re prania e forcave të ushtrisë, ndryshe nga situatat e mëparshme. Shumë familje janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar tek të afërmit. Në disa raste, siç rrëfen një banor, është dashur ndërhyrja e familjarëve për të bindur të moshuarit që refuzonin të largoheshin nga banesat e përmbytura. Pjesa më e madhe e banesave të prekura ndodhen brenda argjinaturës së lumit.
Autoritetet bëjnë me dije se situata është nën kontroll, ndërkohë që banorët përballen me pasojat e rënda të shkaktuara nga vërshimi i Vjosës.
Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një njoftim zyrtar urgjent për evakuim të menjëhershëm të banorëve në Ba...
Reshjet e shiut me intensitet mesatar vijojnë në territorin e qarkut Berat. Sipas informacioneve të siguruara nga bashkitë dhe institucion...
Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumin Seman. Rreth 190 hektarë tokë të mbjella brend...
Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Shkodër. Në kërkim janë shpallur dy persoa, që dy...
Si pasojë e motit të keq të shoqëruar me reshje të dendura dëbore, mësimi nuk është zhvilluar në disa shkoll...
Nga ZVAP Kukës bëhet e ditur se procesi mësimor në shkollat e Bashkisë Kukës po zhvillohet normalisht dhe me ngrohje në kla...
Meteorologia, Tanja Porja, tha se reshjet që përfshinë Durrësin në ditët e fundit nuk e justifikon situatën e krijuar me p&...
Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posa&cc...
Rruga “Pjetër Budi”, në Tiranë kthehet në kënetë nga reshjet e shiut që prekën vendin tonë dy dit&eum...
Një borëpastruese në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në ...