Prokurori i Tiranës Besnik Cengu ndalohet për 15 vite të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ky është vendimi i marrë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili veç ndërprerjes së vetingut për Cengun që ishte parashikuar në vendimin e KPK-së pranoi dhe kërkesën e Komisionerit publik për të ndaluar Cengun që të rikthehet në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 629, datë 03.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në këtë mënyrë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Besnik Cengu, me funksion prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në zbatim të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ndalimin e emërimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Cengu, për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare” thuhet në vendimin e trupës gjykuese. Më 3 mars 2023 KPK vendosi me shumicë votash të pranojë kërkesën e prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu për të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar ndaj tij pa një vendim përfundimtar, me argumentin se e kishte humbur objektin dhe qëllimin për shkak të daljes në pension të parakohshëm.
Ky vendim u ankimua nga komisioneria publike Irena Nino e cila i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë vendimin e KPK dhe të vendosë veç ndërprerjes së vetingut për Cengun dhe ndalimin 15-vjeçarë për tu rikthyer në sistemin e drejtësisë. Ky qëndrim u mbajt edhe nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas tyre nga ana e Komisionit është përdorur gabim baza ligjore për të mos aplikuar pasojat që sjell ndërprerja e vetingut për shkak të mbarimit të statusit të magjistratit, ashtu si përcaktohet në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Qershor17:58
Fenomeni “El Nino” në Shqipëri/ Meteorologia tregon se kur pritet të përmirësohet moti, si do të jenë temperaturat në korrik dhe gusht
Teksa këto ditë moti ka qenë plot surpriza, meteorologia Lajda Porja shpjegon se tashmë ka nisur fenomeni “El Nino”, i cili ka...
AKTUALITET
13 Qershor16:45
Konfiskohet prona e Julit të Pashakos
Ditën e sotme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vler&e...
AKTUALITET
13 Qershor15:18
Ndryshime në ligjin e arsimit/ Nga regjistrimi pa mbushur 6 vjeç te shkollat me status të veçantë
Pas një pune një vjeçare, Ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi në Komisionin e Edukimit ligjin e arsimit parauniversitar me disa ndr...
AKTUALITET
13 Qershor14:35
Zbardhet skema e transportit të emigrantëve me dokumente false
Zbardhet skema e transportit të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar me dokumente të falsifikuara. Sipas Prok...
AKTUALITET
13 Qershor13:52
Po muroste kallashnikovin që dyshohet se u përdor në ngjarje kriminale, policia mësynë në banesën e të moshuarit në Shkodër
Policia e Shkodrës, pas informacioneve se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohe...
AKTUALITET
13 Qershor12:40
Do “zbërthente” disa ngjarje kriminale, shtyhet seanca për Nuredin Dumani
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për të penduarin e drejtësiSë, Nuredin Dumanin, i a...
AKTUALITET
13 Qershor12:22
Qirinj dhe lutje, mbyllet pelegrinazhi në Kishën e “Shna Ndout” në Laç
LAÇ- Datat 12 dhe 13 qershor përkojnë me mbylljen e pelegrinazhit 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Një dit&...
AKTUALITET
13 Qershor11:56
Nën akuzë pë dy vrasje, Prokuroria jep pretencën për Xhulio Hoxhën
ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 30 vite burg per Xhulio Hoxhën i arrestuar për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano ...
AKTUALITET
13 Qershor07:00
Emigrantët mbajnë në këmbë vendin/ Të ardhurat arrijnë rekord në tremujorin e parë
Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga emigrantë shënuan nivelin më të lartë të paktën që n...
AKTUALITET
12 Qershor20:00
Si jetoi normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit: Lulet në trupin e saj i la se u pendua (DIAGONZA)
SPANJË- Autoritetet italiane kanë kërkuar informacion nga ato spanjolle, për hetimet ndaj Marco Romeo-s, 45-vjeçarit nga Nettu...