Zelensky propozon bisedime ballë për ballë në një letër të hapur drejtuar Putinit
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka bër&eum...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më...
Është nën kontratë me Mallorca-n deri në 2028, por në Spanjë dhe Turqi, e bëjnë të sigurt rikthimin e Vedat ...
Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat b...
Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zon&eu...
Një avokat britanik për të drejtat e njeriut thotë se ish-bashkëshortja e nipit të sundimtarit të Dubait është zh...
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...
Pas një pune një vjeçare, Ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi në Komisionin e Edukimit ligjin e arsimit parauniversitar me disa ndryshime. Një nga ndryshimet kryesore janë shkollat speciale për nxënësit me aftësi ndryshe që të kthehen në qendra burimore.
“Ne kemi menduar që këto shkolla speciale t’i kthejmë në qendra burimore ku jo vetëm të ketë proces arsimor, por të ketë edhe shumë shërbime për nxënësit me aftësi ndryshe, për familjet e tyre, për mësuesit, të ketë trajnime dhe shumë procese të tjera që natyrisht i vijnë më shumë në ndihmë nxënësve dhe familjeve të tyre. Kemi parë modelet e tyre dhe paralelisht me ligjin, grupi i punës ka punuar dhe ka zhvilluar edhe vizita për t’i parë nga afër se si funksionojnë sot këto qendra burimore në vendet më të zhvilluara. Dhe pothuajse e kemi gati edhe mënyrën se si do ta implementojmë pas miratimit të ligjit kthimin e këtyre shkollave në qendra burimore”, tha Kushi në Komision.
Në Shqipëri janë 7 shkolla speciale dhe dy institute, instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë dhe i nxënësve që nuk shikojnë.
Ndryshimi do të fillojë me dy institutet dhe më pas do vijohet me shkollat speciale që janë në qytete të ndryshme të vendit.
Deputetja e PD, Merita Bakiu, anëtare e Komisionit të Edukimit pyeti ministren Kushi se ku do të gjenden mësuesit adekuat për qendrën burimore dhe a ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përballuar punën.
Në përgjigje, Kushi tha se kanë një bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për të ofruar përkujdesje sociale dhe shëndetësore.
“Do ketë punonjës që nuk janë me patjetër vetëm mësues. Qendrat burimore do të funksionojnë me një strukturë të re, kurrikul të re dhe mënyrë funksionimi të re.
Një ndryshim tjetër lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen e nxënësve nga individë që mund të përbëjnë rrezik për ta.
Është fjala për nenin i cili nuk lejon mësuesit që janë të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, apo që janë pjesë e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, apo që kanë kryer vepra të tjera penale që cenojnë figurën dhe imazhin e mësuesve, punonjësve të IA dhe vetë institucioneve Arsimore pavarësisht rehabilitimit të tyre.
Edhe pse mund të jenë të rehabilituar nga këto dënime, persona të tillë nuk do të lejohen asnjëherë që të punojnë brenda IA, qoftë mësues, apo qoftë në pozicione të tjera.
“Në vitit 2021 ne miratuam një udhëzim në MAS pikërisht për të mos i lejuar këta njerëz që të punojnë në IA por tashmë kemi vendosur që ta përfshijmë në ligj, në një nen të veçantë, pikërisht për ta bërë edhe më të detyrueshëm dhe të garantuar zbatimin me përpikmëri të kësaj çështjeje”, tha Kushi.
Deputetja Blerina Gjylameti ndërhyri duke pyetur Ministren se kush do e bëjë vlerësimin se çfarë quhet vepër penale që e ndalon të ushtrojë detyrën e mësuesit dhe çfarë ndodh me një mësues që konsumon alkool dhe nuk quhet vepër penale.
“Gjithmonë është punëdhënësi që ka përgjegjësinë të shqyrtojë të dhënat e punëmarrësit dhe në rast se në një moment vërehet se mësuesi konsumon alkool, ka një komision etike që marrin masa në këto raste”, u përgjigj Kushi duke shtuar se llojet lidhen me vepra penale që janë pjesë e regjistrit të abuzimeve seksuale dhe pjesa tjetër përfshin të gjitha veprat që dënohen me formë të prerë.
E pyetur nga deputetja Bakiu se çfarë ndodh me mësuesit që janë të dënuar jashtë vendit pasi sipas saj ka të dhëna se ka raste, Kushi u përgjigj duke thënë se mënyra se si mund “t’i gjurmojmë është duke marrë informacione. Është përgjegjësia juaj që atë rast që dini të na e referoni dhe të marrim masat e duhura. Ligji I prek njësoj si ato që janë dënuar brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit. Ne nisemi me indicie që më pas i verifikojmë”, tha Kushi.
Një tjetër ndryshim janë regjistrimet në klasë të parë të fëmijëve, edhe nëse e mbushin moshën 6 vjeç pas datës së fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të atij viti.
“Nuk është me detyrim, por nëse prindërit pas konsultave që zhvillojnë me psikologë apo mësues, ekspertë të sistemit arsimor, kanë dëshirë të regjistrojnë fëmijët edhe pa mbushur 6 vjeç për të filluar klasën e parë”.
Një tjetër ndryshim janë shkollat me status të veçantë. Këtu është fjala për shkollat artistike dhe sportive. Janë shkolla që kanë arsim të orientuar dhe do të kenë një status të veçantë si dhe një mënyrë tjetër organizimi, strukturimi, edhe punësimi të mësuesve apo regjistrimi të nxënësve, edhe për sa i takon financimit të tyre.
“Të parat mund të jenë liceu artistik dhe shkolla e baletit që do të marrin statusin e shkollave të barabarta. Janë shkolla që dërgojnë studentë në universitetin e arteve dhe konsultimet tona kanë qenë në tryeza edhe me Universitetin e Arteve për të parë çfarë nevojash kanë ata në mënyrë që të plotësohen nëpërmjet këtyre shkollave që do të kenë status të veçantë”, tha Kushi.
Por ndërkohë përveç shkollave artistike, edhe në shkollat normale, të zakonshme, do të krijohen klasa të orientuara.
“Edhe pse shkolla nuk është shkollë artistike, nëse në atë zonë apo qytet ka kërkesa, fëmijë të talentuar, në një disiplinë të caktuar, ne kemi menduar tua japim këtë mundësi dhe t’i përgatisim këta nxënës që më pas kur të vazhdojnë studimet në shkollën e mesme të orientuar, të jenë të përgatitur”.
Për momentin në vend janë 17 shkolla të orientuara në të gjithë vendin. 11 janë shkolla artistike. 4 shkolla kanë klasa artistike, me arsim të orientuar. Dy në Tiranë, 1 në Gjirokastër, 1 në Kavajë.
“E rëndësishme është të nxisim hapjen e klasave të orientuara edhe në zona të largëta”, thotë Kushi.
Një tjetër risi që sjell ky ligj, ka të bëjë me portalin “mësues për Shqipërinë”.
Ndodh që në shumë raste kur mësuesit marrin leje, apo për arsye shëndetësore, apo mungojnë për shkaqe të ndryshme objektive, edhe zëvendësimet me periudha afatshkurtra bëhen sipas një procedure, që lidhet me portalin dhe marrin kohë duke lënë nxënësit pa mësim.
Kushi thotë se për të shmangur këtë problematikë, në çdo ZVA do të krijohet një strukturë e mësuesve në dispozicion që do të jenë atje me kontratë një vjeçare me zyrën arsimore dhe në çdo moment që ka nevojë në një shkollë të caktuar, kjo nevojë të plotësohet menjëherë dhe nxënësit të mos mbeten asnjë orë me ndërprerje të mësimit.
Zbardhet skema e transportit të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar me dokumente të falsifikuara. Sipas Prok...
Policia e Shkodrës, pas informacioneve se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohe...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për të penduarin e drejtësiSë, Nuredin Dumanin, i a...
LAÇ- Datat 12 dhe 13 qershor përkojnë me mbylljen e pelegrinazhit 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Një dit&...
ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 30 vite burg per Xhulio Hoxhën i arrestuar për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano ...
Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga emigrantë shënuan nivelin më të lartë të paktën që n...
SPANJË- Autoritetet italiane kanë kërkuar informacion nga ato spanjolle, për hetimet ndaj Marco Romeo-s, 45-vjeçarit nga Nettu...
Në Shqipëri, në vitet 2013-2023 numri i birësimeve ka ardhur në ulje dhe po ashtu dhe kërkesat. Në një prononcim p&eum...
Autoritetet britanike zbuluan dje 616 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin Kanalin anglez me varka të vogla, njoftoi sot...
Shifrat e publikuara ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office tregojnë se nga një total prej 16...