AKTUALITET

45 vite burgim për grupin e Pogradecit, që tregtonte drogë në disa zona të qytetit

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 14:33

45 vite burgim për grupin e Pogradecit, që tregtonte drogë

Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe kokainë në disa zona të qytetit, si Volorekë, Tushemisht, zona e ish-turizimit dhe vende të tjera.

Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Ndërkohë që në pretencën e saj prokuroria shpalosi një sërë provash të siguruara nga hetimi, që tregonin një sërë raportesh vëzhgimi dhe përgjime ambientale, të cilat vërtetonin aktivitetin kriminal të 10 të pandehurve.

Disa prej tyre janë arrestuar nga policia qysh prej muajit shtator 2023, ndërsa disa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se 10 të pandehurit kanë pranuar akuzën dhe gjendjen e akteve të paraqitura nga prokuroria, duke hyrë në këtë proces gjyqësor me procedurën e gjykimit të shkurtuar me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në masën 1/3.

Mësohet se për personin në kërkim Andrea Pilinçi, prokuroria ka kërkuar 8 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa përfundimtare e kërkuar ndaj tij, është 5 vite e 4 muaj burgim.

Për personat e tjerë si Leonard Dervishllari, Dhimitër Buli, Rudi Shaho, Naum Çbani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, është kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi përfundimisht është ulur në 4 vjet e 8 muaj burgim.

Për Marko Zikon, prokuroria kërkoi 6 vjet burgim ku me gjykim të shkurtuar u kërkua përfundimisht dënimi me 4 vjet burgim. Me 5 vjet heqje lirie u kërkua për Klavio Prishtinën dhe Edison Hidrin, të cilët nga gjykimi i shkurtuar përfituan uljen e dënimit në masën përfundimtare në 3 vjet e 4 muaj burgim.

Sipas dosjes hetimore rezulton se një agjent i infiltruar dhe autorizuar nga prokuroria e Korçës, ka blerë disa herë kokainë në ambientet e Bar-Restorant “Kashta 1” në Tushemisht.

Në 22 Gusht 2023 agjenti i infiltruar ka telefonuar përmes aplikacionit “WhatsApp” Andrea Pilinçi, të cilin personi ka kërkuar ta takojë.

Andrea Pilinçi, ka pranuar të takohet dhe i ka thënë agjentit që të shkojë te lokali, “Kashta” në Tushemisht. Në orën 16:10, agjenti ka shkuar në ambientet e lokalit dhe pasi është ulur te një nga tavolinat, aty është ulur dhe Andrea Pilinçi.

Ky i fundit pasi bisedon disa sekonda me personin e autorizuar, ka thirrur kamerierin e lokalit Endrit Hafesllari, të cilin e ka dërguar për të marrë dozën e lëndës narkotike.

Pasi Endriti, e ka çuar dozën në tavolinë ka shkuar përsëri brenda lokalit dhe ka marrë një tjetër dozë ja ka dhënë agjentit të policisë.

Nga procesi i vëzhgimit vihet re se Andrea Pilinçi në bashkëpunim me punonjësit e lokalit ”Kashta 1”, Endrit Hafesllari dhe Naum Çobani, kryejnë aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike kokainë. Këtë aktivitet këta persona e ushtrojnë në ambientet e lokalit, te persona të njohur dhe të pa njohur.

Andrea është personi që ka kontaktet me klientët ndërsa Endriti dhe Naumi, janë personat që shesin lëndën narkotike sipas porosive që i jep, Andrea.

Por kjo bazë e shitjes së drogës në Pogradec nuk është e vetmja. Një tjetër grup tjetër mjaft aktiv që tregon kokainë, heroinën dhe hashashin në qendër të qytetit, është ai i Alfons D.

Tregtia e kokainës realizohej në qendër të Pogradecit, pranë hotel “Enkelana”, ku në një episod prokuroria ka provuar shitjen e lëndës narkotike nga Klavio Prishtina tek Renato Musollari.

Në raportin e vëzhgimit në teren Klavio Prishtina, rezulton të jetë pasagjer në automjetin e markës “Range Rover” me targa AA888UM, ndërsa drejtues i këtij mjeti ka qenë, Alfons Demollari.

Në vijim të vëzhgimit, automjeti i mësipërm ka ndaluar te vendi i quajtur “Enkelana”, paralel me automjetin “Mercedes Benz” me targa AA445YV, i cili kishte ndaluar në anë të rrugës, në momentin që “Range Rover”, ka ndaluar një person i cili më pas është identifikuar si Renato Musollari.

Ai është afruar te xhami i parë i automjetit “Range Rover” dhe ka shkëmbyer diçka me pasagjerin Klavio Prishtina, pasi ka marrë sendin nga Klavio, e ka futur në xhep, ka ulur kofanon e mjetit dhe është futur brenda makinës, ku është ulur në sedilje, ndërsa automjeti “Range Rover” është larguar në drejtim të qytetit të Pogradecit.

Në këtë moment kanë ndërhyrë punonjësit e policisë, të cilët nga kontrolli personal i ushtruar Renato Musollarit, i kanë gjetur një mbështjellje plastmasi, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Përmes agjentëve të infiltruar, policia ka dokumentuar disa raste të tregtisë së kokainës, ku në këtë aktivitet kriminal janë futur një grup personash me precedentë penalë si Leonard Dervishallari, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dhimitër Buli, Edison Hidri dhe Rudi Shaho.

Ky i fundit është shok i Firdeus Berberit, djalit të “Lilit të Rushkës” i arrestuar në Janinë së bashku me Laert Haxhiun dhe tashmë të dy janë ekstraduar në Shqipëri.

Rudi Shaho, është proceduar nga gjykata e Korçës për “Moskallëzim Krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e muajit Prill 2022, ku mbeti i plagosur me armë dhe thikë, Johan Muçllari.

Në dosjen hetimore të operacionit “Tempulli”, jepet një tablo e qartë se si tregtohet kokaina në rrugën “Rinia”, Tushemisht dhe “Kisha e Re” në Pogradec.

Sipas hetimeve Rudi Shaho ka zhvilluar një takim me agjentin e policisë tek vendi i quajtur “Kisha e Re” në qytetin e Pogradecit, momenti i parë i takimit.

Në këtë takim Rudi Shaho është me motor dhe se ka ndodhur në orën 22:31 minuta. Ky takim zgjati rreth një minutë, ku subjekti fillimisht është takuar dhe ka rënë dakord për sasinë dhe çmimin me blerësin e simuluar.

Pas disa minutash personi i autorizuar ka komunikuar përsëri me shtetasin Rudi Shaho dhe pas këtij komunikim ky i fundit ka ardhur përsëri te vendi ku janë takuar herën e parë, të dy personat kanë shkëmbyer diçka me njëri tjetrin dhe më pas janë larguar.

Pretenca e prokurorisë:

1.     Leonard Dervishllari me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar 4 vite e 8 muaj burgim.

2.     Dhimitër Buli me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar 4 vite e 8 muaj burgim.

3.     Rudi Shaho me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar me 4 vite e 8 muaj burgim.

4.     Andrea Pilinçi me 8 vite burgim, dënimin përfundimtar me 5 vite e 4 muaj burgim.

5.     Naum Çobani me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

6.     Erion Bardho me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

7.     Andrea Barmashi  me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me  4 vjet e 8 muaj burgim.

8.     Marko Ziko me 6 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 4 vjet burgim.

9.     Klavio Prishtina me 5 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

10.   Edison Hidri me 5 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan