Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut, shkon në dy numri i viktimave, ndëron jetë në spital egjiptiani
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...

Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar publikisht se po i marrin duty freet dhe shërbimet e tjera të aeroportit. Përmes një njoftimi urgjent për mediat, kompania e Pacollit Mabco thotë se këto shërbime po tjetërsohen përmes kontratave që po lidhen nga administratori i emëruar nga Valon Ademi.
"MABCO Construction SA denoncon veprime të paautorizuara në Aeroportin e Vlorës dhe paralajmëron për pavlefshmëri absolute dhe pasoja ligjore të rënda për çdo kontratë të lidhur. MABCO Construction SA, shoqëri e së drejtës zvicerane dhe ortaku mazhoritar me 98 për qind të kapitalit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport, VIA shpk, paralajmëron publikisht dhe pa ekuivok se çdo kontratë, marrëveshje qiraje apo akt tregtar që po lidhet ose do të tentohet të lidhet për dyqane, bare, duty free apo shërbime të tjera në Aeroportin e Vlorës, nga z. Vegim Hoxha ose nëpërmjet tij, është juridikisht inekzistente, absolutisht e pavlefshme dhe e destinuar të rrëzohet," thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga kompania e Pacollit.
Sipas saj, këto veprime po kryhen në kundërshtim flagrant me ligjin, me statutin e shoqërisë dhe me vendimet në fuqi të gjykatës nga administratori Vegim Hoxha duke krijuar një situatë serioze pasigurie juridike dhe rreziku ekonomik për çdo palë të tretë që, me ose pa dijeni, përfshihet në këto marrëdhënie.
"MABCO sqaron se Vegim Hoxha nuk është dhe nuk ka qenë kurrë administrator i ligjshëm me kompetenca të plota i VIA shpk. Emërimi i tij bazohet në një vendim të pretenduar të asamblesë së përgjithshme të datës 11 dhjetor 2025, i marrë në mënyrë të njëanshme nga shoqëria 2A Group shpk, e cila zotëron vetëm 2 për qind të kuotave të kapitalit. Ky vendim është marrë pa pjesëmarrjen e ortakut mazhoritar dhe në mungesë të plotë të kuorumit ligjor, në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit për shoqëritë tregtare, çka e bën atë të pavlefshëm ab initio, pa prodhuar asnjë efekt juridik," deklaron kompania e Behgjet Pacollit.
Ajo paralajmëron se çdo kontratë që lidhet aktualisht për ambiente tregtare në Aeroportin e Vlorës dhe nëpërmjet një personi të paautorizuar nga aksionari mazhoritar që zotëron 98 për qind të aksioneve, ekspozon drejtpërdrejt palët e treta ndaj humbjeve financiare, proceseve gjyqësore dhe anulimit të menjëhershëm të çdo të drejte të pretenduar, pa asnjë mundësi transferimi të përgjegjësisë.
"MABCO Construction SA i bën thirrje çdo subjekti tregtar, kompanie, operatori duty free, rrjeti bar restorantesh apo investitori potencial që të mos mashtrohet nga tentativa për të krijuar një realitet të rremë ligjor. Çdo angazhim i tillë do të rezultojë në një fiasko juridike dhe ekonomike, për të cilën përgjegjësia nuk mund dhe nuk do të transferohet te shoqëria koncesionare apo te ortaku mazhoritar," paralajmëron Mabco.
Përveçse ka paralajmëruar subjektet të mos nënshkruajnë kontrata, Behgjet Pacolli ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit.
"MABCO Construction SA i bën thirrje publike autoriteteve zyrtare shqiptare, përfshirë institucionet mbikëqyrëse dhe administrative kompetente, që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj këtyre veprimeve të paautorizuara, të cilat rrezikojnë jo vetëm sigurinë juridike të palëve të treta, por edhe integritetin e një projekti strategjik me rëndësi kombëtare si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës," thotë kompania në njoftimin zyrtar.
Mabco ka bërë të ditur se do të ndjekë pa kompromis çdo rrugë ligjore, civile dhe administrative, kundër çdo akti të ndërmarrë në shkelje të kësaj situate juridike, përfshirë kërkesat për pavlefshmëri, dëmshpërblim dhe përgjegjësi personale për dëmet e shkaktuara ndaj projektit strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës./Kapitali
Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Lib...
Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më ...
Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në det në Vlorë. Shkak...
Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pa...
Enis Hoxha, ish-nëndrejtor i Hipotekës, është paraqitur sot në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmeta...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur mesditën e kësaj të marte lidhur me vendimin që pritet të japë për ankimimin e...
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Identifikimi”, duke identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dy...
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku është i izoluar nga pushteti, ndaj deklaratave të ministr...
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve 2026 dhe 2027, e mbështetur kry...
Sokol Daci, berberi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri nga atentati i regjistruar tre ditë më parë në berberhanen e tij në R...