
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Identifikimi”, duke identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të një vjedhjeje me dhunë ndaj një të moshuare.
Njoftimi:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”.
I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash, një 66-vjeçareje, në rrugë, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 52-vjeçarin.
Gjendet në banesën e 52-vjeçarit dhe sekuestrohet çanta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, dje, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Visarion Xhuvani”, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
-G. F., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, rreth orës 09:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë shtetases F. S., 66 vjeçe, banuese në Elbasan, çantën e dorës, në të cilën ajo kishte një shumë parash, celularin dhe disa dokumente. Si pasojë, 66-vjeçarja është dëmtuar lehtë në krah.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet çanta e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të ketë kryer shtetasi G. F..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt13:23
Meta-Lamallarit: A e di që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku është i izoluar nga pushteti, ndaj deklaratave të ministr...
AKTUALITET
3 Shkurt12:25
OKB: Rritja ekonomike e Shqipërisë kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve 2026 dhe 2027, e mbështetur kry...
AKTUALITET
3 Shkurt12:15
U plagos në atentatin e Lezhës, si paraqitet gjendja e Sokol Dacit
Sokol Daci, berberi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri nga atentati i regjistruar tre ditë më parë në berberhanen e tij në R...
AKTUALITET
3 Shkurt12:11
Ujë i ndotur, banorët e Maliqit: Autoritetet të ndërhyjnë
Rreth 400 banorë të fshatit Terovë, në bashkinë Maliq, janë përballur prej më shumë se dy javësh me një...
AKTUALITET
3 Shkurt12:05
Hoqi përgjuesin e policisë në banesën e Erjon Llapushit, procedohet penalisht dedektivja private
Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e f...
AKTUALITET
3 Shkurt11:45
Dëshmon Henerik Hoxhaj: Si u njoha me Nuredin Dumanin, vrasjet që kemi bashkëpunuar
Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca e “Plumbit të Artë”, ku ka dëshmuar Henrik Hox...
AKTUALITET
3 Shkurt11:04
Banorët e Velipojës bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë: Jemi kundër ndërtimit të resortit
Nis me përplasje me policinë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë.
Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Sh&...
AKTUALITET
3 Shkurt10:33
Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar/ Algjeriani del në Apel më 8 prill, do të shqyrtohet dënimi me 18 vjet burg
Më 8 prill, Gjykata e Assise e Apelit në Ankona do të shqyrtojë çështjen e Fatah Melloul, 30 vjeç, shtetas algjerian, i...
AKTUALITET
3 Shkurt10:21
Dënohet me burg shqiptari, si u kap me 18 kg kokainë
Një shtetas shqiptar është dënuar me tetë vite burg nga drejtësia franceze, pasi u kap duke transportuar mbi 18 kilogramë k...
AKTUALITET
3 Shkurt09:53
Dy shqiptarë tentuan të korruptonin një gjyqtar në SHBA me 100 mijë dollarë për të shpëtuar trafikantin e kokainës! (EMRAT)
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në New York City, pasi tentuan të korruptonin një anëtar jurie me 100 mijë dollarë...