
Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të këtij viti, është shoqëruar pesë herë për në spital.
Në dosjen hetimore thuhet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është konstatuar ndërveprim i dyshimtë midis kryeinfermierit Aulon Çuku dhe drejtorit Indrit Cerloj, të cilët kanë abuzuar me detyrën.
Nga informacionet e përftuara Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, rezulton se shpeshtësia e shoqërimit për në spital të të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’u mundësuar favore të ndryshme (kryesisht takime speciale) këtyre të burgosurve, kundrejt dhënies së ryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.
Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për në spital, thuhet në dosje, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026 dhe janë fiktive.
“Nga ana jonë kemi këqyrur kamerat e sigurisë së institucionit dhe gjatë këqyrjes kemi konstatuar një ndërveprim të dyshimtë midis kryeinfermierit Aulon Çuku dhe drejtorit Indrit Cerloj, si dhe veprime të vërejtura një neglizhencë të theksuar të drejtuesit të IEVP-së Durrës, në lidhje me arsyeshmërinë që shtetasi Indrit Cerloj mund të ketë abuzuar me detyrën, pasi edhe nga këqyrja e pamjeve filmike konstatojmë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të dyshimtë me infermierin Aulon Çuku.
Për periudhën kohore 2020–2024 është shoqëruar 4 (katër) herë për problematika të ndryshme.
Për periudhën kohore 08.10.2025 – 13.01.2026 është shoqëruar 5 (pesë) herë, në të cilat institucioni drejtohej përkatësisht: në datë 08.10.2025 – Drejtor Institucioni Ervis Dedej, në datë 24.10.2025 – Drejtor Institucioni Edmond Llabani (i komanduar), në datë 26.11.2025 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj, në datë 18.12.2025 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj, në datë 13.01.2026 – Drejtor Institucioni Indrit Cerloj.
Nga informacionet e përftuara në kohë nga SHKBP rezulton se shpeshtësia e shoqërimit për në spital të të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe gjendje të mirë ekonomike dyshohet se kryhet për t’u mundësuar favore të ndryshme (kryesisht takime speciale) këtyre të burgosurve, kundrejt dhënies së ryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.
Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për në spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026 dhe janë fiktive. Vlen për t’u përmendur se për mundësimin e vizitave në spitalet rajonale duhet të jetë dakordësia e gjithë personelit të angazhuar në këtë proces, duke përfshirë stafin e sektorit të shëndetësisë, sektorit të policisë dhe Drejtorin e institucionit.
Gjithashtu, nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se për daljet nga IEVP të të burgosurit Altin Ndoci që përkojnë me periudhën tetor 2025 – janar 2026, në asnjë rast nuk është pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në asnjë rast nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve”-thuhet ndër të tjera në dosje.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Janar13:33
Dyshohet se vranë një person, arrestohen dy vëllezërit! Ja çfarë zbuloi policia
Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë ar...
AKTUALITET
19 Janar13:27
Gjendet i pajetë 65-vjeçari, dyshimet e para
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete, këtë të hënë, në fshatin Zhurje të Tiranës.
Sipas po...
AKTUALITET
19 Janar13:09
Vjehrra rreh dhëndrin në Lushnjë, arrestohet nga policia
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë ku një 52-vjeçare me banim në Tiranë është arrestuar pasi ka...
AKTUALITET
19 Janar12:52
Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Veliajt
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e avokates së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për kohë për t...
AKTUALITET
19 Janar11:56
“Leonard Duka më ka vrarë djalin në mes të rrugës”/ E ëma e ish-policit: Jo burgim të përjetshëm...!
Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen ...
AKTUALITET
19 Janar11:49
Tregtia e jashtme nxjerr në pah realitetin: Shqipëria shpenzon më shumë sesa prodhon
Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tregtinë e jashtme në muajin dhjetor 2025 nxjerrin në pah një problem të madh të...
AKTUALITET
19 Janar11:34
Qytetari denoncon: Çarja e tubave të ujësjellësit po rrezikon shtëpitë, bashkia Prrenjas nuk mori masa pas rrëshqitjes së tokës
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave nga një qytetar, i cili ngre alarmin për një situatë të rrezik...
AKTUALITET
19 Janar11:37
Sinoptikania: Do të ulen temperaturat dhe reshje të pakta shiu
Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb shprehet se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.
Pj...
AKTUALITET
19 Janar11:16
Mashtrim, drogë dhe armë/ ‘Le Iene’ rrëzuan integrimin dhe ekspozuan një strukturë më të frikshme se narko-shteti
Kur gazetarët e programit investigativ ‘Le Iene’ në Italia Uno nisën punën për të infiltruar një person brenda ...
AKTUALITET
19 Janar11:13
Plagosën me thikë të miturin, pranga çiftit të të moshuarve në Sarandë
Një incident është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë në dorë nj&eu...