Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Në Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në një intervistë për SYRI TV, ngriti shqetësimin për gjendjen e arsimit në vend, duke theksuar se sistemi arsimor po përballet me një rënie të fortë të numrit të nxënësve dhe studentëve.
Sipas saj, shifrat e regjistrimeve nga një vit në tjetrin janë alarmante dhe tregojnë boshatisjen e klasave, auditorëve dhe madje edhe të zonave të tëra të banimit, duke paralajmëruar pasoja të rënda për të ardhmen e arsimit dhe tregun e punës në Shqipëri.
Lili Sula: Sigurisht që 7 marsi nuk është një ditë e entuziazmit, e arritjeve të shtetit ose e mbështetjes dhe trajtimit me dinjitet të mësuesit, të pedagogut apo dhe të studentëve, të nxënësve e të tjerë. Ky vit e gjen më keq sesa viti që kaloi. Dhe ky vit e gjen më keq qysh prej numrave të regjistrimit në sistemin e arsimit parauniversitar, në sistemin e arsimit universitar, në mënyrën se si trajtohet mësuesi dhe pedagogu, si trajtohet studenti e të tjerë. Më lejoni t'ju them vetëm pak shifra, për të cilat janë tronditëse. Nga njëri vit në vitin tjetër, ne kemi një humbje prej gati 10%-sh të numrit të nxënësve.
Dhe kjo është një gjë kaq alarmante saqë, është një gjë për të, alarmante në kuptimin, jo vetëm demografik, por në kuptimin edhe të shpërbërjes së rinisë sonë, të boshatisjes së auditorëve dhe të klasave, por edhe të boshatisjes së qendrave të tëra të banimit. Kemi zona të caktuara në Shqipëri dhe jo në zona të thella, por edhe në zona periferike, që është boshatisur shkolla. Shkolla ka mbetur si një godinë fantazmë, pa asnjë nxënës ndër to. Nga vjet, nga 2024 pra, në 2025 sepse 26 sapo ka nisur, ne kemi 800 fëmijë më pak të regjistruar në kopshte. Kemi 4710 fëmijë më pak të regjistruar në arsimin fillor, 2745 fëmijë më pak të regjistruar në arsimin nëntëvjeçar, dhe 2565 më pak të regjistruar në arsimin e mesëm, në krahasim pra me 2024-ën.
Vetëm një vit janë këto shifra. Pa futur këtu që çdo vit edhe në sistemin arsimor të lartë ose në universitete, janë rreth 1500 studentë më pak. Gjë që shkon edhe në një ekuilibër tjetër që tregon që një pjesë e maturantëve po e braktisin arsimin universitar në Shqipëri, po shkojnë jashtë shtetit për t'u shkolluar edhe për të emigruar dhe një pjesë e vogël po kështu po preferojnë shumë më tepër arsimin jo publik, arsimin e lartë jo publik, sesa arsimin shtetëror, arsimin pra publik. Gjë që janë vërtet këmbana alarmi për këtë qeveri, për të cilën ne këtë tryezë sot nuk e krijuam me idenë që, çfarë mund të bëjmë neve sot.
Ne e dimë që kjo qeveri ka bërë ndër 13 vite pikërisht një politikë dhe një strategji që e ka pasur të menduar. Sepse të godasësh arsimin do të thotë të godasësh të ardhmen e vendit. Padyshim që po. Nëse shkollat kanë mbetur bosh, kjo është reflektuar drejtpërdrejt në sistemin e lartë arsimor. Ne kemi shumë më pak studentë seç kemi pasur ndër vite, ndërkohë që universitetet rajonale të qyteteve me shumë traditë si Elbasani, por edhe Durrësi, Korça, Gjirokastra e të tjerë, Shkodra po kështu, Vlora, kanë të mbyllura degët e mësuesisë. Po i kanë të mbyllura. Kjo është një fjalë që duket sikur del një gjë normale, por është një gjë kaq dramatike për këtë këmbë se s'ka ku të shkojë. Dhe pasojat e këtij problemi të këtyre viteve, pasojat do të ndjehen jo vetëm në këtë periudhë të pesëvjeçarit që ne po jetojmë edhe më intensivisht, por do të vijojnë të ndjehen edhe 10 vite më pas, duke krijuar një hendek të madh në tregun e punësimit, në fashën e moshës së re 15 deri në 29 vjeç, në profesionistët do të na duhen, por edhe në mësues, nuk do të kemi më mësues edhe për arsimin fillor të fëmijëve, edhe për arsimin nëntëvjeçar. Ka të dhëna dramatike.
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 3 mars (e hënë), në autostradën Naro-Camastra të Siçilis&eu...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje nga goditja e grupit kriminal të Inez Hajrul...
Prokuroria e Posaçme goditi mëngjesin e kësaj të shtune një grup kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla, që vepron në ...
Pesë vite nga dy vrasje që tronditën Vlorën njëra pas tjetrës, ajo e pas Gentian Qarrit, më 6 shkurt të 2021 dhe Bledar ...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Sipas Policisë, një kami...
Prej 11 ditësh, në fshatin Suk 1 të Roskovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e një termocentrali me gaz, projekt që p...
Flamuri kombëtar kuqezi i vendosur në “Shtëpinë e Flamurit” ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe qytetarëv...
Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli duke folur lidhur me rrëshqitjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, tha se u morën menjëherë masa për siguri...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm...
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për shpalljen e ofertës për portin e ri të Durrësit në P...