AKTUALITET

Afera 80 milionë euro me TEC-et lundruese/ Bozdo: Paratë e taksapaguesve në drejtim të paditur

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 11:32

 

Afera 80 milionë euro me TEC-et lundruese/ Bozdo: Paratë e

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, ka denoncuar një aferë me vlerë të paktën 80 milionë euro që lidhet me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë.

Në një deklaratë për mediat, Deputeti i PD theksoi se këto mjete, të prokuruara për një situatë hipotetike të emergjencës energjetike, nuk janë vënë kurrë në punë dhe me shumë gjasa nuk do të prodhojnë kurrë energji në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas tij, këto dy anije të vjetra, përveç ndotjes së madhe që i shkaktojnë qytetit të Vlorës dhe bregdetit të jugut, kanë një kosto prodhimi energjie ekstremisht të lartë. 

Duke e cilësuar si një aferë që kërkon transparencë të menjëhershme, Bozdo i kërkoi Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të vërë në dispozicion të ligjvënësit dokumentacionin e plotë. Kërkesa përfshin praktikën e ndjekur për funksionimin e TEC-eve "Tigri 1" dhe "Tigri 3", kontratat e qirave me operatorët përkatës, si dhe të gjitha dokumentet e procedurave të prokurimit.

Deputeti i Partisë Demokratike zbuloi se kërkesat e mëparshme për këtë dokumentacion janë refuzuar nga administrata.

Ai paralajmëroi se çdo pengesë nga drejtuesit e KESH-it për të penguar transparencën do të ndiqet në rrugë ligjore, duke shtuar se "koha e mosdhënies së llogarisë, e arrogancës dhe e mospërfilljes ndaj ligjit ka mbaruar".

Eno Bozdo: Këto mjete lundruese, pavarësisht se u prokuruan për hir të një situate hipotetike të emergjencës energjitike, deri më sot nuk janë vënë në punë dhe me shumë gjasa asnjëherë nuk do të prodhojnë energji në mënyrë të qëndrueshme.

Kjo jo vetëm për ndotjen e madhe që këto tece, anije të vjetra, i sjellin qytetit të Vlorës dhe bregdetit të jugut, por mbi të gjitha për shkak të një kostoje të lartë të prodhimit të energjisë elektrike. Që ekspertët e përllogarisin në varësi të çmimeve luhatëse të lëndës djegëse, nga 150% deri në 200% të çmimit me të cilin mund të blihet energjia elektrike sot në tregjet ndërkombëtare.

Deri më sot, janë paguar dhe do paguhen në mënyrë të sigurtë të paktën 80 milionë euro. Janë një shumë e madhe parash, duke patur parasysh gjendjen shumë të vështirë financiare të sektorit elektroenergjitik, por dhe prioritetet e investimeve në këtë sektor.

Më konkretisht, KESH-i ka përgjegjësinë ligjore të vërë në dispozicion të ligjvënësit, për hir të transparencës, një, praktikën e plotë që është ndjekur lidhur me funksionimin e teceve lundrues Tigri 1 dhe Tigrit 3. Kontratat e qirave respektive të lidhura me operatorët për secilin nga tecet. Dokumentacioni i plotë të procedurave të prokurimit të zhvilluar në funksion të Tigrit 1 dhe Tigrit 3.

Dokumentacioni që kërkojmë është i domosdoshëm për të bërë transparencë për këtë aferë, për të cilën media e pavarur investiguese ka përcjellë fakte shumë shqetësuese përsa i përket nevojës për prokurimin, transparencës së procedurës së ndjekur, shkeljeve ligjore të rënda kundrejt një procesi të rregullt të prokurimit.

Për fat të keq, kërkesave të mëparshme në lidhje me dokumentacionin për këtë aferë, administrata nuk i ka dhënë përgjigje në emër, gjoja, të informacionit konfidencial tregtar dhe shumë arsyetimeve që nuk qëndrojnë.

Ajo që kërkojmë sot është elementi më minimal për të hedhur dritë mbi të paktën 80 milionë euro, para të taksapaguesve shqiptarë, që me sa duket kanë vajtur në drejtim të paditur. Ne kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit dhe çdo pengesë nga drejtuesit e korporatës elektroenergjetike për të penguar transparencën më se të domosdoshme, do të ndiqet më tej në rrugë ligjore. Koha e mosdhënies së llogarisë, e arrogancës dhe e mospërfilljes ndaj ligjit ka mbaruar. Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?