
Të paktën 34 kg kanabis janë sekuestruar në Gjirokastër në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, ndërsa dy persona janë vënë në pranga. Droga do të trafikohej drejt Greqisë.
Dy të arrestuarit, E. M 35 vjeç dhe E. S 37 vjeç, u ndaluan tek ura e fshatit Kardhiq, ndësa brenda automjetit tip “Hyundai” me të cilin lëviznin u gjetën 44 pako me lëndën narkotike, të cilat ishin fshehur te shasia e tij.
Pesha totale e drogës arrin në 34 kg dhe dyshohet se do të trafikohej drejt shtetit fqinj. Krahas lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe automjetin dhe 4 celularë.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Ura”. Sekuestrohen 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
U kapën tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar 44 pako me lëndë narkotike, të cilat i kishin fshehur te shasia e automjetit, me qëllim trafikimin në Greqi, arrestohen 2 shtetas.
Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me qëllim goditjen e një tjetër tentative për të trafikuar në Greqi, sasi të madhe lënde narkotike Cannabis Sativa, u finalizua operacioni “Ura”.
Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Blerimas, Delvinë dhe E. S., 37 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Të dy u kapën në flagrancë, tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar me automjet tip “Hyundai”, 44 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 34 kilogramë e 5 gramë), dyshohet me qëllim trafikimin në Greqi.
Pakot ishin fshehur në një hapësirë të improvizuar, te shasia e automjetit.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Hyundai” dhe me 4 celularë të të arrestuarëve.
Strukturat e DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Janar10:30
“Duan të kalojë afati 3 mujor”/ Shoqëria Civile protestë para Kryesisë së Kuvendit: Balluku të vihet para drejtësisë!
Mesazhe të forta vijnë nga protesta e shoqërisë civile para kryesisë së Kuvendit, ku do të mbahej mbledhja e Këshillit...
AKTUALITET
28 Janar10:13
Shtrenjtimi i kafesë nuk ndalet, rritja më e lartë e çmimeve në tre vjet, por konsumi arrin rekord
Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një filxhan kafe në zonat e pre...
AKTUALITET
28 Janar10:09
Imuniteti i “Ballukut” në ngërç/ Kushtetuesja pa vendim, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka shtyrë mbledhjen e cila ishte parashikuar të mbahej mesditën e kësaj të...
AKTUALITET
28 Janar10:05
Vartësit e Ramës presion punonjësve për zhvendosjen e dosjeve të hipotekës së Vlorës në Tiranë pa asnjë inventar
Këtë të mërkurë, 28 janar pritet që dosjet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës të z...
AKTUALITET
28 Janar09:47
“Vijnë vetëm për votime”/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante të rrugës në Cakran: Bashkia na ka lënë në harresë
Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e Piranjave ku denoncon gjendjen alarmante të rrugës në fshatin Var...
AKTUALITET
28 Janar09:12
Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë
Në dukje ato ngjajnë me portale të zakonshme lajmesh, por pas titujve bombastikë fshihet një skemë e koordinuar mashtrimi e drej...
AKTUALITET
28 Janar09:00
Plagosja me armë zjarri në Shijak, policia shpall në kërkim dy autorët e krimit
Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.
Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vj...
AKTUALITET
28 Janar08:45
“Central bërthamor në Seman të Fierit”/ Inxhinieri: Do të prodhojë energji për Italinë
Një central bërthamor, për prodhim energjie do të ndërtohet në Seman të Fierit.
Kështu ka deklaruar inxhinieri Azmer ...
AKTUALITET
28 Janar08:31
Tragjedia në Rumani/ 7 tifozë të PAOK-ut humbën jetën, mes tyre 2 shqiptarë, zbulohen emrat
Bota e futbollit është në zi pas tragjedisë së ndodhur në Rumani, ku një grup prej 7 tifozësh të PAOK, të ci...
AKTUALITET
28 Janar08:23
Pushteti shqetësim kryesor/ Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pra...